07/06/2026
Sot 07 qeshor 2026 ,Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve për Rrafshin e Dukagjinit ka votuar në zgjedhjet parlamentare.
Uronë që këto zgjedhje të zhvillohen në mënyrë sa më të mirë, të lirë dhe demokratike, duke reflektuar vullnetin e qytetarëve dhe duke forcuar demokracinë në vend.
01/06/2026
Sot, kryetari z. Fetahu në vizitë në Depon e Miellit “Ylli” – Gjakovë
Kryetari i zyrës së Rrafsh*t të Dukagjinit, Mr.sc. Argjend Fetahu, realizoi një vizitë pune në depon e miellit “Ylli” në Gjakovë, me pronar z. Ylli Morina.
Qëllimi i vizitës ishte që nga afër të njihen realitetet me të cilat përballet një prej pikave më të rëndësishme tregtare dhe shërbyese në këtë qytet. Depoja “Ylli” është e njohur për rolin e saj të veçantë në furnizimin e tregut me produkte bazë ushqimore, duke qenë një hallkë kyçe në garantimin e sigurisë ushqimore dhe shërbimit të përditshëm ndaj konsumatorëve.
Gjatë bisedës me pronarin, z. Ylli Morina, u theksua se bizneset tregtare dhe shërbyese mbajnë një barrë të madhe në periudhat të cilat po kalojmë.
Luhatjet e çmimeve, kostoja e energjisë, transporti dhe konkurrenca e ashpër janë ndër sfidat që rëndojnë mbi ta, shpesh duke u reflektuar drejtpërdrejt në operim dhe stabilitet financiar.
Z. Morina ndau me kryetarin përvojat e tij shumëvjeçare në këtë sektor, duke theksuar se menaxhimi i një biznesi të tillë kërkon përkushtim të vazhdueshëm, transparencë dhe korrektësi në shërbim. Ai u shpreh se mbështetja institucionale dhe kuptimi i barrës reale që mbajnë tregtarët është thelbësore, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të funksionojnë dhe të kontribuojnë në ekonominë lokale.
Nga ana e tij, z.Fetahu vlerësoi angazhimin dhe punën e z. Morina, duke e cilësuar si shembull të qëndrueshmërisë dhe vullnetit të mirë për të ofruar produkte cilësore e shërbime të përgjegjshme për qytetarët. Ai shprehu gatishmërinë që vizita të tilla të mos mbeten vetëm formale, por të shërbejnë si ura komunikimi për të adresuar dhe reflektuar realisht mbi nevojat dhe sfidat e bizneseve tregtare në vend.
Në përfundim të vizitës, u theksua se depo të tilla si “Ylli” nuk janë vetëm pika sh*tjeje, por një garanci e rëndësishme për furnizimin e qytetarëve me ushqim të sigurt dhe të qëndrueshëm, si dhe një pjesë e pandashme e strukturës ekonomike të Gjakovës dhe më gjerë.
26/05/2026
Sot, 26 Maj 2026 kryetari i AKB-së për rrafshin e Dukagjinit,
Mr.sc Argjend Fetahu, dha intervistë për mediumin TV Syri Vision ku diskutuan mbi çshtjen e mbështetjes të sektorit jo publik prej 100 eurosh.
AKB: Mbështetja prej 100 eurosh për sektorin jo publik, e mirëpritur por e pamjaftueshme
Follow TV SYRI on...• FB: https://bit.ly/3rXPhdd• IG: https://bit.ly/3OEISgR• TIK TOK: https://tinyurl.com/4cbdm2k6• YT: https://bit.ly/TV-SYRI-OFFICIAL• WEB...
19/05/2026
Vizitë në Kompanin e prodhimit të ujit "JUNIKU"– Përkrahje për Prodhimtarinë Vendore
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve për Rrafshin e Dukagjinit, Mr. Sc. Argjend Fetahu, i shoqëruar nga antari i bordit z.Iber Idrizi qendroj për vizitë në fabrikën e ujit "JUNIKU" –në Junik , një kompani lidere në prodhimin e ujit natyral dhe të gazuar , prejë qelqi dhe plastika,
Kryetari z.Fetahu, u mirëprit nga znj.Blerta Hoxha , e cili prezantoi kapacitetet prodhuese të kompanisë dhe angazhimin e saj për rritjen e cilësisë dhe inovacionit. Ajo falënderoi kryetarin Fetahu dhe AKB-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj prodhuesve vendorë, duke theksuar rolin e tyre si promotorë të zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të produkteve vendore.
"Mbështetja e AKB-së është jetike për bizneset prodhuese, dhe ne jemi mirënjohës për përkushtimin e tyre në fuqizimin e ekonomisë vendore. Përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale, mund të arrijmë standarde të reja në industrinë e izolimit dhe ndërtimit," u shpreh znj. Hoxha.
Në fjalën e tij, Kryetari Fetahu nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të prodhimit vendor dhe angazhimin për një klimë më të favorshme për bizneset:
"Uji JUNIKU " është një shembull i suksesshëm i industrisë vendore. Si AKB, do të vazhdojmë të mbështesim bizneset prodhuese në promovimin e produkteve të tyre dhe zgjerimin e tregjeve. Vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë dhe më konkurruese.”
Vizita u përmbyll me diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve dhe promovimin e produkteve "Made in Kosova".
14/05/2026
Dje me dt 13 Maj 2026, kishim nderin dhe kënaqësinë që bashkë me Presidentin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Dr.Agim Shahini dhe antarët e bordit të AKB se, si dhe biznese, të presim prefektin e Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ku biseduam lidhur ne zhvillimin ekonomik kombëtar.
Pas pritjes në zyrat e AKB-së, vizituam
Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u pritëm nga kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati me bashkpuntorë.
Po ashtu takuam edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama.
Derisa vizituam edhe Kolegjin Universum, ku perfektit iu nda edhe çmimi për lidership nga presidenti I Universumit Suat Berisha.