Albkos Safety

  • Home
  • Albkos Safety
Call Directions Website

Albkos Safety Pajisje dhe shërbime profesionale për mbrojtje nga zjarri dhe shpëtim Pajisje dhe shërbime për mbrojtje nga zjarri

Nëse jeni përgjegjës për një biznes, institucion, depo, zyrë apo objekt tjetër, aparatet për fikje të zjarrit nuk duhet ...
24/06/2026

Nëse jeni përgjegjës për një biznes, institucion, depo, zyrë apo objekt tjetër, aparatet për fikje të zjarrit nuk duhet t’i shihni vetëm si pajisje që “duhet të jenë diku aty” — në mur, në kënd apo në një mbajtëse.

Vetëm prania e aparatit nuk mjafton. Ai duhet të jetë në gjendje të rregullt, i kontrolluar, i servisuar, i dokumentuar dhe i gatshëm për përdorim në rast zjarri.

Në blogun tonë kemi shpjeguar:

✅ kur bëhet kontrolli i rregullt;
✅ kur kryhet servisimi periodik;
✅ çfarë është testimi kontrollues;
✅ kur bëhet testimi hidraulik;
✅ kur duhet të zëvendësohet aparati;
✅ pse raporti i servisimit dhe dokumentacioni janë të rëndësishëm.

👉 Kliko linkun dhe lexoni artikullin e plotë: https://www.mbrojtjangazjarri.com/sq/blog/servisimi-dhe-kontrolli-i-aparateve-per-shuarjen-e-zjarrit-ne-kosove.html?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=fire_extinguisher_blog

INTERSCHUTZ është një mundësi e veçantë për të parë nga afër zhvillimet më të reja në industrinë e mbrojtjes nga zjarri ...
04/06/2026

INTERSCHUTZ është një mundësi e veçantë për të parë nga afër zhvillimet më të reja në industrinë e mbrojtjes nga zjarri dhe për të qenë pranë partnerëve tanë profesionalë.

Gjatë vizitës sonë, patëm kënaqësinë të ndalemi te partneri ynë Mobiak SA, i cili u prezantua me një gamë të gjerë produktesh moderne, përfshirë sisteme automatike për shuarjen e zjarrit, aparate për shuarjen e zjarrit dhe pajisje të tjera profesionale për siguri dhe reagim emergjent.

Prezantimi i tyre dëshmoi edhe një herë përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe zgjidhjeve që i shërbejnë drejtpërdrejt sigurisë së njerëzve.

Pas një dite të ngarkuar dhe produktive, mbrëmja u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë, së bashku me ekipin profesional të MOBIAK dhe përfaqësuesit e tyre nga vende të ndryshme, pjesë e të njëjtit rrjet partnerësh ku bëjmë pjesë edhe ne.

Bisedat, shkëmbimi i përvojave dhe energjia pozitive e bënë këtë takim edhe më të vlefshëm për bashkëpunimet e ardhshme.

Kur teknologjia, profesionalizmi dhe partneriteti bëhen bashkë, siguria merr një dimension tjetër.

INTERSCHUTZ është ngjarja më e rëndësishme globale për profesionistët e mbrojtjes nga zjarri, shpëtimit dhe menaxhimit t...
03/06/2026

INTERSCHUTZ është ngjarja më e rëndësishme globale për profesionistët e mbrojtjes nga zjarri, shpëtimit dhe menaxhimit të emergjencave.

Vizita në stendën e WEBER RESCUE SYSTEMS është një ndalesë e domosdoshme për të parë nga afër inovacionet më të fundit në teknologjinë e shpëtimit. Pajisjet dhe zgjidhjet që deri dje konsideroheshin teknologji e së ardhmes, sot janë të gatshme për të qenë në duart e ekipeve të shpëtimit dhe për të bërë diferencën kur çdo sekondë ka rëndësi.

▪️Teknologji moderne
▪️Siguri më e lartë
▪️Më shumë jetë të shpëtuara

16/05/2026
🔥 A e dini se jo çdo aparat për shuarjen e zjarrit mund të përdoret për çdo lloj zjarri?Një aparat për shuarjen e zjarri...
11/05/2026

🔥 A e dini se jo çdo aparat për shuarjen e zjarrit mund të përdoret për çdo lloj zjarri?

Një aparat për shuarjen e zjarrit me ujë mund të jetë i përshtatshëm për shuarjen e zjarreve që përfshijnë materiale të djegshme si letra, druri apo tekstili, por mund të jetë zgjedhje e rrezikshme për pajisje elektrike ose vajra gatimi.

Po ashtu, një aparat me pluhur ABC është shumë praktik, por jo gjithmonë ideal për dhoma serverësh apo hapësira të ndjeshme.

Në blogun tonë kemi përgatitur një udhëzues të thjeshtë dhe praktik për:

✅ llojet kryesore të aparateve për shuarjen e zjarrit
✅ ku përdoren aparatet me ujë, shkumë, pluhur, CO₂ dhe kimikat të lëngët
✅ çfarë aparati nevojitet për zyra, kuzhina, depo apo ambiente industriale
✅ gabimet më të zakonshme gjatë zgjedhjes së aparatit
✅ pse mirëmbajtja profesionale është po aq e rëndësishme sa vetë pajisja

Siguria nga zjarri nuk duhet t'i lihet rastësisë. Aparati i duhur, në vendin e duhur, mund të bëjë diferencën në momentin kritik.

