Gjykata Themelore Ferizaj

Gjykata Themelore Ferizaj

Share

Gjykata Themelore në Ferizaj si një gjykatë e shkallës së parë, dhe dy degët e saj në Kaçanik dhe Shtërpcë merren me të gjitha llojet e rasteve. Gjykatë

Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të Gjykatës

02/06/2026

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot filloi punën gjyqtarja Besarta Sejdiu

Ferizaj, 2 qershor 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri ka pritur në takim gjyqtaren Besarta Sejdiu, e cila është transferuar nga Gjykata Themelore Gjilan, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Në këtë takim, kryetari Tahiri i uroj mirëseardhje gjyqtares Sejdiu, duke i dëshiruar suksese në punë dhe duke i ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë, i njëjti theksoi se ky transferim do të kontribojë në zgjidhjen dhe efikasitetin e trajtimit të lëndëve në gjykatë.

29/05/2026

Gjyqtari Dardan Maloku nderohet me mirënjohje nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj

Ferizaj, 29 maj 2026, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka organizuar takim përshëndetës për gjyqtarin e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal, Dardan Maloku, i cili pas një përvoje mbi 3 vite si gjyqtar në këtë gjykatë, është transferuar në Gjykatēn Themelore në Gjilan.

Me këtë rast, kryetari i gjykatës, kolegët gjyqtar/e dhe stafi Administrativ, duke e falenderuar dhe përgëzuar gjyqtarin Maloku, për kontributin e dhënë si gjyqtar në këtë Gjykatë, i uruan suksese në vazhdimin e rrugëtimit të tij profesional si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Në shenjë respekti për kontributin e dhënë në këtë Gjykatë, kryetari Tahiri ka ndarë mirënjohje falenderimi për gjyqtarin Dardan Maloku.

18/05/2026

Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj priti në takim Ministren e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz

Ferizaj, 18 maj 2026 – Kryetari i Gjykata Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri, priti sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë të Republikës së Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku me bashkëpunëtorët e saj.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët ndërinstitucional, me theks të veçantë funksionimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, efikasitetin e punës së gjykatës, forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe koordinimin institucional në kuadër të reformave në drejtësi dhe sundimit të ligjit.

Gjatë takimit, Kryetari Tahiri prezantoi të arriturat dhe prioritetet e Gjykata Themelore në Ferizaj, dhe e informoi Ministren lidhur me rezultatet në ngritjen e efikasitetit, qasjen në drejtësi dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në ushtrimin e kompetencave të tij.

Nga ana e saj, Ministrja Gërvalla-Schwarz ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës për mbështetjen e institucioneve gjyqësore, në funksion të avancimit të reformave në drejtësi, forcimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Në takim u theksua rëndësia e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit, si dhe nevoja për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve institucionale dhe rritjes së efektivitetit të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/2026/05/18/kryetari-i-gjykates-themelore-ne-ferizaj-priti-ne-takim-ministren-e-drejtesise-donika-gervalla-schwarz/

15/05/2026

11 muaj burgim, 6.000.00 euro gjobë dhe 5 vite dënim plotësues ndaj të pandehurës M.A., për veprat penale në vazhdim keqtrajtim apo braktisja e fëmijës dhe lëndimi i lehtë trupor

Ferizaj, 15 maj 2026 - Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurës M.A., për shkak të veprave penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 lidhur me nenin 77; lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurën M.A., e shpalli fajtore dhe të njëjtën e gjykoi për veprën penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) muaj i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, si dhe për veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, për të cilën me pëlqimin e të pandehurës i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej gjashtëmijë (6.000.00) €. Në bazë të nenit 76 paragrafi 2 të KPRK-së të pandehurën e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej gjashtëmijë (6.000.00) €. Gjithashtu, konform nenit 63 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së të pandehurës i shqipton dënim plotësuese ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës së edukatores në kohëzgjatje prej pesë (5) vite.

