Zjarrfikësit e Gjakovës

Zjarrfikësit e Gjakovës

Share

Shërbimi i mbrojtes nga zjarri dhe shpëtimit funksionon sipas ligjit nr.152/2015.

Photos from Zjarrfikësit e Gjakovës 's post 22/03/2026

Gjatë orëve të para pas mesnate, në qendër të qytetit, një veturë është përfshirë nga flakët.

Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervenuar duke lokalizuar dhe shuar zjarrin në kohë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij dhe shmangies së rrezikut për qytetarët dhe pronën përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.

Brigada e Zjarrfikësve mbetet e gatshme në çdo kohë për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente në shërbim të qytetarëve.

Photos from Zjarrfikësit e Gjakovës 's post 06/03/2026

Sot, rreth orëve të mesditës, në fshatin Madanaj është raportuar një rast zjarri ku një shtallë (stallë) pa bagëti është përfshirë nga flakët.

Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe as bagëti brenda objektit.

Photos from Zjarrfikësit e Gjakovës 's post 06/03/2026

Falënderojmë sinqerisht Jetmir Morinën, Komunën e Thalwil-it në Zvicër, si dhe vullnetarët zviceranë për mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar.

Ky donacion është realizuar falë angazhimit të Mihill Komanit, Zyrtar i Lartë në Qendrën Operative, i cili ka bërë organizimin dhe koordinimin e ardhjes së këtij donacioni nga Zvicra.

Ky donacion është një ndihmë e madhe për Brigadën e Zjarrfikësve dhe një shembull i solidaritetit dhe bashkëpunimit mes miqve tanë nga Zvicra dhe institucioneve tona.

Photos from Zjarrfikësit e Gjakovës 's post 02/03/2026

Brigada e Zjarrfikësve e Gjakovës falënderon përzemërsisht kompaninë Comodita Home për donacionin e dyshekëve për të gjithë stafin tonë.

Ky gjest solidariteti dhe përkrahjeje na motivon edhe më shumë në misionin tonë për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Faleminderit për mbështetjen! 🙏🚒

26/02/2026

Sot, në orët e mëngjesit rreth orës 08:00, Brigada e Zjarrfikësve ka intervenuar në një rast aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Qerim. Njësitë tona kanë realizuar tërheqjen dhe nxjerrjen e një personi nga automjeti i aksidentuar, duke vepruar sipas procedurave operative standarde.

Pas stabilizimit fillestar në vendin e ngjarjes, personi i lënduar është dorëzuar tek ekipi i Shërbimit të Urgjencës për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Brigada e Zjarrfikësve mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe reagimin e shpejtë në çdo situatë emergjente. 🚒

Photos from Zjarrfikësit e Gjakovës 's post 13/02/2026

🚒 Intervenim i Brigadës së Zjarrfikësve

Sot, në rrugën Behije Dashi, njësia jonë ka intervenuar me urgjencë për të ndihmuar në nxjerrjen e një personi i cili kishte rënë në një pusetë.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit tonë, personi është nxjerrë me sukses dhe i është dorëzuar ekipit mjekësor për trajtim të mëtejmë.

Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor. 🚨

30/01/2026

🧯🔥 Falënderim për TITAN SPORT – Gjakovë

Ne, si Brigadë e Zjarrfikësve, shprehim falënderimin tonë të sinqertë për kompaninë TITAN SPORT – Gjakovë për donacionin e bërë, konkretisht për dhurimin e bluzave për të gjithë personelin e zjarrfikësve.
Ky gjest solidariteti përfaqëson një mbështetje të vlefshme dhe motivuese për ekipin tonë në kryerjen e detyrave të përditshme në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Faleminderit për përkrahjen dhe bashkëpunimin tuaj! 🤝🔥

Photos from Zjarrfikësit e Gjakovës 's post 24/01/2026

Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve sot kanë intervenuar në një rast aksidenti në rrugën “Dan Polloshka”, ku pas thirrjes emergjente është bërë tërheqja e një personi, i cili fatkeqësisht ishte pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me shërbimet tjera emergjente dhe organet kompetente.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e të ndjerit. 🕊️🚒

Photos from Zjarrfikësit e Gjakovës 's post 20/01/2026

🙏 FALËNDERIM PUBLIK 👨‍🚒🔥

Brigada e Zjarrfikësve shpreh falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për z.Elvir Kurtin, për dhurimin vullnetar të xhamit të derës për nevojat e Brigadës së Zjarrfikësve, pa asnjë kompensim financiar.

Ky gjest fisnik dhe vullnetar tregon humanizëm, solidaritet dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për misionin tonë në shërbim të qytetarëve. Kontribute të tilla na motivojnë dhe na forcojnë edhe më shumë në detyrën tonë të përditshme.

🤝 Faleminderit Elvir Kurti për mbështetjen dhe respektin ndaj Brigadës së Zjarrfikësve

Photos from Zjarrfikësit e Gjakovës 's post 09/01/2026

Dje pasdite, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve të Gjakovës ka intervenuar në shuarjen e zjarrit të madh që kishte përfshirë një pjesë të fabrikës “Comodita” në Gjakovë. Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe ekipet e zjarrfikësve qëndruan në vendngjarje deri në orët e mesnatës, derisa u arrit shuarja e plotë e tij.

Falë reagimit të shpejtë, përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar, u arrit të shpëtohet pjesa më vitale dhe njëkohësisht më e rrezikshme e kompanisë, ku ndodheshin bombola gazi, shpërthimi i të cilave do të mund të shkaktonte pasoja katastrofike.

Shprehim falënderim dhe mirënjohje të veçantë për kolegët zjarrfikës nga njësitë e:
🤝 Prishtinës
🤝 Prizrenit
🤝 Rahovecit
🤝 Pejës
🤝 Deçanit
🤝 Junikut

Po ashtu, falënderojmë KRU Gjakova, kompaninë Fidani Beton dhe kompania Doli për ndihmën e dhënë me cisterna uji, e cila ishte thelbësore për menaxhimin dhe shuarjen e zjarrit. 🚰🤝
Ndërsa kompanisë Comodita i urojmë rimëkëmbje sa më të shpejtë pas këtij rasti të rëndë. 🤝

Ky intervenim dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimin maksimal në mbrojtje të jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve. 👨‍🚒🚨

Photos from Zjarrfikësit e Gjakovës 's post 06/01/2026

Si pasojë e reshjeve të dendura, shumë zona të qytetit janë përfshirë nga vërshimet. Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit, duke intervenuar pa ndërprerë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur.

Ndërhyrjet përfshijnë evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara, sigurimin e objekteve dhe menaxhimin e situatave emergjente, me prioritet mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

🚑👨‍🚒 Ekipet tona mbeten në gatishmëri të plotë dhe do të vazhdojnë intervenimet sipas nevojës, në koordinim me institucionet përkatëse.

📞 I ftojmë qytetarët që për çdo rast emergjent të kontaktojnë numrat zyrtarë 193 ose 112 dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Solidaritet, përgjegjësi dhe kujdes.
Jemi në shërbim të qytetarëve. 💪🌧️

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Gjakova
50000