Forumi Rinor BDI - Butel

Forumi Rinor BDI - Butel

Share

Forumi Rinor- Bashkimi Demokratik për Integrim - Dega Butel

28/10/2025

Reagim ndaj deklaratës së kryetarit të komunës së Butelit, Darko Kostovski

I nderuar z. Kostovski,

Zgjedhjet kanë përfunduar. Nuk e dimë pse vazhdoni të përdorni një retorikë nxitëse dhe përçarëse.
Ju thoni se “me punë dhe projekte e mposhtëm BDI-në”. Kjo nuk është gjuhë e bashkëpunimit, por e ndarjes.
Nëse sot thoni se me punë po e “mposhtni” BDI-në, atëherë po pranoni se për më shumë se 20 vite që Buteli është udhëhequr nga partia juaj, puna ka munguar. Vendbanimet shqiptare janë anashkaluar, pse ky diskriminim për kaq vite z.Kostovski?
Pse nuk u punua?
Pse sot, papritur, puna bëhet mjet për luftë politike?
Në Luboten nuk e mposhtët BDI-në.
Luboteni edhe në këto zgjedhje votoi për BDI-në.
Fitoi më shumë vota se të gjithë të tjerët, por ne jemi aq modestë, sa nuk entuziazmohemi nga fitoret tona.
Fitoret tona i quajmë fitore të popullit, sepse çdo sukses i BDI-së është sukses i qytetarëve tanë.

Ne në BDI gjithmonë kemi qenë për bashkëpunim, zhvillim dhe respekt për të gjithë qytetarët, pa dallim partie apo etnie.
Rrugët, ujësjellësit dhe çdo investim publik janë pronë e qytetarëve, jo armë politike për të “mposhtur” dikë.
Luboteni dhe Buteli kanë nevojë për bashkëpunim e punë të përbashkët, jo për ndarje dhe fjalë që nxisin urrejtje.

BDI do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion, për çdo qytetar, për çdo lagje, për çdo familje.

08/10/2025

REAGIM

Sot, gjatë tubimit të VMRO-DPMNE-së në Butel, është dëmtuar reklama zgjedhore e kandidatit tonë për kryetar komune, prof. dr. Isamedin Azizi.
Ky është një akt i rëndë dhe i qëllimshëm, që synon të krijojë tensione dhe të prishë atmosferën e garës demokratike në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit.

E dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë veprim vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të reagojnë menjëherë, duke identifikuar dhe ndëshkuar autorët dhe porositësit e këtij akti të ulët, pas të cilit qëndrojnë aktivistë të VMRO-DPMNE-së.

Një porosi e qartë për ta: Mund të dëmtoni fotografinë e profesor Isamedin Azizit, por nuk mund të dëmtoni dinjitetin, krenarinë dhe përkushtimin e tij.
Asnjë akt vandal nuk do të ndalë përpjekjet e tij dhe vendosmërinë tonë për të sjellë ndryshimin që qytetarët e Butelit e meritojnë.

Njëkohësish, bëjmë thirrje për respekt të garës së ndershme, ruajtje të qetësisë dhe integritetit të procesit zgjedhor, në mënyrë që 19 tetori të jetë dita e fitores së demokracisë, jo e dhunës dhe frikësimit.

05/10/2025

Presim ende Kostovskin të tregojë ku janë ato ‘investime milijonshe’ që i premtonte me aq bujë. Deri tani, qytetarët e komunës Butel shohin vetëm gropa,rrugë të baltosura,errësirë nëpër rrugët e lagjeve ku banojn dhe padyshim vetëm spote propagandistike.

Prandaj banorë të nderuar të Butelit Koha është tani!

Ti themi MJAFT premtimeve boshe.



: Kostovski me zero investime në lagjet shqiptare

Lajmi në koment 👇

01/10/2025
27/09/2025

Bashkohu me më të mirët❤️

Want your business to be the top-listed Government Service in Skopje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Butel
Skopje
1000