26/05/2026
Me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe për hir të ruajtjes së pastërtisë së ambientit, kompania Lali Trans në afërsi të varrezave të reja ka hapur një gropë të posaçme ku mund të hudhen mbetjet e kurbanave.
Lutemi që mbetjet të mos hidhen në vende të papërshtatshme apo pranë rrugëve, por të përdoret kjo hapësirë e caktuar për të ruajtur pastërtinë dhe shëndetin publik.
Bashkësia Lokale ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë festë të bekuar të Kurban Bajramit, me shëndet, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
01/05/2026
Me vullnet dhe qëllim të pastër, vazhdojmë të punojmë në dobi të vendit tonë.
U realizua kërkesa e bujqve për tamponimin e rrugës së fushës, duke lehtësuar punën e tyre të përditshme.
Faleminderit këshilltarit komunal prof. Sadri Saliu për iniciativen, angazhimin dhe “Lali Trans” për kontributin në dobi te vendit.
29/04/2026
Mbështetja e punëve të mira – “Vija e Vardarit”
Të nderuar Çegranas,
“Vija e Vardarit” është amanet nga të parët tanë. Sot është detyra jonë ta pastrojmë, rregullojmë dhe ta rikthejmë në funksion për bujqit dhe fushën tonë.
Punimet përfshijnë pastrim dhe restaurim, me vlerë rreth 30–35 mijë euro, dhe nisin në fillim të Majit.
Ftojmë të gjithë banorët e f. Çegran të mbështesin këtë iniciativë sipas mundësive të tyre për zhvillimin e bujqësis.
Do të ketë transparencë të plotë për çdo fazë të punimeve.
Për kontribute:
Fasli Ameti – Muhalla Ballese
📞 070/588/283
Faleminderit për çdo mbështetje!
“Shteti mund të mungojë, por ne nuk mungojmë për vendin tonë.” 🤲
23/04/2026
Çegrani i 40 burimeve - Bukuri dhe Trashëgimi
Ky eshte nje dokumentar qe eshte punuar me shume passion, duke u munduar te sjellim perfaqesimin me dinjitoz te Cegranit.
Sali Jonuzi
Cegrani i 40 burimeve - Bukuri dhe Trashëgimi
09/04/2026
Krenarë me djemt tanë
Në emër të Bashkësisë Lokale të Çegranit, shprehim respektin dhe vlerësimin tonë për arritjen e bashkëvendësit tonë, Albon Rexhepi, në programin hapësinor Artemis II në bashkëpunim me NASA-n.
Ky sukses është krenari për Çegranin dhe dëshmi e potencialit të rinisë sonë.
I urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij.
07/04/2026
LAJMËRIM
Njoftohen të gjithë banorët e fshatit Çegran, të cilët janë paraqitur në njoftimin e publikuar para disa ditësh për regjistrimin e traktorëve, se:
📅 Nesër
🕘 Nga ora 09:00 deri në ora 11:00
📍 Pranë shkollës periferike
do të qëndrojë një ekip nga stacioni teknik i kontrollit të automjeteve, i cili do të realizojë regjistrimin e traktorëve dhe rimorkiove (prekulicave).
⚠️ Të gjithë të interesuarit duhet të sjellin me vete traktorin, rimorkion dhe letërnjoftimin.
Faleminderit për mirëkuptim!
01/04/2026
NJOFTIM
Lajmërohen të gjithë blegtorët se duke filluar nga data 1 prill, ndalohet rreptësisht kullotja e deleve në sipërfaqet bujqësore (fushë).
Çdo blegtor që nuk do ta respektojë këtë vendim dhe do të shkaktojë dëme në të mbjellat e bujqve, do të përballet me pasoja ligjore nga organet kompetente.
Njëkohësisht, njoftohen të gjithë bujqit që në rast të mosrespektimit të këtij vendimi, të lajmërojnë menjëherë organet policore dhe Ministrinë Rajonale të Bujqësisë. Për shkelësit do të ndërmerren masa ndëshkuese, përfshirë edhe pezullimin e subvencioneve.
Për të shmangur situata të pakëndshme, lusim të gjithë blegtorët që të respektojnë këtë vendim dhe të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e tokave bujqësore.
Me respekt,
Bashkësia Lokale Çegran
Kryetar: Fadil Bilalli
25/03/2026
Gjatë ditës së djeshme, në zyrën e Bashkësisë Lokale – Çegran, u zyrtarizua bashkëpunimi ndërinstitucional mes “Bashkësisë Lokale të Çegranit” dhe “Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë”. Qëllimi i këtij takimi është mbledhja e sa më shumë fakteve, argumenteve, të dhënave, fotografive, videove dhe gjithçkaje që mund të dokumentohet si dëshmi e dëbimit nga shtëpitë e veta të shqiptarëve të Kosovës, nga ana e shtetit gjenocidal serb. Në takim morën pjesë: Kryetari i Bashkësisë Lokale, përfaqësues të IKKL-së në Kosovë, ish-kryetari i komunës gjatë kohës së refugjatëve në Çegran, drejtues të kampit, punëtorë dhe aktivistë.
Ky takim përkoi edhe me ditën e fillimit të sulmeve të NATO-s mbi agresionin serb kundrejt popullit shqiptar të Kosovës, 24 mars 1999.
Çegrani e ka ndihmuar Kosovën në kohë krize, do e ndihmojë edhe në kohë paqeje.
Kryetari i BL-Çegran ndau pllaketë për IKKL-në.
Kampi i Çegranit – histori bujarie.
Bashkësia Lokale – Çegran.