Ferizaj City

Directions

Ferizaj City Ferizaj or Tasjan is a city and municipality located in the Ferizaj District of Kosova. All news for Ferizaj

NJOFTIM nga Komuna FerizajFaza e Dytë ( Dezinsektimi Hapsinorë)Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt , se me datë 26...
23/06/2026

NJOFTIM nga Komuna Ferizaj

Faza e Dytë ( Dezinsektimi Hapsinorë)

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt , se me datë 26.06.2026 në ora 20:00 fillon faza e dytë e projektit “Dezinsektimi hapsinorë (eleminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt.

Më 26.06.2026 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në të gjithë qytetin , duke u nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën “Brahim Ademi", ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, Sali Çeku, rrugët “Naim Beka” , “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini” , “Enver Topalli “ , Tregu i Gjelbert deri në Fshati Nikadin , për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku” , “Rexhep Bislimi” , “Vëllezrit Gërvalla” , “Kadri Zeka “ , “Driton Islami “ ,”Reçaku” deri në magjistrale.

Më 27.06.2026 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në fshatrat: Nikadin , Varosh , Rakaj , Gaçkë , Greme , Doganaj , Jezerc , Neredime , Manastirc , Balaj , Zaskok , Pleshinë , Gurëz , Komogllavë , Fshati i vjetër , Bibaj , Sojevë , Talinoc i Muhaxherëve , Sazli , Softaj , Pojatë , Papaz.

Më 28.06.2026 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në fshatrat: Talinoc i Jerlive , Muhoc , Prelez i Jerlive , Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Cërnillë, Mirash , Rahovicë , Mirosalë , Tërrn , Bablak Zllatar , Dardani , Slivovë , Koshare , Lloshkobare , Dremjak , Kosinë.

Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë.

KOMUNA UA NDALON MAKINAVE HYRJEN NË “THE VILLAGE” PREJ “AHMET KAÇIKUT”Komuna e Ferizajt ka marrë vendim që prej të enjte...
17/06/2026

KOMUNA UA NDALON MAKINAVE HYRJEN NË “THE VILLAGE” PREJ “AHMET KAÇIKUT”
Komuna e Ferizajt ka marrë vendim që prej të enjtes makinave do t’u ndalohet hyrja në “The Village” prej rrugës “Ahmet Kaçiku” me qëllim që të mos rëndohet trafiku përgjatë rrugës që zgjatet anash qendrës më madhe tregtare në qytet.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njofton se kyçja me makina në “The Village” do të lejohet vetëm prej rrugës “Brigada 161”, që zgjatet prej rrethit në nënkalimit të ri përgjatë anës tjetër të “The Villaget”.
“Sipas rregullimit të ri të komunikacionit, qasja (hyrja) me automjete në rrugën urbane ‘Ilmi Hashani’ dhe në rrugët tjera anësore pranë qendrës tregtare ‘The Village’ do të lejohet vetëm nga rruga urbane ‘Brigada 161’. Hyrja e automjeteve nga drejtimi i rrugës urbane ‘Ahmet Kaçiku’ nuk do të lejohet më, ndërsa do të mundësohet vetëm dalja”, thuhet në njoftimin që Komuna e Ferizajt e ka publikuar sot paradite në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Por ndryshimet nuk vlejnë për shërbimet e ushqimit të shpejtë “KFC” dhe “Burger King”, për të cilat hyrja dhe dalja do të mbeten të mundshme sipas qasjeve të përcaktuara për këto biznese, njofton Komuna e udhëhequr prej kryetarit Agim Aliu.
“Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin e ri rrugor dhe të përshtatin lëvizjen e tyre sipas rregullimit të ri, në mënyrë që të sigurohet një qarkullim i rregullt dhe i sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftimin komunal.

Address

Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ferizaj City posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category