I
E pandehura M.A., akuzohet se më datë 4 nëntor 2025 dhe 5 nëntor 2025, në vazhdimësi, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:30 në një kopsht të fëmijëve “M.” në Ferizaj, e pandehura ka keqpërdor të drejtat e saj të cilat i kishte si edukatore, e të cilës i ishin besuar në ruajtje, edukim dhe kujdes dy fëmijët e moshës 2 vjeçar, pra me dashje i ka keqtrajtuar ata duke përdorur masa fizike dhe mendore, duke i detyruar me dhunë për të fjetur, duke i shtyrë, tërhequr për flokë dhe përplasur për dysheme të dëmtuarit – fëmijët, me të cilin veprim ka kryer në vazhdim veprën penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

II
Më datë 5 nëntor 2025, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:30 në Ferizaj, në një kopsht të fëmijëve “M.” në Ferizaj, e pandehura e sulmon me dashje njërin të dëmtuar fëmijë dy vjeçar, pra viktimë e ndjeshme, i cili asaj i`u kishte besuar në ruajtje, edukim dhe kujdes në atë mënyrë që e kap për flokë e tërheqë duke i`a dëmtuar – shkulur flokët si dhe duke i`a dëmtuar lëkurën në atë pjesë të kokës, pra duke i shkaktuar lëndime të lehta trupor – gjendje pas kontuzionit (ndrydhjes) në kokë, lëndime këto të përshkruara në akt ekspertimin mjeko – ligjor të datës 25 nëntor 2025, me të cilin veprim ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/2026/05/15/11-muaj-burgim-6-000-00-euro-gjobe-dhe-5-vite-denim-plotesues-ndaj-te-pandehures-m-a-per-veprat-penale-ne-vazhdim-keqtrajtim-apo-braktisja-e-femijes-dhe-lendimi-i-lehte-trupor/

08/05/2026

1 muaj paraburgim ndaj V.N.

Ferizaj, 8 maj 2026 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se:

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 prill 2026, rreth orës 19:00, në një rrugë në Ferizaj, i pandehuri me dashje dhe në bashkëveprim së bashku edhe me të pandehurit A.L. dhe R.J., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme (A. dhe B.), i vënë në lajthim të dëmtuarit E.F., A.F. dhe Rr.K., duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT, dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”, ashtu që për realizmin e kësaj skeme fillimisht sigurojnë një lokal me qira dhe caktojnë takim me të dëmtuarit, dhe në lokal arrijnë që të njëjtëve t’ua marrin shumën e të hollave prej 12,000.00 Euro, të cilat të holla sipas planit paraprak, i fusin në një çantë me ngjyrë të gjelbert, i vendosin në një dollap brenda lokalit, në të cilin paraprakisht kishin hapur një vrimë nga pjesa e pasme, përmes së cilës i marrin të hollat pa dijeninë e të dëmtuarve, dhe më pas largohen në drejtim të panjohur, me ç’rast pas veprimeve operative arrihet të zbulohet se të pandehurit përsëri do të vepronin skemën e njëjtë në një rrugë në Kaçanik, duke marr një lokal me qera dhe duke caktuar takimin në atë lokal, ashtu që pas reagimit të hetuesve policor arrihen që pandehurit A.L. dhe R.J. të arrestohen në vend ngjarje, ndërsa i pandehuri V.N. arrinë të arratiset.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

08/05/2026

1 muaj paraburgim ndaj A.L. dhe R.J.

Ferizaj, 1 maj 2026 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.L. dhe R.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se:

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 prill 2026, në një rrugë në Ferizaj, të pandehurit, me dashje dhe në bashkëveprim së bashku edhe me të pandehurin V.N., i cili gjendet në arrati, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme (A. dhe B.), i vënë në lajthim të dëmtuarit E.F., A.F., dhe Rr.K., duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT, dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”, ashtu që për realizmin e kësaj skeme fillimisht sigurojnë një lokal me qira dhe caktojnë takim me të dëmtuarit, dhe në lokal arrijnë që të njëjtëve t’ua marrin shumën e të hollave prej 12,000.00 Euro, të cilat të holla sipas planit paraprak, i fusin në një çantë me ngjyrë të gjelbert, i vendosin në një dollap brenda lokalit, në të cilin paraprakisht kishin hapur një vrimë nga pjesa e pasme, përmes së cilës i marrin të hollat pa dijeninë e të dëmtuarve, dhe më pas largohen në drejtim të panjohur, me ç’rast pas veprimeve operative arrihet të zbulohet se të pandehurit përsëri do të vepronin skemën e njëjtë në një rrugë në Kaçanik, duke marr një lokal me qera dhe duke caktuar takimin në atë lokal, ashtu që pas reagimit të hetuesve policor arrihen që të njëjtit të arrestohen në vend ngjarje, ndërsa i pandehuri V.N., arrin të arratiset,

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

08/05/2026

Kryetari Tahiri, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar

Ferizaj, 8 maj 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri së bashku me nënkryetaren Kreshnike Zymberi Beqiri, kanë mirëpritur në takim gjyqtarët e ri Zanë Buçinca dhe Rinor Frangun, të cilët sapo janë dekretuar nga UD. Presidentja e Republikës së Kosovës.

