18/05/2026
Me rastin e 17 Majit “Ditës Botërore të Hipertensionit” Arterial, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me QKMF-në, sot ka realizuar aktivitet informues dhe m***e falas të tensionit arterial në sheshin e qytetit, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e kontrollit dhe parandalimit të hipertensionit.
Gjatë aktivitetit janë shpërndarë edhe broshura informuese për qytetarët, me këshilla dhe informacione lidhur me parandalimin, kontrollin dhe trajtimin e hipertensionit arterial.
Hipertensioni arterial mbetet një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, prandaj kontrollat e rregullta dhe kujdesi ndaj shëndetit janë thelbësore për parandalimin dhe trajtimin në kohë.
Falënderojmë stafin shëndetësor për angazhimin dhe të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e këtij aktiviteti sensibilizues.
Shëndeti juaj, prioriteti ynë!
12/05/2026
Sot me 12 Maj është Dita Ndërkombëtare e Infermierisë (International Nurses Day - IND), ditë në të cilën shprehim mirënjohje dhe respekt për të gjithë infermierët që me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve.
Një falënderim i veçantë për infermierin e QKMF-së në Drenas, “Dr Hafir Shala”, për angazhimin dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj pacientëve.
Puna juaj është shembull i përgjegjësisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj profesionit.
Urime Dita Ndërkombëtare e Infermierisë! 🩺💉
28/01/2026
📢 Java e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Qafës së Mitrës
Në kuadër të kësaj jave dhe në bashkëpunim me IKSHP, do të mbahet një ligjëratë informuese dhe edukuese me qëllim të rritjes së vetëdijes për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe kujdesin për shëndetin e gruas.
🗓 Data: 02.02.2026
📍 Vendi: Salla e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Drenas – Kati III
⏰ Ora: 13:00
👩⚕️ Ligjëruese: Dr. Afrodita Sejda
🩺 Kanceri i qafës së mitrës është një nga sëmundjet që mund të parandalohet dhe të trajtohet me sukses, nëse zbulohet me kohë.
Ftohen të gjitha gratë dhe vajzat të marrin pjesë dhe të informohen rreth:
✔️ Rëndësisë së kontrolleve të rregullta (Pap test, HPV)
✔️ Faktorëve të rrezikut
✔️ Vaksinimit
✔️ Mënyrave të parandalimit dhe kujdesit për shëndetin
💗 Kujdesi për gruan është prioritet – kujdesu për veten!
Ju mirëpresim!
28/11/2025
Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë!
Në emër të Drejtorisë së Shëndetësisë, urojmë të gjithë qytetarët gëzuar Festën e Nëntorit.
Kjo ditë e shenjtë kujton sakrificën, përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e brezave që luftuan për lirinë dhe identitetin tonë kombëtar.
Le të na shërbejë 28 Nëntori si frymëzim për të qenë më të bashkuar, për të kontribuar në të mirën e përbashkët dhe për të punuar çdo ditë me ndershmëri e përgjegjësi për shëndetin e komunitetit tonë.
Lavdi heronjve tanë dhe qofshin krenaria e çdo shqiptari! 🇦🇱