Daim Luçi

Call Directions Website Contact the organization

Daim Luçi Councillor of the City of Skopje
Former Deputy Minister of Culture and Tourism RNM (2022-2024)
Former Councillor of the Municipality of Chair
(2017-2021)

Urime studentëve të Serbisë për guximin dhe këmbënguljen e tyre në kërkim të ndryshimit! Kur një gjeneratë ngrihet për d...
26/10/2026

Urime studentëve të Serbisë për guximin dhe këmbënguljen e tyre në kërkim të ndryshimit! Kur një gjeneratë ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe përgjegjësi, mesazhi i saj nuk mund të injorohet.
Çdo lëvizje studentore është një kujtesë se asnjë pushtet nuk është më i rëndësishëm se zëri i qytetarëve.
Urime edhe shqiptarëve në Serbi për rritjen e pritshme të përfaqësimit nga një në dy mandate. Uroj që ky përfaqësim të shndërrohet në zë më të fuqishëm për të drejtat, dinjitetin dhe barazinë e shqiptarëve!

25/10/2026

📢 NJOFTIM PËR BURSAT 2026/2027

Qyteti i Shkupit ndan bursa për nxënësit e shkollave të mesme me aftësi të kufizuara.

💶 3.000 denarë në muaj, për 9 muaj.
📅 Afati: 27 tetor 2026, ora 19:00.

🔗 Detajet dhe aplikimi:

Të dashur vëllezër në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ju bëj thirrje nga zemra që më 25 tetor të dilni masivisht në zgje...
24/10/2026

Të dashur vëllezër në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ju bëj thirrje nga zemra që më 25 tetor të dilni masivisht në zgjedhje dhe të votoni Koalicionin Shqiptar – numri 17.
Çdo votë është zë për të drejtat tona dhe të ardhmen e shqiptarëve! 🇦🇱

22/10/2026
Një musliman i sinqertë, një intelektual i virtytshëm, një komandant heroik e një njeri i idealit që besonte në kauzën e...
19/10/2026

Një musliman i sinqertë, një intelektual i virtytshëm, një komandant heroik e një njeri i idealit që besonte në kauzën e tij.
Në përvjetorin e vdekjes së tij, përkujtojmë liderin e urtë Alija Izetbegoviq, i cili vendosi Islamin, drejtësinë, lirinë dhe qytetërimin në qendër të jetës së tij.
Shembulli që ai la me përpjekjen e tij të përjetshme do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona.

13/10/2026

REAGIM I GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË AKI-së NË QYTETIN E SHKUPIT

Nuk do të heshtim përballë neglizhencës dhe diskriminimit ndaj lagjeve shqiptare!

Është e papranueshme që në shekullin XXI qytetarët të detyrohen të dalin në protestë për një problem elementar si kanalizimi, vetëm sepse institucionet nuk kanë reaguar për dhjetë ditë.

Ajo që ndodhi në Gazi Babë nuk është rast i izoluar. Fatkeqësisht, për shumë lagje shqiptare në Shkup, problemet me kanalizimin, infrastrukturën dhe shërbimet komunale janë bërë përditshmëri. Kjo nuk është thjesht neglizhencë administrative, por dëshmi e një qasjeje të papërgjegjshme ndaj qytetarëve.

Ndërsa banorët protestojnë për kushte elementare jetese, VLEN hesht! Këtu zbulohet hipokrizia e propagandës së tyre: kur vjen puna te problemet reale të vendbanimeve shqiptare, fjalët dhe premtimet zhduken, ndërsa qytetarët mbeten të vetëm përballë vështirësive.

Grupi i këshilltarëve të AKI-së qëndron fuqishëm në krah të banorëve të Gazi Babës dhe të çdo lagjeje të neglizhuar. Ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona për zgjidhje konkrete, përgjegjësi institucionale dhe shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët.

***

РЕАКЦИЈА НА СОВЕТНИЧКАТА ГРУПА НА НАИ ВО ГРАД СКОПЈЕ

Нема да молчиме пред негрижата и дискриминацијата кон албанските населби!

Неприфатливо е во XXI век граѓаните да бидат принудени да протестираат за еден основен проблем како канализацијата, само затоа што институциите не реагирале цели десет дена.

