05/02/2026
E nderuar familja Zeneli,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Arzije Zenelit, arkitekte dhe profesioniste e përkushtuar në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Arzije Zeneli dha një kontribut të çmuar në institucionet e kulturës, veçanërisht në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, duke u shquar për përgjegjësi dhe profesionalizëm për ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët.
Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zeneli, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit profesional.
Me respekt,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
02/07/2025
Ndërtesa e Vjetër e Mullirit të Nazifit – Fshati Mirash
Në vitin 1914 filluan punimet për ndërtimin e mullirit nga Ramadan Kamenica ndërsa punimet përfunduan në vitin 1940 nga Nazif Kamenica (mungesa e mjeshtërve ndikoi në zgjatjen e periudhës së ndërtimit).
Mulliri është i ndërtuar me dimensione prej 8 metrash gjatësi dhe 5 metra gjerësi. Ai përfaqëson një formë të thjeshtë ndërtimore të tipit vendas, të përshtatur për funksionin e bluarjes së drithërave në kushte të fshatit.
Mulliri furnizohet përmes një kanali ujor që vjen nga disa burime natyrore të njohura në zonë, si: “Rruza e Botës”, “Kroni i Bunjakut” dhe “Lugu i Mollës”. Këto burime ndodhen sipër fshatit Mirash, zona kufizohet me kondrat e fshatit Zhegovc.
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Ferizaj është në proces të përgatitjes së dokumentacionit përkatës për futjen e ndërtesës në mbrojtje të përkohshme, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Trashëgimi Kulturore Nr. 02/L-88.
18/06/2025
🕌 Xhamia e Talinocit të Muhaxhirëve (nr. 004162)
Xhamia e fshatit Talinoc i Muhaxhirëve përbën një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë fetare, kulturore dhe shpirtërore të kësaj zone. Emërtimi i saj lidhet drejtpërdrejt me historinë e shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nish*t dhe krahinat përreth, veçanërisht nga Prokupla, gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit (rreth vitit 1878). Familjet e shpërngulura, të njohura si “muhaxhirë”, u vendosën në këtë vendbanim dhe ndërtuan xhaminë, e cila u bë qendër shpirtërore dhe simbol identitar për komunitetin.
Sipas burimeve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, një xhami në këtë lokalitet është ndërtuar në vitin 1888, por të dhënat e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Ferizaj e datojnë objektin ekzistues në vitin 1906.
Xhamia ka kaluar disa faza të ndërhyrjeve restauruese për shkak të kohës dhe nevojave të komunitetit. Në vitin 1968, me iniciativën e Musli Raqit, Nuhi Lubovcit dhe Bajram Islamit, u bë meremetimi i xhamisë dhe shtrimi me patos. Në këtë iniciativë kontribuuan edhe banorët e tjerë të fshatit. Në vitin 1985, xhamia u ly me material të fortë, punë që u realizua nga Mahmut Raqi, me kontributin e përgjithshëm të komunitetit.
Megjithatë, pas vitit 2008, kur në të njëjtin oborr u ndërtua xhamia e re, objekti i vjetër i mbeti i papërdorur dhe u përball me një degradim progresiv. Mungesa e mirëmbajtjes ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes strukturore dhe pamjes së saj.
Aktualisht, objekti i Xhamisë së Talinocit të Muhaxhirëve ndodhet në një gjendje të rënduar fizike.
📢 Lajm i mirë: Në vitin 2025, QRTK Ferizaj ka filluar hartimin e projektit për ndërhyrje restauruese në këtë xhami me vlera të veçanta historike dhe kulturore.
Le ta ruajmë së bashku trashëgiminë tonë!
17/06/2025
🌊 Një fenomen unik në Evropë – vetëm në Kosovë! 🌍
📍 Bifurkacioni i Lumit Nerodime është një nga mrekullitë më të rralla natyrore që ndodhin në mënyrë krejtësisht natyrale!
Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/C3t9bcFp2vXVMeQeA
17/06/2025
📍 Mulliri i Nikës (nr 003468) ndodhet pranë një prej monumenteve natyrore më të rralla në botë – Bifurkacionit të Lumit Nerodime, ku një ndarje e veçantë e ujërave ndodh në mënyrë natyrale! 🌍
Këtu, lumi Nerodime ndahet në dy degë që rrjedhin në drejtime të kundërta:
➡️ Njëra degë rrjedh drejt Detit të Zi përmes lumit Ibër
➡️ Tjetra drejt Detit Egje përmes lumit Lepenc
Ky fenomen i rrallë është unik në të gjithë botën dhe e bën këtë vend një thesar të çmuar natyror që duhet ruajtur dhe vizituar. 🏞️
✨ Një destinacion që kombinon bukurinë natyrore, historinë dhe traditën.
🧭 Nëse nuk e ke vizituar ende – është koha ta shtosh në listën tënde!
Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/KxyymGzWvv5YU3j9A
05/06/2025
Shtëpia në fshatin Bob, Komuna Kaçanik
Ndërtuesi: Rrustem Shaqir Kuka
Pronari aktual: Hesat Kuka
Viti i ndërtimit: 1936
Shtëpia është ndërtuar në vitin 1936 nga Rrustem Shaqir Kuka, me mjeshtri të zanatçinjve nga Shtërpca. Objekti është ngritur kryesisht me gurë të përpunuar, lloq dhe hatlla tradicionale, dhe deri më sot nuk ka pasur ndërhyrje restauruese apo modifikime të mëdha.
Struktura përbëhet nga katër dhoma banimi, një dhomë pritjeje në katin përdhes dhe një dhomë zjarri, element ky karakteristik për arkitekturën tradicionale të rajonit.
Shtëpia ka qenë e banuar deri në vitin 2002. Pas braktisjes, objekti ka mbetur pa mirëmbajtje, duke pësuar degradim për shkak të mungesës së kujdesit të përditshëm.
QRTK - Ferizaj këtë javë ka bërë identifikimin dhe invertarizimin e objektit si dhe do të vazhdohet me procedurat për propozim për mbrojte të përkohshme.
22/04/2025
Ka filluar intervenimi emergjent në Xhaminë më të vjetër në Rajonin e Ferizajt (Fshati Firajë, 1554).
Ky interevenim konservuese ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e asetit të trashëgimisë kulturore.
Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/RiJxJB5YB2nq68Z48
05/03/2025
Shtëpi banimi, Fshati Jezerc, Komuna Ferizaj
05/03/2025
Lagjja Daci, Fshati Puset e Nikes, Komuna Hani i Elezit
05/03/2025
Xhamia e Berishve shek XVII, Fshati Greme - Ferizaj