Kryetari Tahiri, i uroj mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re si gjyqtarë, gjithashtu ka shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e tij të plotë për bashkëpunim, njëherit, kërkoj nga ata përkushtim dhe angazhim në punë.

Gjyqtarët e sapoemëruar janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku me këtë rast janë përzgjedhur shtatëmbëdhjetë (17) gjyqtarë,, prej tyre Zanë Buçinca dhe Rinor Frangu, janë caktuar gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Photos from Gjykata Themelore Ferizaj's post 27/04/2026

Gjykata Themelore në Ferizaj publikon raportin e punës për tremujorin e pare (I) të vitit 2026

Ferizaj, 27 prill 2026– Gjykata Themelore në Ferizaj ka publikuar raportin e punës për tremujorin e parë (I) të këtij viti, i cili përfshinë raportet e përgjithshme të punës dhe ato individuale të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe degëve të saj.

Në tremujorin e parë (I) të vitit 2026, Gjykata Themelore në Ferizaj, në Departament për Krime të Rënda ka pranuar dhe regjistruar gjithsej 22 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 21 lëndë për të cilën ka arritur 95.45% efikasitet, në Departamentin për të Mitur ka pranuar gjithsej 28 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 43 lëndë për të cilën ka arritur 153.57%, në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal ka pranuar gjithsej 289 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 300 lëndë për të cilën ka arritur 103.81% efikasitet, në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil në procedurë kontestimore ka pranuar gjithsej 516 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 895 lëndë për të cilën ka arritur 173.45%, në procedure jokontestimore ka pranuar gjithsej 92 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 65 lëndë për të cilën ka arritur 70.65%, në procedurë përmbarimore ka pranuar gjithsej 166 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 141 lëndë për të cilën ka arritur 84.94%. Gjithashtu, në Divizionin për Kundërvajtje janë pranuar gjithsej 647 lëndë të reja dhe janë zgjidhur 517 lëndë për të cilën ka arritur 79.91%.

Në tremujorin e parë (I) të vitit 2026, Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal ka pranuar gjithsej 71 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 80 lëndë për të cilën ka arritur 112.68% efikasitet, në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil në procedurë kontestimore ka pranuar gjithsej 85 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 125 lëndë për të cilën ka arritur 147.06%, në procedure jokontestimore ka pranuar gjithsej 6 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 3 lëndë për të cilën ka arritur 50.00%, në procedurë përmbarimore ka pranuar gjithsej 4 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 18 lëndë për të cilën ka arritur 450.00%. Gjithashtu, në Divizionin për Kundërvajtje janë pranuar gjithsej 111 lëndë të reja dhe janë zgjidhur 154 lëndë për të cilën ka arritur 138.74%.

Në tremujorin e parë (I) të vitit 2026, Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë, në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal ka pranuar gjithsej 20 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 19 lëndë për të cilën ka arritur 95.00% efikasitet, në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil në procedurë kontestimore ka pranuar gjithsej 12 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 34 lëndë për të cilën ka arritur 283.33%, në procedure jokontestimore ka pranuar gjithsej 3 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 7 lëndë për të cilën ka arritur 233.33%, në procedurë përmbarimore ka pranuar gjithsej 1 lëndë të reja dhe ka zgjidhur 0 lëndë. Gjithashtu, në Divizionin për Kundërvajtje janë pranuar gjithsej 32 lëndë të reja dhe janë zgjidhur 3 lëndë për të cilën ka arritur 9.38%.

