06/06/2026
Nesër është dita e zgjedhjeve, por edhe dita kur qytetarët e Kosovës vendosin t’i japin zë rinisë si shpresë dhe forcë e së ardhmes së vendit.
Me besim në energjinë, vizionin dhe përkushtimin e brezit të ri, le të zgjedhim ata që punojnë për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Voto Vesa Piskala 66
Voto Lidhja Demokratike e Kosovës 113. 💙🇽🇰
05/06/2026
Sot, në ora 18:00, te “Pine Caffe” në Pishat e Sllatinës, do të mbahet takim me banorët.
Gjatë takimit do të kemi mundësinë të diskutojmë me kandidaten për deputete, Vesa Piskala, për temat dhe çështjet që preokupojnë komunitetin tonë.
Ju ftojmë të na bashkoheni.
BASHKË! ✌️
03/06/2026
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të të riut Leonit Aliu, futbollist i KF “Fushë Kosova”, i cili humbi jetën tragjikisht në Shëngjin.
Kjo humbje e rëndë na ka tronditur të gjithëve. Leoniti ishte një i ri me ëndrra, energji dhe perspektivë, ndërsa largimi i tij i parakohshëm lë dhimbje të madhe në familje, te miqtë, bashkëlojtarët dhe te gjithë qytetarët e Fushë Kosovës.
Në këto çaste të rënda dhe të dhimbshme, LDK -
Dega në Fushë Kosovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjen Aliu, për KF “Fushë Kosova”, si dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Leonitin.
Lutemi që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa kujtimi për Leonitin të mbetet i përhershëm në zemrat e të gjithëve.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Leonit Aliun.
LDK - Dega në Fushë Kosovë!
02/06/2026
Të nderuar qytetarë të Fushë Kosovës,
Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin me kandidaten për deputete Vesa Piskala, ku do të diskutohet për vizionin, angazhimet dhe prioritetet për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.
📅 E mërkurë, 03.06.2026
🕘 Ora 21:00
📍 Në Kafe Bliss, Rr. Dardania
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme. Mirë se vini!
LDK 113 💙
Vesa Piskala 66
02/06/2026
Sot, nga ora 18:30, në SH.F.M.U. "Vëllezërit Frashëri", do të zhvillojmë takim me banorët e fshatit Henc dhe Vragoli.
Ju ftojmë të na bashkoheni!
Lidhja Demokratike e Kosovës 113
Vesa Piskala 66
20/01/2026
Akademi Përkujtimore - 20 vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova
FTESË
Nën përkujdesjen e Kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore me rastin e shënimit të 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës dhe Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Akademia Përkujtimore do të mbahet nesër, më 21 janar (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Kuqe - Pallati i Rinisë, Prishtinë.
18/12/2025
Lidhja Demokratike e Kosovës ju fton në tubimin elektoral që do të mbahet në Fushë Kosovë, më 19 dhjetor (e premte), duke filluar nga ora 19:00, në Sallën Sportive “Mihal Grameno”, ku pjesëmarrës do të jetë kryeministri i ardhshëm Lumir Abdixhiku.
Voto LDK, numrin 123. 🗳️
Besnik Osmani 38 ✅
Majlinda Shaqiri 78 ✅