02/11/2026
SHQ: Krijimtaria e Kosovës ndriçon "Dutch Design Week 2026" në Eindhoven.💡
Diplomatet Mirlindë Gashi dhe Jeta Gjikolli u pritën në Eindhoven nga Ibrahim Beqiri, i cili prezantoi risitë e tyre në mjedisin dinamik të "Dutch Design Week" në Eindhoven, Holandë.
Me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë, kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar "Shape & Shade" – një formë ndriçimi nga "Design Kosova" – në "Dutch Design Week", një nga platformat kryesore të shkëmbimit për sipërmarrësit dhe entuziastët e dizajnit, si dhe një inkubator i rëndësishëm idesh. Gjithashtu, kjo krijoi hapësirë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe të biznesit në fushën e dizajnit mes Kosovës dhe Holandës. 🇽🇰🇳🇱
Ky koleksion përfaqëson një mënyrë inovative për të promovuar trashëgiminë kulturore të Kosovës përmes estetikës bashkëkohore, duke përdorur materiale eksperimentale dhe forma lozonjare që ndërthurin traditën me shprehjen moderne.
Jemi krenarë për përsosmërinë e Kosovës të shfaqur në një platformë kaq të rëndësishme ndërkombëtare, e cila e sjell krijimtarinë dhe talentin e vendit në skenën globale.
ENG: Kosovo's creativity lights up Dutch Design Week 2026 in Eindhoven.💡
Diplomats Mirlindë Gashi and Jeta Gjikolli were welcomed in Eindhoven by Ibrahim Beqiri, who presented their innovations in the dynamic environment of the Dutch Design week in Eindhoven in the Netherlands.
Supported by the Embassy of the Republic of Kosova in The Hague, this was a remarkable opportunity to showcase Shape & Shade’s light form by Design Kosova at Dutch Design Week, one of the landmark exchange platforms for entrepreneurs and design enthusiasts and a great incubator of ideas. It also created the chance to explore cooperation and business opportunities in the field of design between Kosovo and the Netherlands. 🇽🇰🇳🇱
This collection represents an innovative way to celebrate Kosovo’s cultural heritage through contemporary aesthetics, using experimental materials and playful shapes that connect tradition with modern expression.
We are proud of Kosovo's excellence showcased on such an important international platform, bringing its creativity and talent t