03/06/2026
Nesër nga ora 15:30 mirëpresim në Drenas, kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, në 88 Lounge Bar.
Ju ftojmë të na bashkoheni!
Krejt për shtet
Shtet për krejt
Qitja pikën.
Lëvizja VETËVENDOSJE! 116✅️
Albin Kurti 1✅️
Osman Musliu 89✅️
Enver Dugolli 95 ✅️
Filloreta Bujupi 101✅️
01/06/2026
Kryetarja e GVV-së në Qendrën tonë mban numrin 101 në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Filloreta ka lindur më 16.06.1982 në Zabel të Lartë të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Drenas. Studimet universitare i përfundoi në Prishtinë, ku mori titullin Master i Drejtësisë.
Është e martuar në Arllat të Drenasit dhe nënë e tre fëmijëve.
Që nga viti 2002 udhëheq biznesin individual për aftësimin e kandidatëve për drejtimin e automjeteve motorike, biznes i cili është dëshmuar shumë i suksesshëm ndër vite.
Jetën politike e filloi në vitin 2021, kur u zgjodh asambleistja më e votuar në Drenas për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Po në të njëjtin vit u zgjodh kryetare e GVV-së për rajonin e Drenasit, duke udhëhequr me përkushtim dhe sukses drejt arritjes së objektivave të subjektit.
Si kandidate për deputete, synon të kontribuojë në avancimin e shoqërisë, me fokus të veçantë në arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale, si dhe në fuqizimin dhe avancimin e pozitës së gruas në shoqëri.
31/05/2026
Enver Dugolli nga Drenasi mban numrin 95 në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Enver Dugolli ka lindur më 27 janar 1963 në Nekoc të Drenicës. Studimet universitare dhe master i ka përfunduar në Sociologji në Universitetin e
Prishtinës.Si rezultat i veprimtarisë dhe bindjeve të tij politike, Enver Dugolli ka qenë i burgosur politik dy herë, në vitin 1981 dhe 1997, duke kaluar mbi 10 vite në burgje të ndryshme.
Ai është një nga të mbijetuarit e Masakrës së Burgut të Dubravës dhe është liruar nga burgosja e tij e dytë në vitin 2001.
Pas luftës, Dugolli ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku ka kryer detyra të rëndësishme ushtarake. Më pas ka qenë atashe i mbrojtjes në Tiranë dhe është nderuar me gradën gjeneral brigade në pension.
Angazhimin e rregullt politik e ka filluar në mars të vitit 2018 si anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Këshillit të Përgjithshëm.
Dugolli ka shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti I dhe për një periudhë në Qeverinë Kurti II. Ai ka qenë deputet në Legjislaturën VIII dhe X të Kuvendit të
Kosovës, ku në një mandat ka shërbyer si nënkryetar dhe në tjetrin si anëtar i
Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Njohës i thellë i fushës së sigurisë, Enver Dugolli është autor i librit “Qark i (Pa) Mbyllur Burgjesh”, botuar në vitin 2019.
Në legjislaturën e ardhshme parlamentare, Dugolli synon të angazhohet për mundësi të barabarta, forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe punësimin, si dhe për siguri dhe drejtësi.
Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.
30/05/2026
Osman Musliu nga Drenasi mban numrin 89 në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Osman Musliu u lind më 30 mars 1962 në Likoc të Drenicës, në një familje me tradita të hershme patriotike.
Rrugëtimi i tij jetësor u formësua nën frymën e rezistencës; babai i tij, Selmani, ishte pjesë e
luftëtarëve të udhëhequr nga Shaban Polluzha. Shkollimin fetar e përfundoi në Prishtinë, ku u edukua nga figura emblematike si Sherif
Ahmeti dhe Hasan Nahi.
Nga viti 1984 deri në vitin 1997 ka shërbyer si imam në Peqan të Suharekës. Përgjatë kësaj periudhe, veprimtaria e tij tejkaloi suazat e
një shërbyesi fetar: ai ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat e kohës, në proceset e pajtimit të
gjaqeve dhe mbështetës i palëkundur i rezistencës paqësore dhe të armatosur gjatë viteve ’90.
