BDI-Forumi i gruas-Dega Zhelinë
Forumi i Gruas në Degën e Komunës së Zhelinës.
26/03/2026
26/03/2026
Sot, një fëmijë vetëm 6 vjeç nga Strimnica u sulmua nga qentë endacakë, teksa po kthehej nga shkolla në një rrugë ku duhej të ishte i sigurt, jo në rrezik për jetën!
Kjo nuk është hera e parë, kjo është pasojë direkte e mosveprimit, mungesës së planit dhe neglizhencës së vazhdueshme.
Fëmijët tanë po rriten me frikë, prindërit po i dërgojnë në shkollë me ankth, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk veprojnë.
Sa fëmijë duhet të sulmohen që të reagoni?
Sa herë duhet të përsëritet kjo që ta merrni seriozisht?
Çdo ditë pa veprim është një rrezik i ri.
Kërkojmë:
Masa urgjente dhe konkrete në terren
Zgjidhje të qëndrueshme për problemin e qenve endacakë nga Komuna e Zhelinës
Nëse nuk jeni në gjendje të garantoni sigurinë minimale të fëmijëve, atëherë nuk meritoni të jeni në ato pozita.
Siguria e fëmijëve nuk negociohet!
12/03/2026
Nga 300 në 400 denarë, goditje për xhepin e qytetarëve!!!!!!!!
Sot në Këshillin e Komunës së Zhelinës u votua rritja e çmimit për grumbullimin e mbeturinave nga 300 në 400 denarë, pra rritje prej 33%, me votat e këshilltarëve të pozitës.
Në vend që të përmirësohet shërbimi dhe të kërkohet përgjegjësi për menaxhimin e ndërmarrjes, u zgjodh rruga më e lehtë: t’u merret më shumë para qytetarëve.
Kjo është një vendim i padrejtë që rëndon drejtpërdrejt mbi xhepin e qytetarëve të Komunës së Zhelinës.
JO ritjes së çmimit për mbeturina….!!!
BDI në krah me qytetarët
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Tetove
Tetovo
1008
