10/04/2025
Sot u mbajt Kuvendi i Forumit të Gruas – Dega Çair, ku me shumicë votash u zgjodh kryetare znj. Teuta Idrizi
Një grua e fortë, aktive, e përkushtuar dhe me një rrugëtim të gjatë partiak që flet për vlerat dhe angazhimin e saj. Teuta është shembulli i gruas që nuk ndalet, që punon me pasion dhe që gjithmonë ka ditur të jetë zë i fuqishëm për gratë dhe komunitetin.
Besojmë fort se nën udhëheqjen e saj, Forumi i Gruas – Çair do të fuqizohet edhe më tej, do të jetë më i zëshëm dhe më afër çdo gruaje që ka nevojë për mbështetje, motivim dhe përfaqësim dinjitoz.
Urime Teuta rruga jote është frymëzim për të gjitha ne🌹
05/01/2025
Gratë janë shtylla e shtëpisë dhe e gjithë shoqërisë💐
26/10/2024
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – një thirrje e fuqishme për tu kujdesur për shëndetin e grave dhe për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.
Ishte një ditë e rëndësishme, një thirrje për ndërgjegjësim dhe shpresë, një mesazh solidariteti që na bën për të qëndruar pranë atyre, që luftojnë me kurajë.
Kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm janë hapa vendimtarë në rrugën drejt fitores mbi këtë sëmundje. Le të kujdesemi, të mbështesim dhe të japim shpresë për çdo grua që sot përballet me këtë sfidë!
29/07/2024
Kaltrina Zekolli Shaqiri 🌹
Sot zyrtarisht mori detyrën si zëvendësministre në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve
Me shumë kënaqësi dua t'ju informoj se sot e pranova detyrën e re si zëvendësministre e Transportit, e emëruar nga koalicioni VLEN. Ky emërim, është një përgjegjësi e madhe dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjeve të transportit në vendin tonë. Jam e vetëdijshme për sfidat dhe përgjegjësitë të cilat i mbartë në vete kjo pozitë. Besoj fort se me mbështetjen e qytetarëve dhe kolegëve, ne do t’i arrijmë qëllimet tona.
Zotohem se ndershmëria dhe përkushtimi maksimal do të jenë prioriteti im për t’i përmbushur detyrimet e këtij funksioni. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe inovacionit ne mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme dhe me ndikim pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve.
Falënderoj liderin e Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, për besimin dhe mbështetjen e treguar ndaj meje. Ky besim, për mua është obligim dhe motivimin shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi deri në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.
Me respekt,
Kaltrina Zekolli Shaqiri.
———————————————————————————
Со големо задоволство сакам да Ве информирам дека денес ја примив новата функција како заменик-министер за транспорт, именувано од КОАЛИЦИЈАТА ВЛЕН.
Ова именување е голема одговорност и одлична можност да се придонесе за подобрување на инфраструктурата и транспортните врски во нашата земја. Свесна сум за предизвиците и одговорностите кои ја носи оваа позиција. Силно верувам дека со поддршката на нашите граѓани и колеги, ние ќе ги постигнеме нашите цели.
Ветувам дека искреноста и посветеноста ќе бидат мојот приоритет за исполнување на обврските на оваа функција. Преку соработка и иновација можеме да постигнеме извонредни резултати со позитивно влијание врз секојдневниот живот на граѓаните.
Му се заблагодарувам на лидерот на Демократското движење, г-дин Изет Меџити, за довербата и поддршката која ми беше покажана. Оваа доверба, за мене, е дополнителна обврска и мотивација да продолжам да работам со посветеност и одговорност до реализацијата на нашите заеднички цели.
Со почит,
Калтрина Зеколи Шаќири.
30/05/2024
Zonja Ardita Sinani është modeli më i mirë i gruas shqiptare.
Ajo është një zonjë e vërtetë e cila çdo punë dhe detyrë e bën me përkushtim.
Ardita Sinani ka dëshmuar se gratë jo vetëm që janë të përgatitur për sfida të mëdha, po dijnë ti kryejnë edhe të dalin edhe më të sukseshme.
Ardita është zëri i Luginës në trojet shqiptare, këshilltare e kryeministrit Albin Kurtit dhe një ndër personalitet më të rëndësishme të trojeve tona.
Së fundmi ajo garon për të udhëhequr me komunën e Preshevës, vlersojmë se për një qytet dhe një komunë është privilegj të mund të votosh një kandidate si zonja Ardita Sinani.
Ne si përfaqsuese të forumeve të grave të koalicionit VLEN, japim përkrahjen maksimale dhe kërkojmë që gjithë ata që kanë të drejtën të votojnë në komunën e Preshevës, ta përkrahin zonjën Arditë sepse i'a VLEN që komuna e Preshevës të menaxhohet nga ajo.
Forumi i gruas VLEN, Republika e Maqedonisë së Veriut.
18/05/2024
Mirënjohje për çdo nënë, motër që na përkrahi në këtë rrugëtim.
Ju faleminderit!
Ju e bëtë të mundur ndryshimin!
09/05/2024
Kujtimet do të mbeten një dritë udhëzuese për të gjitha, luftove deri në ditën e fundit për fitoren e Liderit Izet Mexhiti, dhe na la një amanet që ne me të gjitha forcat e tona
AMANETIN E ÇUAM DERI NË FUND
Pusho e qetë e dashura jonë Gylten🤍
17/04/2024
Forumi i Gruas i koalicionit VLEN organizoi Konferencë Rajonale me temë "Gratë në vendimmarrje, si cilësi e demokracisë", në të cilën morën pjesë përfaqësuese nga të gjitha partitë e koalicionit VLEN si dhe nga Lëvizja Vetvendosje ishin Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë si dhe Kryetare e Forumit të Gruas së VV, Nazlie Bala, Rinie Zhitia, Nita Shehu dhe Ardita Saqipi nga Presheva.
Në këtë konferencë theks i veçant u vendos në diskutimin mbi Fuqizimin e gruas, Gruaja në politikë si dhe Rëndësia e zërit të gruas.
Në panel diskutimi morën pjesë kandidatet për deputete të VLEN, po ashtu përfaqësuese nga partive VLEN dhe VV.
Gruaja nuk është slogan i partive politike, zëri i gruas VLEN!
15/04/2024
Amanetin do ta çojmë deri në fund!
05/04/2024
Sonte së bashku me kandidatet për deputete znj.Merita Koxhaxhiku, Sara Arif dhe forumin e gruas vizituam Mektebin Bekke.
U mirëpritëm nga profesoresha, teologja Merita Musliu.
Ishte një përvojë frymëzuese dhe informuese që na le të kuptojmë më mirë kontekstin kulturor dhe fetar të kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë sonë.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për përvojën e mrekullueshme.
05/04/2024
Të nderuara Zonja Merita Koxhaxhiku dhe
Zonja Sara Arif
Uroj përzemërsisht kandidaturën e juaj të suksesshme për deputete në Zonën Nr. 2.
Angazhimi dhe përvoja juaj janë frymëzuese për të gjithë ne. Me përkushtimin tuaj për të përfaqësuar nevojat e komunitetit tonë, besoj se do të sjellni ndryshime të rëndësishme. Suksese në këtë udhëtim të ri!