Она што се случи во Гази Баба не е изолиран случај. За жал, во многу албански населби во Скопје, проблемите со канализацијата, инфраструктурата и комуналните услуги станаа секојдневие. Ова не е само административна негрижа, туку доказ за неодговорен однос кон граѓаните.

Додека жителите протестираат за елементарни услови за живот, ВЛЕН молчи! Тука се разоткрива лицемерието на нивната пропаганда: кога станува збор за реалните проблеми на албанските населени места, зборовите и ветувањата исчезнуваат, а граѓаните остануваат сами да се соочуваат со тешкотиите.

Советничката група на НАИ цврсто стои на страната на жителите на Гази Баба и на секоја запоставена населба. Нема да отстапиме од нашите барања за конкретни решенија, институционална одговорност и еднакви услуги за сите граѓани.

11/10/2026

Lajmet e tmerrshme që i dëgjojmë nga rajonet e afërme dhe të largëta janë alarm dhe rikujtues se paqja është e brishtë dhe duhet të kultivohet, të ruhet dhe mbrohet, brenda dhe jashtë. Gjithnjë të bashkuar dhe unikë si qytetarë dhe si qenie njerëzore, gjithmonë të qëndrojmë në mbrojtjen e një jetë të denjë dhe njëlloj të mirë dhe cilësore për të gjithë. Gjithmonë në mbrojtjen e ardhmërisë stabile dhe të sigurt për gjeneratat e ardhshme.
Të dashur bashkëqytetarë,
Ju uroj ditë të bukur festive! Gëzuar 11 Tetori!

*****

Ужасните вести што ги слушаме од блиските и далечните региони се аларм и потсетник дека мирот е кревок и треба да се негува, да се чува и штити, внатре и надвор. Секогаш сплотени и единствени, како граѓани и како човечки суштества, секогаш да застанеме во одбрана на достоинствениот и еднакво добар и квалитетен живот за сите. Секогаш во одбрана на стабилната и сигурна иднина за идните поколенија.
Драги граѓани,
Ви посакувам да имате убав празничен ден. Среќен 11 Oктомври!

Mos e besoni kurrë gënjeshtrën se shqiptarët nuk janë të aftë ta ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre 👐
11/10/2026

Mos e besoni kurrë gënjeshtrën se shqiptarët nuk janë të aftë ta ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre 👐

Sot, në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta, e kujtoj me mall, respekt dhe mirënjohje të thellë Recai Kutanin.Për mua...
07/10/2026

Sot, në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta, e kujtoj me mall, respekt dhe mirënjohje të thellë Recai Kutanin.

Për mua, ai nuk ishte vetëm një figurë e rëndësishme e jetës publike turke, por një njeri që me urtësinë, përulësinë dhe përkushtimin e tij la gjurmë te shumë njerëz.

Vitet kalojnë, por njerëzit që kanë shërbyer me zemër nuk harrohen. Emri dhe vepra e tij do të mbeten pjesë e një kujtese të çmuar.

Allahu e mëshiroftë, ia ndriçoftë shpirtin dhe ia bëftë Xhenetin vendbanim. 🤲

📢 TRANSPORT PUBLIK MË I MIRË PËR KONJAREN, VIZBEGUN, BLLACËN DHE BOJANËNSot dorëzuam kërkesë zyrtare te Kryetari i Qytet...
06/10/2026

📢 TRANSPORT PUBLIK MË I MIRË PËR KONJAREN, VIZBEGUN, BLLACËN DHE BOJANËN

Sot dorëzuam kërkesë zyrtare te Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrja e Transportit Publik për ndërhyrje urgjente në transportin publik në këto vendbanime.
Kërkojmë zgjidhje konkrete për problemet me linjën 68 në Konjare, 18A në Vizbeg, 81 në Bllacë dhe 56 në Bojanë me qëllim që qytetarët, nxënësit dhe studentët të kenë transport të rregullt, të mjaftueshëm dhe në kohë.
Problemet e qytetarëve kërkojnë zgjidhje, jo arsyetime.

Grupi i Këshilltarëve të AKI-së
Këshilli i Qytetit të Shkupit

Address

Gjuro Gjakovik 61
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Daim Luçi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Daim Luçi:

Shortcuts

Share