Lidhja Shqiptare - Dibër

Directions Website

Lidhja Shqiptare - Dibër Lidhja Shqiptare është parti politike e qendrës së djathtë e themeluar në vitin 2015. Udhëhiqet nga ideatori dhe lideri dr. Ziadin Sela

05/10/2026

I shqetësuar nga pamjet që vijnë nga sheshi i Prishtinës!

Në përpjekje për të sqaruar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe daljen nga ky ngërç politik poshtërues dhe nënvlersues ndaj shqiptarëve, kam deklaruar se pikënisja nga e cila duhet të nisemi si faktor politik do të ishte refuzimi i mjetit me të cilin klasa politike maqedonase bën me deputetin shqiptar! Nga përfaqësues populli i shndërron në mjet kundër interesave të popullit. E ky mekanizëm është një dhe vetëm një - JOSHJA ME PUSHTET. Ndërsa zgjidhja po ashtu një dhe e vetme - Mjekimi nga sëmundja që quhet pushtet si e vetmja formë për tu kthyer te nevojat që ka demosi si etnitet…

Fatkeqsisht kjo murtajë që mban këtë emër ka kapluar të gjithë shoqërinë shqiptare. Në Maqedoninë e Veriut po se po, Shqipërinë po ashtu, por fatkeqsisht Kosova e ditës së sotme është me të vërtetë një zhgënjim.

Marre!?

Me të vërtetë marre vendimi i gjykatës speciale për krerët e UÇK-së.

Por, MARRJA e kalkulimeve me pushtet, të klasës politike në Kosovë (pa përjashtim), në një kohë kur na duhet unitet si kurrë ndonjëhere tejkalon shumëfish Marrinë!

27/09/2026
27/09/2026
Gëzuar   🇺🇲Në këtë jubile të madh, uroj me respekt dhe mirënjohje popullin Amerikan dhe drejtuesit e Shteteve të Bashkua...
04/07/2026

Gëzuar 🇺🇲

Në këtë jubile të madh, uroj me respekt dhe mirënjohje popullin Amerikan dhe drejtuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 250-vjetorin e pavarësisë. Për dy shekuj e gjysmë, SHBA-të kanë qenë simbol i lirisë e demokracisë dhe një shtyllë e rëndësishme e paqes e sigurisë në botë, duke frymëzuar breza të tërë popujsh që të besojnë te vlerat universale të lirisë.

Populli shqiptar do ta ruajë gjithmonë me nder aleancën tradicionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane për lirinë e shqiptarëve, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, si dhe për rrugëtimin euroatlantik të vendit tonë, ka qenë dhe mbetet një kontribut historik që nuk harrohet dhe që vlerësohet me mirënjohje të thellë.

Në këtë jubile të veçantë, uroj që miqësia dhe partneriteti ynë të forcohen edhe më tej, në shërbim të paqes, demokracisë dhe zhvillimit.

Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

🔴Sonte, ora 20:30 në "Debat në Shenja" flasim për Kongresin e Lidhjes Shqiptare. Çfarë u miratua dhe cili do të jetë rru...
04/06/2026

🔴Sonte, ora 20:30 në "Debat në Shenja" flasim për Kongresin e Lidhjes Shqiptare. Çfarë u miratua dhe cili do të jetë rrugëtimi politik tutje? Çfarë përmban Ligji për përfaqësim që ka propozuar Ziadin Sela? Zgjedhjet e parakohshme? Tryeza e përbashkët e partive shqiptare? Për këto dhe të tjera diskutojmë me:

👉Ziadin Sela - kryetar i Lidhjes Shqiptare

Na ndiqni‼️

01/06/2026

Nuk është kohë interesash, është kohë !

Address

Tetovë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Shqiptare - Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share