Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës - IRDK

Directions Website Contact the organization

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës - IRDK Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës është partia e parë politike e Egjiptianëve të Kosovës.

Fridon Lala zgjedhet kryetar i ri i IRDK.Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës mbajti Kuvendin e 9-të zgjedhor. Delegatë...
02/08/2026

Fridon Lala zgjedhet kryetar i ri i IRDK.

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës mbajti Kuvendin e 9-të zgjedhor. Delegatët e Kuvendit zgjodhën kryetarin e katërt, z.Fridon Lala. Veq kryetarit, delegatët miratuan edhe përbërjen e re të Këshillit Drejtues të partisë.

Me propozim të kryetarit Lala dhe me mbështetjen e kuvendit, z.Xhevdet Neziraj u shpall kryetar nderi, për kontributin e tij shumë vjeqar në IRDK dhe për Republikën e Kosovës.

Falenderim i veqantë për kryetarin Elbert Krasniqi, i cili për 8 vite e ngriti IRDK-në në majat e politikbërjes së Kosovës.

27/07/2026

Gjykata hedh poshtë ankesën e Veton Berishës: S’ka prova se Elbert Krasniqi ndikoi në zgjedhje 👇

Faleminderit nga zemra për 3491 vota!❤️❤️❤️❤️
17/06/2026

Faleminderit nga zemra për 3491 vota!
❤️❤️❤️❤️

06/06/2026
05/06/2026
Programi zgjedhor i IRDK-së është zotim për të vazhduar rrugën e barazisë, dinjitetit dhe zhvillimit për komunitetin ton...
05/06/2026

Programi zgjedhor i IRDK-së është zotim për të vazhduar rrugën e barazisë, dinjitetit dhe zhvillimit për komunitetin tonë dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Për shumë vite, komuniteti Egjiptian është përballur me sfida të shumta sociale dhe ekonomike. Shumë familje kanë luftuar me papunësinë, mungesën e mundësive për arsimim cilësor, kushte jo të mira banimi dhe mungesën e investimeve në vendbanimet e tyre. Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, komuniteti ynë nuk ka humbur kurrë besimin në punë, në arsim, në familje dhe në të ardhmen e tij.
Pikërisht për këtë arsye, tetë shtyllat e këtij programi janë ndërtuar mbi nevojat reale të qytetarëve tanë. Integrimi ekonomik dhe mbështetja sociale synojnë t'u japin familjeve më shumë siguri dhe pavarësi ekonomike. Arsimi dhe edukimi hapin rrugën drejt mundësive të reja për të rinjtë tanë. Punësimi krijon dinjitet dhe perspektivë. Shëndetësia dhe mirëqenia garantojnë kujdes më të mirë për secilin qytetar. Investimet në kulturë dhe identitet forcojnë krenarinë tonë kolektive, ndërsa infrastruktura dhe mbështetja për fermerët krijojnë kushte më të mira jetese dhe zhvillimi në çdo vendbanim.
Ne besojmë se përfaqësimi politik nuk ka kuptim nëse nuk sjell ndryshime konkrete në jetën e njerëzve. Prandaj, angazhimi ynë nuk matet me fjalë, por me punë, projekte dhe rezultate. Besimi që qytetarët na japin përmes votës është një përgjegjësi e madhe dhe detyrimi ynë është që atë besim ta kthejmë në investime, mundësi dhe përmirësim të vazhdueshëm të kushteve të jetesës.
Rruga drejt barazisë së plotë nuk përfundon brenda një mandati. Ajo kërkon përkushtim, unitet dhe punë të vazhdueshme. Por ne jemi të bindur se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme ku asnjë fëmijë nuk mbetet pa mundësi arsimimi, asnjë i ri pa perspektivë punësimi, asnjë familje pa kushte dinjitoze jetese dhe asnjë qytetar pa ndjenjën e përkatësisë dhe respektit të merituar.
Ky është vizioni ynë. Ky është zotimi ynë. Dhe kjo është arsyeja pse kërkojmë besimin tuaj për të vazhduar punën që kemi nisur së bashku.
Për një komunitet më të fuqizuar.
Për një Kosovë më të drejtë.
Për më shumë mundësi, barazi dhe dinjitet për të gjithë.

Me zemër për Kosovën.
Barazi & Dinjitet!

