Brezne vendlindja ime
Fshati Brezne dhe bukurit e tij.
28/05/2026
Mirëmëngjesi njerëzit më të mirë të këtij vendi.
Paqi bekime, shëndet e lumturi kudo që jeni.
Edhe pse larg, vendlindja nuk ju harron asnjëherë.
Breznja krenohet me bijtë e bijat e saj dhe ju pret gjithmonë me mall e zemër të hapur. ❤️
27/05/2026
Si në kohët e vjetra, rinia e fshatit Breznë 🤍
Një foto sa 100 fjalë… respekt për djemoshat që i dhanë hijeshi Lomës së Përkaçit me kulturë, burrëri e buzëqeshje të pastër.
Këto kujtime nuk i merr koha, sepse aty jeton shpirti i fshatit dhe tradita jonë.
27/05/2026
Gëzuar Kurban Bajrami! 🌙✨
Në këtë ditë të shenjtë, uroj që zemra juaj të mbushet me paqe, shtëpia me lumturi dhe jeta me begati. Allahu ju pranoftë lutjet, sakrificat dhe çdo të mirë që e ndani me të tjerët. Qofshi gjithmonë pranë njerëzve që ju duan dhe ju bëjnë të buzëqeshni.
O gurbet, ku ma le djalin… athu qysh e kam
Fluturoni dallandyshe e bani selam.
23/05/2026
Shoqata Liqeni i Breznës ju njofton se më 2 Gusht do të organizohet manifestimi tradicional “Dita e Mërgatës”, me program kulturo-artistik dhe aktivitete të ndryshme gjatë gjithë ditës.
Ftojmë bizneset, afaristët dhe bashkatdhetarët që dëshirojnë të kontribuojnë si sponsorë, të bëhen pjesë e këtij organizimi të veçantë.
Të interesuarit mund të lajmërohen tek: • Sami Kryeziu
• Munib Lecaj
• Armend Krasniqi
• Erim Krasniqi
Afati i fundit për sponsorizim është 10 Korriku.
Së bashku ta bëjmë këtë manifestim sa më madhështor dhe të paharrueshëm! Ju faleminderit për mbështetjen tuaj!
17/05/2026
🥊 ERION GASHI SHPALLET KAMPION I KOSOVËS NË BOKS 🏆
Talenti i ri nga fshati Brezne i komunës së Dragash*t, Erion Gashi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën sportive, duke u shpallur Kampion i Kosovës në boksin individual për kategorinë dhe grupmoshën e tij.
Me performanca mbresëlënëse në ring, disiplinë dhe përkushtim të lartë, Gashi dëshmoi potencialin dhe cilësitë e një sportisti premtues, duke përfaqësuar me dinjitet Dragashin në garat shtetërore.
Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për sportistin, por edhe për sportin në komunën e Dragash*t, duke qenë shembull motivimi për të rinjtë që merren me sport.
Urime kampionit për këtë titull të merituar
13/05/2026
Eh vendlindja ime Brezne … u largova me shpresën se një ditë do të kthehem përsëri tek ti.
Rrugët e tua, ajri yt, zërat e njerëzve të mi mbetën thellë në shpirtin tim.
Mbeta larg teje me mallin që çdo ditë më djeg zemrën më shumë.
Sa net pa gjumë duke kujtuar çdo cep tëndin, çdo kujtim që lashë pas…
Veç Zoti e di sa më mungon, sa shumë dhemb largësia nga vendi ku u rrita e ku lashë zemrën time.
Njeriu mund të jetojë larg vendlindjes, por kurrë nuk mund ta largojë vendlindjen nga zemra.
11/05/2026
🌿Kompania Essi kujdeset që oborri dhe kopshti juaj të duken gjithmonë në formën më të mirë.
Me përkushtim, profesionalizëm dhe mirëmbajtje cilësore, ne i japim gjallëri çdo ambienti tuajin. 🌳✨
Besojani bukurinë e hapësirës suaj ekipit që punon me zemër Kompanis Essi, zgjedhja ideale për një oborr të rregulluar dhe një kopsht plot jetë!
06/05/2026
Sonte arritëm 3 mijë ndjekës dhe ndjejmë mirënjohje të thellë për secilin prej jush. Faleminderit për përkrahjen, suportin dhe respektin e veçantë që na jepni çdo ditë.
Stafi “Brezne Vendlindja ime” ju shpreh falënderim të sinqertë. Ky sukses është i përbashkët dhe na motivon të vazhdojmë edhe më fuqishëm.
Vazhdoni të na ndiqni, sepse ne jemi këtu për ju me zemër, përkushtim dhe dashuri për vendlindjen tonë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Dragas
