🗓 Data: E martë, 2 Qershor
🕖 Ora: 19:00
📍Vendi: Platoja e Parkut të Qytetit, Gjakovë
Lëvizja Vetëvendosje - Gjakovë
Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen.
Data: 2 qeshor 2026
Dita: E marte
Ora: 19:00
Vendi: Platoja e Parkut të Qytetit -Gjakovë
01/06/2026
Data: 2 qeshor 2026
Dita:E marte
Ora:19:00
Vendi: Platoja e Parkut të Qytetit -Gjakovë
31/05/2026
Në Ponoshec u mbajt një takim me qytetarë, ku patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë për të arriturat e qeverisjes dhe vizionin për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Në këtë takim morën pjesë bashkë me Glauk Konjufcen edhe kandidatët e tjerë për deputetë Arbërie Nagavci, Agon Batusha, Mimoza Shala, Bajram Mehmeti dhe Rajmonda Ahmetaj.
Gjatë diskutimit u prezantuan rezultatet dhe punët e mira të qeverisjes së udhëhequr nga Albin Kurti, duke u ndalur te reformat, investimet dhe përmirësimet e realizuara në shërbim të qytetarëve. Po ashtu, u fol edhe për pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme të opozitës, të cilat kanë synuar të ngadalësojnë proceset dhe vazhdimin e qeverisjes së suksesshme.
Faleminderit qytetarëve të Ponoshecit për mikpritjen, pjesëmarrjen e madhe dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Lëvizja Vetëvendosje! 116✅
Glauk Konjufca 2✅
Arbërie Nagavci 14✅
Agon Batusha 61✅
Mimoza Shala 66✅
Bajram Mehmeti 79✅
Rajmonda Ahmetaj 85✅
🌿 Pas një aktiviteti simbolik për një Gjakovë më të pastër, ditën e përmbyllëm me “Piknikun e Fitores” një moment bashkimi, energjie pozitive dhe optimizmi për rrugën që kemi përpara.
Mes aktivistëve, grave, të rinjve dhe kandidatëve tanë, ndamë biseda, ide dhe besimin se ndryshimi vjen kur qytetarët angazhohen së bashku për komunitetin e tyre.
Ashtu siç kujdesemi për çdo cep të qytetit tonë, po ndërtojmë edhe fitoren hap pas hapi, me punë, përkushtim dhe dashuri për Gjakovën.
✌️ Pikniku i Fitores ishte më shumë se një aktivitet ishte një dëshmi se kur bashkohemi rreth vlerave të përbashkëta, fiton Gjakova.
31/05/2026
Mbrëm u mbajt një takim i ngrohtë dhe përmbajtësor me gratë, ku të pranishëm ishin kandidatët për deputetë Arbërie Nagavci, Artane Rizvanolli, Agon Batusha, Mimoza Shala, Bajram Mehmeti dhe Ramonda Ahmetaj, me të cilët u bashkëbisedua për politikat dhe programet që kanë përmirësuar pozitën e grave dhe kanë krijuar më shumë mundësi për të rinjtë.
Pra, me fokus të veçantë u diskutua për mbështetjen për lehonat, shtesat për fëmijë, lehtësitë për nisjen dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe mundësitë më të mëdha për punësim. Këto politika kanë sjellë më shumë siguri, më shumë mundësi dhe më shumë mbështetje për familjet tona.
Faleminderit të gjitha grave për pjesëmarrjen, diskutimin e hapur dhe energjinë pozitive. Së bashku vazhdojmë KREJT PËR SHTET, SHTET PËR KREJT.
Lëvizja VETËVENDOSJE! 116✅
Arbërie Nagavci 14✅
Artane Rizvanolli Berisha 19✅
Agon Batusha 61✅
Mimoza Shala 66✅
Bajram Mehmeti 79✅
Rajmonda Ahmetaj 85✅
Mirë se erdhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Harea Hafizademi!
Si votuese për herë të parë, Harea i bashkohet një brezi të tërë të rinjsh që po zgjedhin të mbështesin politika që kanë sjellë rezultate konkrete për rininë e Kosovës.
Gjatë qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti, të rinjtë kanë përfituar nga rritja e numrit dhe vlerës së bursave studentore, mbështetja financiare për studentët, subvencionimi i punësimit dhe i praktikave profesionale, investimet në arsim, si dhe nga zgjerimi i mundësive për punë, zhvillim dhe perspektivë në vendin tonë.
Rinia nuk bindet me premtime boshe. Rinia mbështet punën, rezultatet dhe vizionin për të ardhmen. Prandaj, çdo ditë e më shumë të rinj po i bashkohen Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe angazhimit për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për secilin qytetar.
Mirë se erdhe, Harea!
Bashkë, KREJT PËR SHTET, SHTET PËR KREJT.
🌿 Gjakova që duam, fillon nga kujdesi për çdo cep të saj.
Sot, Gratë për VETËVENDOSJE! bashkë me aktivistë e vullnetarë, kandidatë për deputetë dhe asambleistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë zhvilluan një aktivitet simbolik për të përcjellë një mesazh të thjeshtë, por thelbësor: pastërtia nuk është vetëm çështje komune, por kulturë qytetare dhe përgjegjësi e secilit prej nesh.
Çdo rrugë e pastër, çdo park i mirëmbajtur dhe çdo hapësirë publike e ruajtur është dëshmi e respektit që kemi për qytetin tonë, për njëri-tjetrin dhe për brezat që vijnë.
🌱 Një Gjakovë më e pastër nuk ndërtohet me fjalë, por me veprime.
Sot dhamë shembullin, nesër le ta bëjmë zakon.
Vullnetarët janë energjia që lëviz në çdo lagje, në çdo rrugë e në çdo zemër.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Ismail Qemali
Gjakova
50000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 10:00 - 15:00 |
