10/16/2026
Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa mirëpriti në takim Alissa Boguslaw dhe Molly Staeheli nga Coe College, me të cilat diskutoi përgatitjet për vizitën studimore të më shumë se 20 studentëve të Coe College në Kosovë, në maj 2027.
Gjatë vizitës, studentët do të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe potencialin e Kosovës. Shkëmbimet akademike dhe lidhjet ndërmjet njerëzve krijojnë mundësi shumë të vlefshme për bashkëpunim dhe forcojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Iowas. 🇽🇰🤝🏼🇺🇸