BDI - Dega Butel

Directions Website

BDI - Dega Butel Vizioni për një shtet të barabartë vazhdon....

27/09/2026
16/09/2026
15/09/2026

Frikë deri në palcë prej Mickos!

A keni pak krenari? Pak dinjitet? A i thoni vetes shqiptarë, kur nuk guxoni as një fjali ta thoni për komandantët e UÇK-së në Hagë?

Gazetari të pyeti drejtpërdrejt, ndërsa ti u struke pas: “Pyetje për temën e sotme.”
Kaq është fuqia juaj politike? Kaq është guximi juaj?
Artan Grubi, kur ishte në vendin tënd, nuk ikte nga mikrofonat dhe nuk strukej kur prekeheshin temat shqiptare. Ju sot dridheni edhe para se ta shqiptoni një fjali!
Kur nuk guxon të flasësh as për njerëzit e UÇK-së që ndodhen në Hagë, atëherë çfarë përfaqësimi shqiptar pretendon se bën?
Posti pa guxim, pa qëndrim dhe pa dinjitet nuk është përfaqësim. Është vetëm një karrige.

14/09/2026

👇🏻

Jetoni, një serb që flet edhe shqip!“Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjyka...
13/09/2026

Jetoni, një serb që flet edhe shqip!

“Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjykata. Në qendër duhet të jenë të gjithë personat që pretendojnë se kanë qenë viktima të veprave penale, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike – shqiptarë, serbë, romë apo të tjerë, si dhe të drejtat e çdo të akuzuari", shkruan ministri i VLEN-it, profesor Jeton Shasivari, duke i vendosur në të njëjtën peshore çlirimtarët e Kosovës dhe agresionin dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve.
Në vend që të mbrojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shasivari zgjedh gjuhën e ftohtë të relativizimit. Flet për shqiptarë, serbë e romë, por “harron” të thotë se kush ishte agresori, kush kreu masakra dhe kush luftoi për liri.
Ky është ministri i përzgjedhur nga Karakamisheva dhe Siljanovska: i heshtur kur cenohen të drejtat e shqiptarëve, por jashtëzakonisht i zëshëm kur duhet përsëritur narrativa që prej vitesh e propagandojnë Beogradi dhe Moska.
Jeton Shasivari nuk po flet në emër të drejtësisë. Ai po e përdor drejtësinë si perde për ta barazuar viktimën me agresorin dhe për ta njollosur luftën çlirimtare të Kosovës.
Jetoni, ministër i VLEN-it me fjalorin e Beogradit!
Turpi e tradhtia nuk mbulohet me tituj akademikë dhe as me kolltukun e ministrit.
Legen!

04/09/2026

PËRGËNJESHTRIM ME FAKTE!

🔴 4 deklarata, 4 versione të ndryshme. Por vetëm një e vërtetë: ❌PARALELJA U MBYLL❌

Nga "duhet të shpëtohet", te "u zgjidh problemi", pastaj "nuk do të ketë paralele të pestë" dhe në fund "paralelja nuk ka ekzistuar".

Faktet nuk ndryshojnë sipas deklaratave politike.

Për 21 vite funksionuan 5 paralele. Sot janë 4. “JU LUMTE”, E SOLLET NDRYSHIMIN!!!

KU PËRFUNDOI PARALELJA E PESTË?
ZËVENDËSMINISTËR, PA TAKAT PËRPARA FAKTEVE, DERI KUR?!

03/09/2026

ZËVENDËSMINISTRI GËNJEU – PARALELJA U MBYLL, PROBLEMI MBETET I PAZGJIDHUR!

Address

BUTELSKA
Skopje

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BDI - Dega Butel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share