Negotinë - Punë, Mund.

Directions

Negotinë - Punë, Mund. Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Negotinë - Punë, Mund., Government Official, Negotino-Polosko.

Shkolla Naim Frashëri
06/09/2026

Shkolla Naim Frashëri

NEG❤️TINA
05/09/2026

NEG❤️TINA

Mos e keqpërdor ujin e pijshëm! 💧Uji është pasuri e përbashkët dhe duhet ta ruajmë të gjithë.Nëse vëren keqpërdorim të u...
10/07/2026

Mos e keqpërdor ujin e pijshëm! 💧

Uji është pasuri e përbashkët dhe duhet ta ruajmë të gjithë.

Nëse vëren keqpërdorim të ujit, raporto te faqja

02/07/2026

NJOFTIM PËR BANORËT E FSHATIT NEGOTINË

Të nderuar bashkëfshatarë,

Në takimin e zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve të bashkësis lokale-Negotinë dhe zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Gallatës, u diskutuan disa çështje me rëndësi për sigurinë dhe rendin publik në fshatin tonë.

Temat kryesore të takimit ishin:

* Përdorimi i përgjegjshëm i makinerive bujqësore dhe makinerive të punës gjatë pjesëmarrjes së tyre në komunikacion, me respektim të plotë të rregullave të qarkullimit.
* Parandalimi i ndezjes dhe përhapjes së zjarreve në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë sezonit veror, për të shmangur zjarret fushore dhe pyjore.
* Respektimi i dispozitave ligjore lidhur me përdorimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve piroteknike gjatë ahengjeve familjare dhe festimeve, duke shmangur çdo veprim që rrezikon jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
* Apel për prindërit dhe kujdestarët që të mos lejojnë fëmijët e tyre të drejtojnë automjete motorike pa qenë të pajisur me patentë shoferi, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë në komunikacion.

Bashkësia lokale u bën thirrje të gjithë banorëve që t’i respektojnë këto rekomandime dhe të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse. Siguria e secilit prej nesh është përgjegjësi e përbashkët, dhe vetëm me ndërgjegjësim e bashkëpunim mund të ruajmë rendin, qetësinë dhe mirëqenien e fshatit tonë.

Me respekt,
Bashkësia lokale Negotinë

25/06/2026

PARALAJMËRIM PËR BANORËT E FSHATIT NEGOTINË E POLLOGUT

Të nderuar banorë,

Gjatë ditëve të fundit kemi hasur në shumë raste të keqpërdorimit të ujit të pijshëm. Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut për mungesë të ujit, kërkojmë nga të gjithë banorët që ta përdorin ujin me përgjegjësi dhe vetëm për nevoja shtëpiake.

Ju njoftojmë se kontrollet në terren do të vazhdojnë dhe çdo person që kapet duke keqpërdorur ujin do të sanksionohet sipas rregullave në fuqi.

Le të tregojmë përgjegjësi dhe solidaritet, në mënyrë që të gjithë banorët të kenë furnizim të rregullt me ujë.

Uji është për të gjithë – mos e keqpërdorni!

Negotinë e Pollogut
Shërbimi i Ujësjellësit 💧🚰

NjoftimJu informojmë se gjatë ditës së sotme është realizuar me sukses sanimi i defektit në gypin kryesor të furnizimit ...
12/06/2026

Njoftim

Ju informojmë se gjatë ditës së sotme është realizuar me sukses sanimi i defektit në gypin kryesor të furnizimit me ujë në fshatin Negotinë e Pollogut.

Pas një angazhimi të vazhdueshëm në terren, ekipi ka ndërhyrë me kohë për eliminimin e defektit, duke rikthyer furnizimin normal me ujë për banorët e fshatit. Ky intervenim ka qenë i domosdoshëm për të parandaluar humbjet e ujit dhe për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit ujësjellës.

Falënderojmë të gjithë banorët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë realizimit të punimeve.

12/06/2026

Njoftim

Të nderuar banorë,

Ju njoftojmë se sot nuk do të ketë furnizim me ujë në të gjithë fshatin për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit.

Ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

Faleminderit për mirëkuptimin

Njoftim për banorët e fshatit Negotinë e PollogutSot, më 4 Qershor 2026, ekipi përgjegjës ka realizuar me sukses sanimin...
04/06/2026

Njoftim për banorët e fshatit Negotinë e Pollogut

Sot, më 4 Qershor 2026, ekipi përgjegjës ka realizuar me sukses sanimin e një defekti në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Negotinë e Pollogut. Punimet janë kryer në terren me angazhim të plotë për të siguruar furnizim të rregullt dhe cilësor me ujë për të gjithë banorët.

📢 INFORMINjoftohen të gjithë banorët se ka hyrë në fuqi ligji i ri për regjistrimin e traktorëve nga data 19.03.Të gjith...
31/03/2026

📢 INFORMI

Njoftohen të gjithë banorët se ka hyrë në fuqi ligji i ri për regjistrimin e traktorëve nga data 19.03.

Të gjithë ata që posedojnë traktorë dhe nuk i kanë të regjistruar në emrin e tyre, tani kanë mundësi ta rregullojnë dokumentacionin dhe regjistrimin sipas ligjit të ri.

Për më shumë informata dhe procedurat e nevojshme, ju lutemi të drejtoheni tek Kontrolli Teknik Meklaren.

ℹ️ Mos e lini për më vonë – shfrytëzojeni këtë mundësi për të rregulluar dokumentet në kohë

Sot bëm sanimin e gypit krijesor tek muhalla e re ruges per ne fush
26/03/2026

Sot bëm sanimin e gypit krijesor tek muhalla e re ruges per ne fush

Address

Negotino-Polosko

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Negotinë - Punë, Mund. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share