Faqja zyrtare е Doc.Mr. Valmir Azirit Faqja zyrtare е Mr. Doc. Valmir Azirit
Valmir Aziri u lind në vitin 1977 në Tetovë.
Diplomoi dhe magjistroi në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Tetovës, në degën e dizajnit grafik në klasën e profesor Safet Spahiu. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë, ka të realizuara ekspozita të pavarura, si dhe ka marr pjesë në shumë ekspozita kolektive. Ekspozitat vetanake të autorit janë: ekspozitë me fotografi në vitin 2008 të titulluar “Refleksioni”, ekspozitën e dytë
e realizoi në vitin 2016 me grafika digjitale të titulluar “Në fillim ishte fjala”, ekspozita me vepra artistike digjitale e titulluar “Dridhjet shpirtërore të digjitalizuara”, është ekspozita e tretë e autorit, ndërsa ekspozita me piktura e titulluar “Gjurmëve të atdheut”, është ekspozita e katërt ndërkaq, ekspozita e titulluar “Ad Astra” është e pesta, ndërsa ekspozita e fundit “Ad Astra vol 2” është ekspozita e gjashtë, Ad Terra është e shtata ekspozitë personale e artistit Valmir Aziri që u mbajt në qytetin e Kumanovës, ekspozita Ad Astra-Istanbul edition është ekspozita e parë ndërkombëtare e artistit, ndërsa ekspozita Ad Astra – Tirana edition është ekspozita e dytë ndërkombëtare e tij. Autori i kësaj ekspozite përveç veprimtarisë së tij artistike, është i angazhuar edhe si Profesor në Fakultetin e Arteve në lëndën e Grafikës Reklamuese pranë Universitetit të Tetovës si dhe deri më tani ka kryer edhe funksione të rendësishme në sferën e menaxhimit të Institucioneve publike duke filluar në vitin 2005 si zëdhënës i Komunës së Tetovës, në vitin 2009 emërohet drejtor i Galerisë së Arteve në Tetovë pastaj në vitin 2011 emërohet drejtor i Teatrit Nacional në Tetovë dhe që nga viti 2017 është sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Vitin 2023 emërohet Drejtor i Qendrës Informative Kulturore në Stamboll!