👉 Lexoni artikullin e plotë në faqen tonë: https://www.mbrojtjangazjarri.com/sq/blog/tipet-e-aparateve-per-shuarjen-e-zjarrit-dhe-perdorimi-i-tyre.html

Në këtë blog, do të ofrojmë informacione thelbësore dhe këshilla praktike rreth aparateve për shuarjen e zjarrit. Do të mësoni për llojet e ndryshme të aparateve, përdorimet e tyre specifike dhe si t’i përdorni ato në mënyrë të sigurt dhe efektive. Përveç kësaj, do të eksplor...

Hartimi i planeve të evakuimit është një nga detyrat tona të përditshme. 🔥Këto plane përgatiten në përputhje me Ligjin n...
14/03/2026

Hartimi i planeve të evakuimit është një nga detyrat tona të përditshme. 🔥

Këto plane përgatiten në përputhje me Ligjin nr. 08/L-261 për Mbrojtje nga Zjarri dhe sipas standardeve ndërkombëtare ISO 23601 dhe ISO 7010.

Në situata emergjente, largimi i shpejtë dhe i sigurt nga hapësirat e rrezikuara është thelbësor. Për këtë arsye, planet e evakuimit duhet të hartohen me saktësi dhe në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse.

Një plan i qartë evakuimi mundëson evakuim të sigurt dhe ndihmon në mbrojtjen e jetës së njerëzve. 🚨

📩 Keni nevojë për plan evakuimi për objektin tuaj? Na kontaktoni dhe sigurohuni që biznesi juaj të jetë në përputhje me ligjin dhe standardet e sigurisë.

🔥 Një zjarr mund të zgjasë vetëm pak minuta… por pasojat mund të zgjasin gjithë jetën.Siguria nga zjarri nuk është luks....
13/03/2026

🔥 Një zjarr mund të zgjasë vetëm pak minuta… por pasojat mund të zgjasin gjithë jetën.

Siguria nga zjarri nuk është luks.
Është detyrim ligjor dhe përgjegjësi ndaj njerëzve që punojnë dhe vizitojnë biznesin tuaj.

🧯 Parandalimi shpëton jetë.

Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!
17/02/2026

Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!

Çizme peshkatari (Chest Waders) janë zgjidhje praktike dhe e besueshme për punë në kushte ekstreme lagështie dhe uji.Kar...
06/01/2026

Çizme peshkatari (Chest Waders) janë zgjidhje praktike dhe e besueshme për punë në kushte ekstreme lagështie dhe uji.

Karakteristikat
✔️ Të papërshkueshme plotësisht nga uji
✔️ Çizme të salduara në mënyrë permanente – pa rrjedhje
✔️ Qepje të përforcuara me saldim nga të dyja anët
✔️ Rripa të rregullueshëm për rehati dhe stabilitet
✔️ Xhep i brendshëm praktik për dokumente
✔️ Rezistente në përkulje deri në -50°C

Të certifikuara në përputhje me:
EN ISO 13688 • EN 343 • EN ISO 20347 – OB SRC

📌 Ideale për: shërbime komunale, emergjenca gjatë përmbytjeve, industri, bujqësi, peshkim dhe punë teknike në mjedise me ujë.

🇪🇺 Made in EU

👉 Mos prisni që moti t’ju gjejë të papërgatitur. Pajisuni sot për siguri dhe efikasitet në çdo situatë.

Plani i Evakuimit nuk është opsion – është obligim ligjor.Sekondat vendosin mes jetës dhe vdekjes.Ne hartojmë plane të c...
21/12/2025

Plani i Evakuimit nuk është opsion – është obligim ligjor.
Sekondat vendosin mes jetës dhe vdekjes.

Ne hartojmë plane të certifikuara evakuimi në përputhje me:

📘 Ligjin nr. 08/L-261 për Mbrojtje nga Zjarri
📘 Rregulloren nr. 08/2013 për Përmbajtjen dhe procedurat e hartimit planeve të reagimit emergjent
📘 Standardet ndërkombëtare ISO 23601 & ISO 7010

✅ Rrugë të qarta evakuimi
✅ Sinjalistikë e standardizuar
✅ Trajnim dhe koordinim i stafit
✅ Hartë me orientim “Ju jeni këtu”

🔒 Siguria nuk i lihet fatit – ajo planifikohet.
📞 Na kontaktoni për hartimin e planit tuaj të evakuimit.

Address

Rr. E Pejës Nr. 26

12000

Opening Hours

Monday 08:00 - 04:30
Tuesday 08:00 - 04:30
Wednesday 08:00 - 04:30
Thursday 08:00 - 04:30
Friday 08:00 - 04:30

Telephone

+38344504605

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albkos Safety posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your organization to be the top-listed government service?

Share