Subvencionimi i fermerëveSubvencionimi i fermerëve u mundëson atyre të kenë qasje më të mirë në teknologji bujqësore, fa...
05/06/2026

Subvencionimi i fermerëve

Subvencionimi i fermerëve u mundëson atyre të kenë qasje më të mirë në teknologji bujqësore, farëra cilësore, plehra, dhe sisteme ujitjeje, duke përmirësuar produktivitetin dhe fitimet e tyre. Ky përmirësim ekonomik rrit standardin e jetesës dhe ndihmon në zvogëlimin e varfërisë.
Bujqësia mund të luaj një rol të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës, dhe subvencionimi i fermerëve stimulon rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme bujqësore. Kjo mund të ndihmoj në zvogëlimin e papunësisë brenda komunitetit Egjiptian, duke kontribuar në një ekonomi më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Përkrahja e fermerëve tanë ndihmon në shtimin e llojllojshmërisë së produkteve bujqësore në tregjet lokale dhe në nivel të Kosovës, duke përmirësuar sigurinë ushqimore dhe duke krijuar një treg më konkurrues për të gjithë fermerët.
Duke subvencionuar praktikat bujqësore të qëndrueshme, fermerët tanë mund të promovojnë teknika miqësore me mjedisin, të cilat janë në përputhje me strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës. Kjo forcon stabilitetin ekologjik dhe ekonomik për brezat e ardhshëm.
Subvencionimi i fermerëve tanë rritë solidaritetin shoqëror dhe tregon përkushtimin e qeverisë për barazi dhe zhvillim gjithëpërfshirës, duke forcuar themelet për një demokraci të qëndrueshme dhe të drejtë.
Një pjesë e konsiderueshme e pjesëtarëve të komunitetit Egjiptian angazhohen në bujqësi, por shpesh përballen me mungesë të mjeteve financiare, pajisjeve moderne dhe subvencioneve për të përmirësuar prodhimin dhe të ardhurat.

Mbështetja e bujqësisë është jetike për rritjen ekonomike të familjeve që varen nga prodhimi bujqësor. Subvencionet dhe investimet e qëndrueshme përmirësojnë efikasitetin dhe ndihmojnë në sigurimin e ushqimit.
Për subvencionimin e fermerëve tanë, IRDK angazhohet për:
• Vazhdimin e ofrimit të subvencioneve për fermerët e komunitetit Egjiptian për farëra, plehra dhe pajisje bujqësore
• Sigurimin e grandëve për zhvillimin e serrave dhe prodhimin modern të qëndrueshëm
• Trajnimin e fermerëve në teknologjitë më të reja dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore.

Mbështetja për infrastrukturën bazëMbështetja për infrastrukturën bazë të komunitetit Egjiptian në Kosovë ndikon në përm...
04/06/2026

Mbështetja për infrastrukturën bazë

Mbështetja për infrastrukturën bazë të komunitetit Egjiptian në Kosovë ndikon në përmirësimin e kushteve të jetesës, zhvillimin e mundësive ekonomike dhe krijimin e barazisë shoqërore. Një infrastrukturë e fortë dhe gjithëpërfshirëse ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien tonë dhe ka një reflektim të thellë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Investimet në infrastrukturën bazë, përfshirë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, asfaltimin, kubëzimin dhe ndriçimin e rrugëve, janë thelbësore për sigurimin e një standardi të dinjitetshëm të jetesës për komunitetin Egjiptian.
Infrastruktura e përmirësuar, si shkolla dhe qendrat e trajnimit, të pajisura mirë, ndihmon në krijimin e kushteve për arsim cilësor për të rinjtë e komunitetit Egjiptian. Kjo ndikon në rritjen e mundësive të punësimit dhe zhvillimin e aftësive që kontribuojnë në pjesëmarrjen më të madhe në tregun e punës.
Investimi në infrastrukturë lehtëson zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe nxit rritjen ekonomike. Ne mund të përfitojmë nga një infrastrukturë që mbështetë tregtinë dhe shërbimet lokale, duke ndihmuar në uljen e papunësisë dhe përmirësimin e gjendjes financiare.
Një infrastrukturë që përfshin nevojat e të gjithë qytetarëve ndihmon në uljen e pabarazive shoqërore dhe përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike. Barazia në qasjen ndaj burimeve dhe shërbimeve forcon besimin mes qytetarëve dhe nxit ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Përmirësimi i infrastrukturës bazë për komunitetin Egjiptian është një investim në barazinë dhe përparimin e shoqërisë kosovare. Kjo ndihmon në krijimin e mundësive të barabarta dhe një cilësie më të lartë jete për të gjithë qytetarët, duke përforcuar themelet për një të ardhme më të ndritshme dhe të qëndrueshme.
IRDK konsideron se komuniteti Egjiptian, përkundër investimeve të Qeverisë së Kosovës gjatë këtij mandati, vazhdon të përballet me mungesë të infrastrukturës bazike në vendbanimet tona, sikurse: rrugët e pashtruara, pengesa në furnizim me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve për ujërat e zeza, që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe shëndetin e familjeve.
Në mbështetje për infrastrukturën bazë, IRDK angazhohet për:
• Vazhdimin e implementimit të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në lagjet ku jeton komuniteti Egjiptian
• Vazhdimin e financimit për investime në sisteme të ujit të pijshëm për të siguruar qasje të qëndrueshme dhe të sigurt për çdo familje
• Vazhdimin e financimit për ndërtimi dhe zgjerimin e rrjeteve të kanalizimeve për trajtimin e ujërave të zeza për të përmirësuar higjienën dhe mjedisin jetësor
• Vazhdimin e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet ndërkombëtare për financimin dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore.