Kontributi i tij ka vazhduar edhe gjatë luftës, duke qenë i radhitur bashkë me luftëtarët e lirisë dhe duke kryer obligimin e fundit ndaj civilëve të vrarë në shumë masakra si ajo e Qirezit e Likoshanit, si dhe e Epopesë së Prekazit.
Në periudhën e pasluftës, ai është shndërruar në një prej zërave më të fuqishëm dhe konsistentë në mbrojtje të vlerave fetare dhe kombëtare.
Ka qenë një nga zërat e fuqishëm dhe të paktë kundër radikalizmit dhe ekstremizmit fetar në Kosovë. Qëndrimet e tij parimore, shpesh edhe kritike brenda institucioneve fetare, e kanë
profilizuar si një personalitet me integritet të lartë në diskutimin publik shqiptar.
Osman Musliu jeton në Drenicë, është i martuar dhe prind i tre fëmijëve.
30/05/2026
Bashkë me kryeministrin Albin Kurti,kandidatët për deputetë Enver Dugolli, Filloreta Bujupi, Shqipe Selimi, Hysni Mehani dhe Naim Bardiqin, aktivistë e familjarë në Marinë të Skenderajt sot përkujtuam dëshmorët Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, që ranë heroikisht më 30 maj 1999. Ata u vranë në fshatin Arllat, rrugës për të mbrojtur dhe strehuar civilët e rrethuar nga forcat armike serbe, të cilat po kryenin spastrim etnik e gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Dy luftëtarë nga familje patriotike, Rasimi i Ragipi u bënë dëshmorë të lirisë që e fituam dy javë pas rënies së tyre dhe gjaku i tyre ndodhet në themelin e shtetit që kemi ndërtuar, e zhvillimin dhe forcimin e të cilit e obligim.
Lavdi dhe nderime të përjetshme dëshmorëve të kombit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
28/05/2026
Lajm i mirë për Drenasin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
NJOFTIM
Një lajm i mirë për qytetarët e Drenasit.
Pas pranimit të kërkesës nga Komuna e Drenasit për ndërtimin e Urës në rrugën “Agron Mehmeti” - Shtrubullovë, si dhe pas shqetësimeve të shumta të banorëve të fshatrave përreth, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka analizuar rastin, ka shqyrtuar kërkesën e Komunës dhe ka marrë përgjegjësinë për mbulimin e shpenzimeve për ndërtimin e urës së re.
Ministria ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Komunën e Drenasit, e cila ka deklaruar se nuk ka mjete të mjaftueshme për mbulimin e projektit dhe nuk posedon kod të veçantë për sanime emergjente. Prandaj, duke marrë parasysh gjendjen emergjente dhe rëndësinë e këtij projekti për banorët e zonës, Ministria do të procedojë me mbështetjen e Komunës për realizimin e këtij projekti.
Detajet teknike do të diskutohen në vijim me Komunën e Drenasit.
24/05/2026
Tre kandidatët nga Qendra jonë:
Osman S Musliu 89✅️
Enver Dugolli 95✅️
Filloreta Bujupi 101✅️
Qitjani pikën:
Krejt për shtet,
shtet për krejt!
V116
11/01/2026
Mirënjohje dhe falënderim!
Faleminderit qytetarëve të Drenasit dhe mërgatës sonë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe besimin e madh të treguar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Fitorja plebish*tare me 51.11% e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbështet nga Drenasi me 5,947 vota duke shënuar një rekord të ri për Lëvizjen tonë.
Ky rezultat është dëshmi e qartë e vullnetit qytetar dhe e besimit në rrugën që kemi zgjedhur së bashku.
Ky besim i madh na nderon, por mbi të gjitha na obligon. Na obligon për punë të ndershme, përgjegjësi të lartë institucionale dhe përkushtim të pandërprerë ndaj interesit publik.
Falënderim i veçantë shkon për secilin aktivist, anëtar dhe simpatizant të Lëvizjes në Drenas, të cilët me zemër, përkushtim dhe punë të palodhshme e bënë të mundur këtë sukses të madh për Lëvizjen tonë.
Besimi juaj është forca jonë dhe përgjegjësia jonë më e madhe.