Lëvizja BESA - Shkup

Lëvizja BESA - Shkup

Share

𝔸𝕌𝕋𝔼ℕ𝕋𝕀𝕂
𝔸𝕌𝕋𝕆𝕂𝕋𝕆ℕ
𝔸𝕌𝕋𝕆ℕ𝕆𝕄

01/08/2025

𝐊𝐚𝐩𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈𝐬: 𝐏𝐞̈𝐫 𝐭’𝐢 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐡𝐨𝐯 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭!

Të nderuar qytetarë të Komunës së Tetovës,

Kur e mora drejtimin e Tetovës në vitin 2021, e gjeta një komunë të zhytur në borxhe prej 24 milionë eurosh, me llogari të bllokuara, me grumbuj mbeturinash, me jetë kulturore e sportive të shuar, me shumë krim, me infrastrukturë të rrënuar dhe punonjës fiktivë.

Në katër vite punë, misioni ynë ishte ta ndalim këtë degradim dhe ta kthejmë komunën në rrugën e duhur. Rikthyem funksionimin normal të administratës, transformuam ndërmarrjet komunale dhe hodhëm hapat e parë të zhvillimit. Nuk e humbëm mandatin duke u ankuar për trashëgiminë e keqe që na u la, por u përballëm me sfidat dhe vepruam.

Pavarësisht vështirësive, 4 vite na mjaftuan për ta kthyer Tetovën në rrugën e duhur, por jo për ta ndërtuar atë sipas vizionit tonë të plotë. Prandaj, sot zyrtarisht shpall kandidaturën time për mandatin e dytë në Komunën e Tetovës.

Në mandatin e parë shpëtuam Tetovën, në mandatin e dytë do ta ndërtojmë atë. “Tetova Evropiane” ishte ëndrra jonë. Themelin e saj e vendosëm në vitet 2021–2025. Tani është koha për ndërtimin e saj të plotë në periudhën 2025–2029.

Të dashur qytetarë, ju e dini se kam qeverisur gjithmonë së bashku me ju. Komuna ka qenë e hapur për të gjithë. Vizioni është ndërtuar bashkërisht. Tetova është amaneti ynë më i madh dhe ne nuk mund ta lejojmë që ajo të kthehet atje ku ishte.

𝐒𝐨𝐭 𝐣𝐮 𝐟𝐭𝐨𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐡𝐞𝐫𝐞̈, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭’𝐢 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐡𝐨𝐯 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈𝐬!

Photos from Lëvizja BESA's post 10/01/2025
Photos from Bilall Kasami's post 10/01/2025
09/01/2025

Astrit Iljazi, kuadër i Lëvizjes BESA, kryetar i Degës Çair, u emërua drejtor ne HEC "TRESKA" - SHA Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut (ESM).

Urime dhe suksese!

04/01/2025
31/12/2024

Lëvizja BESA të gjithë qytetarëve ua uron ndërrimin e moteve. Ky ishte një vit i ndryshimit të madh, i luftës kundër krimit e korrupsionit, ndërsa viti që po vjen do të jetë ai i zhvillimit, i rritjes ekonomike, mirëqënies dhe një standardi më të mirë jetësor. Të dashur qytetarë, paçi shumë fat, mbarësi, harmoni e lumturi! Gëzuar 2025!

Want your business to be the top-listed Government Service in Skopje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Shkup
Skopje