18/02/2024
Me Ministren e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova kryem inspektimin e punimimeve të kompanive të cilat i realizojnë projektet e kanalizimit atmosferik në rrugën “Jeta e Re” dhe rrugën “Garsija Lorka”.
Projektet kapin vlerën e 10.000.000 denarëve dhe janë tërësisht të financuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Mirënjohje deri te Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për konsideratën e treguar që t’i ofrojë ndihmë direkte komunës sonë.
Komuna e Shuto Orizares është gjithnjë e përgatitur me dokumentacionin projektues dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen komuna jonë të jetë e mbështetur për realizimin e projekteve edhe nga ministritë tjera kompetente.
Për Shuto Orizaren ❤️
15.02.2024
Општина Шуто Оризари - официјална страница / Municipality of Shuto Orizari
14/01/2024
FTESË
Ftohen të gjithë banorët e komunës sonë të cilët periudhën e fundit ballafaqohen me mungesë të furnizimit me energji elektrike, në mbledhjen që do të mbahet nesër (15.01.2024), me fillim në ora 10:00, në selinë e Komunës së Shuto Orizares. ℹ️
Banorët obligohen që të posedojnë faturën e paguar dhe letërnjoftimin. 📄
Kurto Dudush
Kryetar i Komunës së Shuto Orizares
15/11/2023
Mbledhja e 25-të e Këshillit të Komunës së Shuto Orizares
02/11/2023
Sot, përfundimisht u asfaltua Rruga Brigada Maqedonase Kosovare nr. 50, si pjesë e bashkëpunimit ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Shuto Orizares. 🚧
Pas 50 vjetësh që nga ekzistimi i rrugës, banorët kanë rrugë të asfaltuar falë kryetares së Qytetit të Shkupit Danela Arsovska.🏘️
Burimi i lajmit:
Dudush Kurto Kucoo
Општина Шуто Оризари - официјална страница / Municipality of Shuto Orizari
13/10/2023
Ambasadori David Geer, sot qëndroi për vizitë në Komunën e Shuto Orizares me çrast realizoi takim me kryetarin e komunës Kurto Dudush dhe këshilltarët komunal.
shëtitja nëpër Komuna e Shuto Orizares përfshiu edhe vizitën e Sh.F. “Braka Ramiz - Hamid” ku nxënësit shfaqën interesimin dhe talentet e tyre, por nuk e harruan dhe simbolikën e datës së vizitës së sotme.
Pasditja, si gjithmonë, ishte e rezervuar për sektorin civil si dhe për kafenë me qytetarët.
Burimi i lajmit: Delegation of the European Union, Skopje
Општина Шуто Оризари - официјална страница / Municipality of Shuto Orizari
13.10.2023