26/04/2026
𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐍𝐠𝐮𝐬𝐡𝐞𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Berat Cerimi një ndër figurat më të rëndësishme dhe veprimtar i palodhur i komunitetit Ashkali.
I ndjeri do të kujtohet përherë për kontributin e tij të çmuar në forcimin e komunitetit, përkushtimin e tij të pandalshëm dhe rolin e tij si shkrues i librave që pasqyrojnë historinë dhe identitetin e Ashkalinjve.
Ai la pas një trashëgimi të vyer që do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë.
Kjo humbje është e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë komunitetin Ashkali.
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes , miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e
Berat Cerimi.
Me respekt,
Lëvizja për Bashkëveprim - LpB
23/03/2026
Kryetari i Diasporës së LPB-së, Xhavit Krakaj Jerry Xhavit Krakaj , ka mirëpritur diasporën në Basel, në një takim për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin.
Ky takim shërbeu si një moment i veçantë për të shprehur , për të bashkëbiseduar dhe për të forcuar edhe më tej lidhjet dhe bashkëpunimin në vazhdimësi.
Së bashku drejt angazhimeve dhe sukseseve të reja!
30/01/2026
Të gjithë PRO, asnjë kunder 😃
Jeton Emini nënkryetar komune në Ferizaj 🔥
16/12/2025
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Në emër të Lëvizjes për Bashkëveprim (LPB), shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Bastrí Dubova.
Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë dhe për të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e angazhimit shoqëror e politik.
Në këto çaste të vështira, i shprehim solidaritet dhe forcë familjes së tij, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve.
Allahu e mëshiroftë!
Me respekt,
Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)
15/12/2025
Kandidati i koalicionit me numer 10-të, duke vozitur sigurt në 125 kmh 😉
Drejtë fitores së Koalicionit PAI-PDAK-LPB