NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE NË KRU'RADONIQI-DUKAGJINI'
Ne besojmë te potenciali i të rinjve dhe te dëshira për të mësuar përmes përvojës reale.
Jemi të lumtur të hapim dyert për të gjithë studentët dhe të rinjtë ambiciozë që duan të bëjnë hapat e parë në karrierë duke punuar pranë profesionistëve tanë.
Kjo është mundësia juaj të përfshiheni në projekte reale, të fitoni njohuri praktike dhe të kuptoni më nga afër fushën që ëndërroni të zhvilloheni.
Ofrojmë praktikë 3-mujore në 3 departamente:
1️⃣ Financa & Kontabiliteti – Përgatitu për botën e bankave, financave dhe kontabilitetit
2️⃣ Juridik – Eksperiencë direkte në zyrën tonë ligjore
3️⃣ Teknik – Inxhinieri & mirëmbajtje teknike për të pasionuarit pas teknologjisë
💼 Çfarë fiton?
Eksperiencë praktike në profesionin që dëshiron
Mundësi për të mësuar nga ekspertë të fushës
Njohje dhe rrjetëzim për hapat e parë drejt karrierës suaj
⏳ Kohëzgjatja: 3 muaj
Nëse dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua dhe të bëhesh pjesë e një ekipi profesionistësh, apliko tani!
📩 [https://www.kosovogenu.com/]
✨ Mos e humb këtë mundësi – vendet janë të kufizuara!
KRU "Radoniqi-Dukagjini" SH.A - Gjakovë
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KRU "Radoniqi-Dukagjini" SH.A - Gjakovë, Government Organization, Rr. UÇK, Gjakova.
23/04/2025
Të nderuar fermerë dhe të gjithë konsumatorët e ujit për ujitje, ju njoftojmë se sot më datë 24.04.2025 kemi filluar me furnizim me ujë për ujitje.
Sot fillon mbushja me ujë e infrastrukturës kryesore si dhe furnizimi për nënsistemin “Anandrini i Ulët” (Xërxe-Piranë) dhe në ditët në vijim do të furnizohen dhe nënsistemet tjera.
Luteni që të kontrolloni dhe të kujdeseni për pajisjet furnizuese të ujit(hidrantat) nëpër parcelat tuaja dhe njëkohësisht kërkojm nga ana juaj që ta kurseni ujin maksimalisht sepse kemi munges te ujin në liqen.
Kompania uron një sezonë të mbarë dhe produktive për të gjithë ju si dhe urojmë të kemi furnizim të rregullt dhe pa ndonjë problem në infrastrukturën kryesore.
Sezonë të mbarë dhe të gjitha të mirat për ju!
KRU “Radoniqi-Dukagjini” Sh.A. Gjakovë
Njoftim/Lista e kandidatëve për Koordinator të Inkasantëve.
https://kruradoniqi-dukagjini.com/njoftim-lista-e-kandidateve-per-kordinator-i-inkasanteve/
Njoftim
Të nderuar shfrytëzues të ujit për ujitje. Kompania regjionale e ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” ju njofton se duke filluar nga data 06.09.2024 do të fillojë me reduktime të ujit në të gjithë zonën e shërbimit të nënsistemit “Radoniqi”. Kjo vjen si pasojë e shfrytëzimit enorm të ujit nga liqeni i Radoniqit dhe rënies së nivelit të ujit në liqen.
Me respekt!
Departamenti Teknik
KRU “Radoniqi-Dukagjini” Sh.A, Gjakovë
14/07/2024
N J O F T I M !
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se sot me datë 14.07.2024 në ora 22:00 do të ketë ndërprerje të ujitjes në të gjithë sistemin e ujitjes për shkak të problemit që e kemi në furnizimin e pjesës së ratkocit. Ekipet tona janë duke punuar në evitimin e problemit, prandaj kompania kërkon mirëkuptimin tuaj. Do të mundohemi që në kohë sa më të shkurtër ta evitojmë problemin.
Me respekt!
K.R.U. “Radoniqi-Dukagjini” Sh.A.
NJOFTIM!
Të nderuar fermerë dhe ju shfrytëzues të ujit për ujitje,
Ju njoftojmë se të mërkurën më datë 03.07.2024 do të kemi ndërprerje të ujit për ujitje. Kjo për shkak të problemit të shfaqur në gypsjellësin 1800mm në Rezinë.
