06/06/2026
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe përkushtim ndaj shtetit.
Sot, vendoset për drejtimin e Kosovës në vitet që vijnë.
Andaj, ju ftojmë që me votën tuaj të mbështesni vizionin për zhvillim, qeverisje të ndershme dhe përfaqësim dinjitoz.
06/06/2026
Pamje që flasin vetë. ❤️
Mijëra qytetarë sonte i dhanë Kosovës një mesazh të qartë: rruga e zhvillimit, e drejtësisë dhe e shtetit të fortë vazhdon me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti.
4LBIN KURTI. Qitja pikën më 7 qershor! 🇽🇰❤️
05/06/2026
Bardhi i Madh sonte dha një mesazh të fuqishëm! ❤️
Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe një atmosferë plot energji e entuziazëm, banorët e Bardhit të Madh dëshmuan edhe një herë mbështetjen e tyre të palëkundur për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Në këtë tubim madhështor, së bashku me Kryetarin e Komunës, Valon Prebreza, Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kandidatin tonë për deputet, Dr.Naim F. Bardiqi dhe kandidatët Arton Konushevci dhe Fjolla Ujkani, u konfirmua se Bardhi i Madh vazhdon të mbetet një nga bastionet më të fuqishme të Lëvizjes në Fushë Kosovë.
Faleminderit secilit qytetar për praninë, mbështetjen dhe besimin. Së bashku po ecim drejt një fitoreje të madhe për Kosovën, për Fushë Kosovën dhe për të ardhmen që e meritojnë qytetarët tanë.
05/06/2026
Sot vazhduam takimet me banorët e Miradisë së Epërme dhe Miradisë së Poshtme, ku patëm mundësinë të prezantojmë vizionin dhe programin tonë për zhvillimin e Fushë Kosovës, si dhe të dëgjojmë nga afër kërkesat, nevojat dhe shqetësimet e banorëve.
Në këto takime morën pjesë Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, kandidati ynë për deputet, Dr. Naim F. Bardiqi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Vlonjat A Hasani dhe asambleistja Besarta Berjani Cadraku, të cilët ritheksuan përkushtimin për t’i adresuar prioritetet e qytetarëve dhe për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me secilin lokalitet të komunës sonë.
🙏 Falënderojmë banorët për mikpritjen, pjesëmarrjen dhe besimin e treguar.
❤️ Krejt për shtet, shtet për krejt. Qitja pikën më 7 qershor! 🇽🇰
04/06/2026
TUBIM në fshatrat Miradi e Epërme dhe Miradi e Ulët
Të premtën, më 05 qershor, me fillim nga ora 17:00 në Shkollën Fillore “Vëllezërit Frashëri” në Miradi të Epërme dhe në ora 18:00 në Odën e të Pamës në Miradi të Ulët, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban tubim.
Pjesëmarrës në këto dy takime do të jenë Kryetari Valon Prebreza dhe kandidati ynë për deputet, Naim Bardiqi.
Ju mirëpresim për bashkëbisedim, mobilizim dhe vazhdimin e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt fitores.
Krejt për shtet, shtet për krejt.
❤️ Qitja pikën më 7 qershor!
04/06/2026
TUBIM në Bardh të Madh
Të premtën, më 05 qershor, me fillim nga ora 20:00, në Sallën e Sportit të Shkollës Fillore “Zejnel Salihu”, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban tubim.
Pjesëmarrës do të jetë Kryetari Valon Prebreza dhe kandidati ynë për deputet, Naim Bardiqi dhe kandidati për deputet Arton Konushevci.
Ju mirëpresim për bashkëbisedim, mobilizim dhe vazhdimin e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt fitores.
Krejt për shtet, shtet për krejt.
❤️ Qitja pikën më 7 qershor!