NPL "Fushë Kosova" Sh.A

NPL "Fushë Kosova" Sh.A

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from NPL "Fushë Kosova" Sh.A, Government Organization, Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë.

Ndërmarrja Publike Lokale “Fushë Kosova” kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve, hapësirave publike, pastrimin urban dhe gjelbërimin, duke ofruar shërbime efikase për një qytet më të pastër dhe funksional.

Photos from NPL "Fushë Kosova" Sh.A's post 12/07/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë se Statuti i Ndërmarrjes Publike Lokale "Fushë Kosova" tashmë është përgatitur dhe finalizuar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë të kësaj ndërmarrjeje.

Përmes këtij dokumenti themelor vendosen bazat e organizimit dhe funksionimit të NPL "Fushë Kosova", me synimin për të ofruar shërbime publike më cilësore, më efikase dhe më të përgjegjshme për të gjithë qytetarët e komunës.

Ky është një moment i rëndësishëm në rrugën drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe përmbushjes së zotimeve për një administratë më funksionale, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

https://fushekosove.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/07/Permbatje-Publike-Lokale.pdf

26/06/2026

📢 NJOFTIM

Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale "Fushë-Kosova" Sh.A., pas shqyrtimit të Konkursit për pozitën “Kryeshef Ekzekutiv” - i shpallur më 29.04.2026, publikon listën përfundimtare të kandidatëve të renditur sipas pikëve të fituara:

Ekrem Berjani – 74.75 pikë
Ilir Hasani – 72.50 pikë
Afrim Krasniqi – 65.75 pikë
Bujar Budeci – 62.25 pikë
Erblin Grajçevci – 56.25 pikë

Sqarim: Nga gjithsej tetë (8) kandidatët që kishin plotësuar kushtet për intervistim, tre (3) kandidatë nuk kanë marrë pjesë në intervistën e mbajtur më 24.06.2026, për rrjedhojë nuk janë pjesë e listës përfundimtare të renditjes.

Këshillë juridike: Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në afat prej 8 (tetë) ditësh, nga dita e publikimit të këtij njoftimi. Ankesa i drejtohet Komisionit Komunal të Aksionareve të NPL ‘Fushe Kosova’ Sh.A dhe dorëzohet e protokoluar në arkivin e Komunës së Fushë Kosovës.

19/06/2026

📢 NJOFTIM PËR INTERVISTIM ME GOJË

Njoftohen të gjithë të interesuarit se, bazuar në Konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL “Fushë-Kosova” Sh.A., të shpallur më 29.04.2026 dhe të mbyllur më 20.05.2026, është publikuar lista e kandidatëve që i kanë plotësuar kushtet për intervistim me gojë.

🗓️ Data e intervistimit: 24.06.2026
🕘 Ora: 09:00

Kandidatët që kanë kaluar në fazën e intervistimit janë:

• Afrim Krasniqi
• Bislim Hajdari
• Ekrem Berjani
• Erblin Grajçevci
• Ganimete Krasniqi
• Ilir Hasani
• Bujar Budeci
• Mirsade Krasniqi

⚖️ Këshillë juridike: Të gjithë aplikuesit e këtij konkursi kanë të drejtë të paraqesin vërejtje lidhur me përpilimin e listës brenda afatit prej tre (3) ditësh nga data e publikimit të saj.

02/06/2026

Për verifikimin paraprak të aplikimeve për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në NPL - Fushë-Kosova Sh.A, i shpallur me datën 29.04.2026 - 20.05.2026 në ueb-faqen e NPL - Fushë-Kosova.

Në konkursin publik kanë aplikuar, gjithsej tetë (8) kandidat brenda afatit të përcaktuar ligjor, për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në NPL - Fushë-Kosova Sh.A.

Ndërmarrja Publike Lokale - Fushë-Kosova SH.A, ju njofton se për intervistën me gojë kualifikohen gjithsej tetë (8) kandidatë - aplikues në ‘Konkursin publik të shpallur me datën 29.04.2026’, ndërsa për kohën e intervistës do të informoheni me kohë në faqen e ndërmarrjes, telefonit dhe email adresave të aplikuesve, nga ana e personit të autorizuar dhe Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale - Fushë-Kosova SH.A,

1. Afrim Krasniqi
2. Bislim Hajdari
3. Ekrem Berjani
4. Erblin Grajçevci
5. Ganimete Krasniqi
6. Ilir Hasani
7. Bujar Budeci
8. Mirsade Krasniqi

Person kontaktues:
Hasan Gjyrevci - Person i Autorizuar
Nr. Tel 044 / 661480 - [email protected]
Habib Mekolli - Kryesues i Bordit të Drejtorëve
Nr. Tel 045 / 100277 - [email protected]

29/04/2026

Ndërmarrja Publike Lokale “Fushë Kosova” Sh.A., shpall konkurs për pozitën Kryeshef/e Ekzekutiv/e.

Kjo pozitë udhëheqëse kërkon kandidatë me integritet të lartë moral dhe profesional, me përvojë të dëshmuar në menaxhim dhe vizion të qartë zhvillimor. Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes, hartimin dhe zbatimin e strategjive zhvillimore, si dhe për koordinimin e aktiviteteve në përputhje me politikat e përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve.

Kandidatët duhet të kenë përgatitje profesionale relevante dhe së paku pesë (5) vite përvojë në menaxhim të lartë.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 20.05.2026, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës në mënyrë elektronike ose fizike, sipas udhëzimeve të përcaktuara në konkurs.

Linku i konkursit:https://fushekosove.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/04/Konkursi_PDF-1.pdf

27/04/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë për themelimin dhe fillimin e funksionimit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Fushë-Kosova”, një strukturë e dedikuar për ofrimin dhe avancimin e shërbimeve publike në komunën tonë.

NPL “Fushë-Kosova” do të angazhohet në:

* mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve,
* mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe objekteve komunale,
* gjelbërimin dhe pastrimin urban,
* si dhe menaxhimin e infrastrukturës dhe shërbimeve komunale.

Qëllimi ynë është përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët përmes shërbimeve efikase, të qëndrueshme dhe profesionale.

Ju ftojmë të na ndiqni për informime të rregullta mbi aktivitetet dhe angazhimet tona në shërbim të qytetit.

Me respekt,
Bordi i Ndërmarrjes

Want your business to be the top-listed Government Service in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rr. Tahir Zemaj
Fushë Kosovë
12000