Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Gjakovë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Gjakovë

Share

Informacione lidhur me aktivitetet kulturore, sportive dhe rinore në Komunën e Gjakovës.

Photos from Komuna e Gjakovës's post 19/05/2026
14/05/2026

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – 18 Maj

Muzeu i Gjakovës organizon Kuizin e Trashëgimisë Kulturore me temën:
“Muzetë që bashkojnë një botë të ndarë”

Përmes këtij aktiviteti synojmë të bashkojmë nxënësit e shkollave të ndryshme, përmes njohjes së trashëgimisë sonë kulturore, historisë dhe identitetit të përbashkët.

Kuizi promovon:
- njohjen e trashëgimisë lokale dhe kombëtare
- respektin për kulturën dhe historinë
- bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet të rinjve

Muzetë janë ura që lidhin brezat, komunitetet dhe kulturat.

Muzeu Etnografik i Gjakovës
18-19 Maj 2026

07/05/2026

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shënoi 7 majin - “Ditën e Betejës së Çabratit”, ngjarje kjo që mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës.

Kujtuam dhe nderuam të kaluarën tonë heroike, duke përcjellë mesazhin e krenarisë tek brezat e rinj.

Falënderojmë për pjesëmarrjen:
Veteranët e Luftës dhe Familjarët e Dëshmoreve,
Shkollën “Zekria Rexha”, Shkollën “Yll Morina”, Shkollën “Emin Duraku”, Shkollën “Fehmi Agani”, Shkollën “Mazllum Këpuska”, Universitetin e Gjakovës “Fehim Agani”, Korin e fëmijëve “Lyra” dhe Fëmijët e Ansamblit të Valleve të Qytetit.

06/05/2026

Beteja e Çabratit – kujtesë e krenari!

Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin kulturor kushtuar shënimit të Dites së Betejës së Çabratit, një ngjarje që mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës.

📅 07 Maj 2026
🕛 Ora 12:00
📍 Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”

Le të mblidhemi së bashku për të nderuar të kaluarën tonë heroike, për të kujtuar me respekt dhe për të përcjellë mesazhin e krenarisë te brezat e rinj.
Nderojmë bashkë, këndojmë bashkë!

Photos from Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Gjakovë's post 23/04/2026

Hapja e ekspozitës “Dita e Re” në kuadër të bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë nga autoria: Barbara Prenka në Galerinë e Arteve.

Artistja përmes veprave tregon se ishte veprim i natyrshëm artistik, një përpjekje për të mbrojtur kujtimet e vendlindjes nga shkatërrimi i luftës dhe për të marrë me vete një fragment nga një kohë për të cilën nuk dihej nëse do të vinte më mundësia për ta gjetur përsëri.

Galeria e Arteve
Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”

Photos from Biblioteka Ibrahim Rugova's post 22/04/2026
Want your business to be the top-listed Government Service in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Gjakova

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00