Ky problem atakon nënsistemet: Anadrini i Ulët, Ura e Terezive, Rogovë.
Me angazhimin e ekipeve të terenit dhe angazhimin tonë si kompani do të bëjmë maksimumin që furnizimi i rregullt me ujë të vazhdojë të ejten më datë 04.07.2024.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj si dhe probleme të tilla të mos përsëriten!
Me respekt!
KRU Radoniqi-Dukagjini Sh.A. Gjakovë
20/06/2024
Njoftim - Sanim Defekti
Të nderuar konsumator,
Pas një pune të palodhshme të punëtorëve të kompanisë K.R.U. “Radoniqi-Dukagjini” Sh.A. për sanimin e defektit të gypit ф1800 në Rezina, duke punuar deri në orë të vona të mbrëmjes, ju njoftojmë që sot me datën 20.06.2024 është bërë sanimi I këtij defekti dhe se rrjedhja e ujit ka filluar.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.
K.R.U. “Radoniqi – Dukagjini” Sh.A.
14/06/2024
Të nderuar konsumatorë të ujit të ujitjes.
Ju njoftojmë se kemi defekt në gypsjellësin ɸ1800, i cili gjendet në Rezinë dhe përkohësisht e kemi ndërprerë furnizimin me ujë. Ekipet tona janë duke punuar në evitimin e problemit i cili është i natyrës mjaft të vështirë për intervenim, prandaj kompania kërkon mirëkuptimin tuaj. Do të mundohemi që në kohë sa më të shkurtër ta evitojmë problemin.
Me respekt!
K.R.U ,,Radoniqi-Dukagjini” Sh.A. Gjakovë
26/04/2024
Njoftim – Defekt
Të nderuar konsumatorë të ujit të ujitjes të përfshirë në nënsistemin “Anadrini i Ulët” (Celinë-Piranë), ju njoftojmë se kemi defekt në gypsjellësin ɸ 900, gyp kryesor në sistem, i cili gjendet në Celinë dhe përkohësisht e kemi ndërprerë furnizimin me ujë. Ekipet tona janë duke punuar në evitimin e problemit i cili është i natyrës mjaft të vështirë për intervenim, prandaj kompania kërkon mirëkuptimin tuaj. Do të mundohemi që në kohë sa më të shkurtër ta evitojmë problemin.
Me respekt!
K.R.U ,,Radoniqi-Dukagjini” Sh.A. Gjakovë
Njoftim – Fillimi i sezonës
Të nderuar fermerë dhe të gjithë konsumatorët e ujit për ujitje, ju njoftojmë se sot më datë 22.04.2024 kemi filluar me furnizim me ujë për ujitje.
Sot fillon mbushja me ujë e infrastrukturës kryesore si dhe furnizimi për nënsistemin “Anandrini i Ulët” (Xërxe-Piranë) dhe në ditët në vijim do të furnizohen dhe nënsistemet tjera.
Luteni që të kontrolloni dhe të kujdeseni për pajisjet furnizuese të ujit(hidrantat) nëpër parcelat tuaja.
Kompania uron një sezonë të mbarë dhe produktive për të gjithë ju si dhe urojmë të kemi furnizim të rregullt dhe pa ndonjë problem në infrastrukturën kryesore.
Sezonë të mbarë dhe të gjitha të mirat për ju!
KRU “Radoniqi-Dukagjini” Sh.A, Gjakovë
18/03/2024
Konkurs për pranim të punëtorëve sezonal.
Konkurs për pranim të punëtorëve sezonal - KRU Radoniqi - Dukagjini Sistemi i Ujitjes Radoniqi-Dukagjini shtrihet në teritorin e tri komunave të Kosovës dhe atë në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
13/10/2023
Njoftim / Lista definitive e kandidatëve për Auditor të Brendshëm
Njoftim / Lista definitive e kandidatëve për Auditor të Brendshëm - KRU Radoniqi - Dukagjini Sistemi i Ujitjes Radoniqi-Dukagjini shtrihet në teritorin e tri komunave të Kosovës dhe atë në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Address
Rr. UÇK
Gjakova
50000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |
