09/30/2026
VETËM ATO DHJETË MINUTA JANË TË MIAT…
(Monologu i një gruaje)
Çdo mëngjes zgjohem pak më përpara se të zgjohen të tjerët e shtëpisë.
Jo sepse kam fjetur mjaftueshëm…
Jo sepse nuk kam punë për të bërë…
Përkundrazi, dita ime sapo ka filluar.
Por ato pak minuta, kur shtëpia është ende në heshtje dhe askush nuk më kërkon asgjë, janë të vetmet minuta që më përkasin mua.
Ulem, pi kafenë time ngadalë dhe për disa çaste nuk jam mami, bashkëshorte, kuzhiniere, pastruese, organizatore e shtëpisë, kujdestare e të gjithëve…
Jam thjesht unë.
Pastaj dëgjohet zëri i parë:
– Ma bëj edhe mua një kafe!
– Po, por bëje pak më të fortë… jo si dje!
Pastaj tjetri:
– Hape pak dritaren! Nuk e ndjen sa ajër i rëndë është?
Dhe pa kaluar shumë…
– O mami, ku e ke lënë “atë”?
– Mamiii e ke parë çantën time?
– Ku janë çelësat?
– Çfarë do hamë sot?
– Mami…!
Dhe kështu, pa e kuptuar, dita fillon të mos jetë më e imja.
Fillon dita e tyre.
Kafeja e tyre.
Mëngjesi i tyre.
Rrobat e tyre.
Nevojat e tyre.
Problemet e tyre.
Shqetësimet e tyre.
Dhe gruaja i bën të gjitha.
Shpesh pa u ankuar.
Pa thënë se jam lodhur.
Pa kërkuar duartrokitje.
Pa bërë llogari se sa herë jam ngritur nga krevati, sa punë ka bërë dhe sa herë ka vënë veten të fundit.
Por ndonjëherë mua (Neri) më vjen një pyetje:
- A e kuptojnë vallë sa lodhet ajo?
-A e shohin sa shumë bën?
-A e vlerësojnë?
-A e pyesin ndonjëherë se
si është ajo ?
-A ke nevojë për ndonjë ndihmë?”
Sepse gruaja e shtëpisë nuk është një makinë që ndizet çdo mëngjes dhe funksionon pa pushim.
Edhe ajo lodhet.
Edhe ajo ka nevojë për pak qetësi.
Edhe ajo ka nevojë që dikush t'i bëjë një kafe, t'i thotë:
- Ulu pak zemër, se këtë e bëj unë, ose thjesht ta përqafojë dhe t'i thotë
se di sesa shumë bën për neve !
Por vetëm.
Dhjetë minuta pa u dëgjuar “Mami!”
Dhjetë minuta pa pyetje.
Dhjetë minuta pa detyra.
Dhjetë minuta vetëm me kafenë, mendimet dhe qetësinë e saj.
Vetëm ato dhjetë minuta që zgjohem më parë… më përkasin mua.
Dhe tani unë (Neri) dua t'ju pyes ju, gratë e martuara:
- A janë edhe për ju ato dhjetë minuta të mëngjesit, momenti i vetëm që dita ju përket vërtet juve?
- A ju ndihmojnë familjarët?
- A e vënë re, ata lodhjen tuaj?
- A ju thonë ndonjëherë “ulu, pusho pak, e bëj unë”?
Por dua të shtoj , se këto që shkrova më lartë,
i ka "vuajtur " edhe Nëna ime e shtrenjtë!
Hajde, gra… flisni, pa ndrojtje!
Le ta tregojmë pa komplekse si fillon vërtet mëngjesi juaj, përpara se të zbardhë dita dhe përpara se banorët e shtëpisë tënde t'ju thërrasë nga çdo cep.
Lexo komento shpernda.
❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