Publikimi i këtyre raporteve ofron një pasqyrë të qartë dhe të përgjithshme të punës së kësaj gjykate, duke synuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/2026/04/27/gjykata-themelore-ne-ferizaj-publikon-raportin-e-punes-per-tremujorin-e-pare-i-te-vitit-2026/

13/04/2026

1 muaj paraburgim ndaj E.H. dhe B.J.

Ferizaj, 13 prill 2026 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 1; dhe B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1; dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se:

I
Ndaj të pandehurit E.H., ekziston dyshimi i bazuar, se me 11 prill 2026, rreth orës 20:15, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., pas një fjalosje të atëçasshme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit/pandehurit B.J., ashtu që derisa i dëmtuari parkon veturën e tij mbrenda parkingut dhe derisa del nga vetura i pandehuri i drejtohet me fjalët se “ku je o B. mangupi”, pastaj e ka sulmuar me një thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godas me thikë në kokë, ndërsa duke u mbrojtue i dëmtuari me dorë e kap tehun e thikës me ç’rast e pren dorën dhe gjatë përleshjes rrezohet në tokë dhe lëndohet edhe në krahun e majtë me ç’rast i shkakton lëndime trupore për te cilat posedon raport mjekësor.

II
Ndaj të pandehurit B.J., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., në atë mënyrë që derisa ishin duke u përleshur me të E.H., nga qanta e tij nxjerr një pistolet e llojit VD-9 4.0 gjuan/shkrep dy herë në drejtim të tokës dhe pasiqë vazhdon rrahja mes tyre, kjo pistolet i bei në tokë.

III
Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pacaktuar e deri me datë 11 prill 2026, ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtuqë ka poseduar një pistolet e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., cal 9 mm si dhe 13 fishek për të cilen nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

03/04/2026

24 vite dënim unik burgimi ndaj të pandehurit V.A., për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 3 prill 2026 - Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit V.A., për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.11; veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1; dhe veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva - Daci – kryetare e trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin V.A., e shpalli fajtorë, ashtu që për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.11 të KPRK-së, i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e dy (22) vite, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, si dhe për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, ashtu që konform nenit 76 paragrafi 2 nën paragrafi 2.2 të KPRK-së, të pandehurit për ti vepra penale i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I pandehuri V.A., akuzohet se:
I
Me datë 12 prill 2024, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C., me të cilën ka bashkëjetuar, ashtu që fillimisht ditën kritike, rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, e merr djalin dhe e dërgon në shtëpi për t`ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthej në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas 40 minutave kthehet pa fëmijë në QPS, ku fillimisht bisedon me zyrtaren Q.Z., pastaj del jashtë ku në një lokal pret dhe rreth orës 14:40 minuta vërejnë të ndjerën E.C., me vëllain e saj D.C., pastaj para tyre hynë në zyrën e QPS-së dhe posa aty mbërrin e ndjera së bashku me vëllain e saj, pas një fjalosje të shkurtër, nxjerrë nga brezi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T” të ndjerën E. Fillimisht me një të shtënë e godet në kraharorë, pastaj me dashje ta privon nga jeta shtënë edhe në të dëmtuarin D.C., të cilin e godet në krahun e djathtë pasi i dëmtuari duke mbledhur krahët instinktivisht është tkurr, pastaj derisa e ndjera E. Fillon të largohet në drejtim të dritareve e godet edhe një herë në gjoks dhe në fund e godet në anën e majtë të kokës 3cm mbi laprën e vesh*t, për pasojë e ndjera ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

II

Në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi Pistoletën e tipit “ZORAKI M 2906-T” , cal. 9mm PAK me një karikator të zbrazur e cila më 12 prill 2024, iu është konfiskuar nga policia.

III

Më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së qendrës për punë sociale në Ferizaj, pasi vret të ndjerën E.C., me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, seriozisht me përdorimin e armës e kanos të dëmtuarën Q.Z., duke ia vendos armën në ballë dhe i drejtohet me fjalët “shuaj se të gjuj edhe ty”.

Konform nenin 366 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.
Konform nenit 366 paragrafi 3 të KPRK-së, konfiskohet në mënyrë të përhershme arma siç përshkruhet në aktakuzë.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/2026/04/03/24-vite-denim-unik-burgimi-ndaj-te-pandehurit-v-a-per-vepren-penale-vrasja-e-rende/

Want your business to be the top-listed Government Service in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Rr. “Sali Çeku”, Pn
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00