03/06/2026
Të premten, në orën 20:00, të gjitha rrugët na shpijnë në Sheshin Skënderbeu!
Mblidhemi të gjithë për ta mbyllur këtë rrugëtim ashtu siç e nisëm: së bashku, me besim dhe me shpresë për Kosovën. 💙
03/06/2026
Dega e LDK-së në Deçan nderoi me homazhe Dëshmorët Ahmet Baqaj, Selmon Dukaj e Rexhep Mazrekaj në vendin e rënies në Drenoc dhe Dëshmorin Altin Haskaj në Irzniq.
Lavdi e përjetshme 🇦🇱🇽🇰
02/06/2026
Isniqi si gjithmonë i rreshtuar djathtas, Isniqi me LDK-në ✌️
✅ Armend Zemaj - 17
✅ Fadil Hadergjonaj - 22
✅ Hysen Çekaj - 46
✅ Rabije Haklaj - 67
02/06/2026
Dega e LDK-së në Deçan nderoi me homazhe Komandant Adem Ukëhaxhaj, në përvjetorin e 28 të rënies së tij në altarin e lirisë së Kosovës.
Lavdi Heroi Adem Ukëhaxhaj 🇦🇱🇽🇰
01/06/2026
Tubim elektoral - Isniq 🤝
E martë, 02.06.2026, ora 20:30.
✌️
01/06/2026
Dega e LDK-së në Deçan nderoi me homazhe në përvjetorin e rënies Dëshmorin Naim Tolaj, martirët e fshatrave Pobergjë, Hulaj dhe Batushë, Dëshmorët e fshatit Carrabreg i Ulët dhe tek vendi i rënies së Dëshmorëve Blerim Dervishaj e Lavdim Likaj.
Lavdi e përjetshme 🇦🇱🇽🇰
30/05/2026
Nga Deçani!✌️🔥
Një takim plot energji, mbështetje e besim. Një ndjenjë e mirë që po rritet gjithandej, se ndryshimi po afrohet dhe se njerëzit po bëhen bashkë për një rrugëtim të ri.
Në Deçan folëm për Kosovën që meriton më shumë. Për familjet që kanë nevojë për mbështetje, për të rinjtë që duhet ta ndërtojnë të ardhmen këtu, për ekonominë që duhet të krijojë mundësi dhe për shtetin që duhet t’u shërbejë qytetarëve të vet.
Prezantuam edhe kandidatët tanë për këtë qytet: Armend Zemaj me numër 17, Fadil Hadergjonaj me numër 22, Hysen Çekaj me numër 46 dhe kandidaten Rabije Haklaj me numër 67.
Në këtë trevë krenare, të njerëzve të qëndresës e punës, mbështetja që po marrim është përgjegjësi e madhe për ne. Do ta kthejmë në angazhim. Do ta kthejmë në punë. Sepse rrugëtimin që kemi nisur, do ta bëjmë bashkë.
30/05/2026
Deçani, 28 vjet më parë, shkruajti një faqe të re në historinë e lavdishme 🇦🇱🇽🇰
Lavdi dëshmorëve.
Nderojmë sakrificën e tyre për liri.
29/05/2026
Të dashur qytetarë të Deçanit,
Të shtunën, më 30 maj, duke filluar nga ora 15:00, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, do të mbahet tubimi i madh elektoral i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Deçan.
Në këtë tubim do të bëhet prezantimi i kandidatëve të degës sonë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, në praninë e Kryetarit të LDK-së dhe kandidatit për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, si dhe të kandidates për Presidente, Vjosa Osmani.
Deçani është i djathtë dhe nesër do ta dëshmojmë të gjithë së bashku.
BASHKOHU! 💙