Mbështetja për kulturën dhe ruajtja e identitetitIdentiteti ynë i veçantë është burimi kryesor i krenarisë dhe unitetit ...
04/06/2026

Mbështetja për kulturën dhe ruajtja e identitetit

Identiteti ynë i veçantë është burimi kryesor i krenarisë dhe unitetit tonë dhe një
faktor përcaktues për ruajtjen e vlerave dhe traditave tona.
Ruajtja dhe promovimi i traditave të komunitetit Egjiptian kontribuon në mozaikun kulturor të Kosovës. Ky diversitet është një burim i pasur për artin, muzikën dhe festivalet kulturore, duke forcuar lidhjet mes grupeve etnike dhe duke promovuar tolerancën dhe mirëkuptimin.
Mbështetja për ruajtjen e trashëgimisë tonë ndihmon në forcimin e vetëdijes tonë etnike. Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe krijimi i qendrave për ruajtjen e trashëgimisë tradicionale na ndihmon në edukimin e brezave të rinj për historinë dhe kulturën e tonë, duke i mbajtur këto vlera gjallë.
Mbështetja për artistët, këngëtarët/instrumentistët, mediat dhe krijuesit nga komuniteti Egjiptian rritë përfaqësimin kulturor dhe mundëson promovimin e kulturës tonë në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo kontribuon në një shoqëri ku diversiteti shihet si burim i inspirimit dhe zhvillim i kreativitetit.
Nxitja e respektit dhe njohjes për kulturën tonë, ndihmon në reduktimin e stereotipeve dhe diskriminimit. Një shoqëri që respekton dhe vlerëson të gjitha kulturat, është më tolerante dhe më e drejtë për të gjithë qytetarët e saj.
Integrimi i historisë dhe kulturës së komunitetit Egjiptian në tekstet shkollore dhe në mediat e Kosovës luan një rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit për kontributin tonë në zhvillimin e vendit. Kjo i ndihmon qytetarët e Kosovës të njohin dhe respektojnë diversitetin si pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar.

Komuniteti Egjiptian përballet me mungesë të hapësirave për aktivitete kulturore dhe mosfinancim të mjaftueshëm për promovimin e trashëgimisë tonë. Krijuesit tanë letrar dhe artistik shpesh kanë qasje të kufizuar në burime financiare dhe në platforma promovuese.
Konsiderojmë se ruajtja e identitetit kulturor dhe historik të komunitetit Egjiptian është esenciale për pasurimin e trashëgimisë kombëtare dhe për përforcimin e krenarisë tonë. Kultura dhe trashëgimia formojnë lidhjen tonë me të kaluarën dhe ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhme të fortë.
Për kulturën dhe ruajtja e identitetit tonë, IRDK angazhohet për:
• Ndërtimin e Qendrës së Egjiptianëve në qytetin e Gjakovës për të organizuar aktivitete kulturore, artistike dhe edukative
• Sigurimi i mbështetjes nga Ministria e Kulturës për krijuesit letrarë, artistët dhe këngëtaret/instrumentistët e komunitetit Egjiptian përmes granteve të dedikuara dhe projekteve të përbashkëta
• Digjitalizimi i trashëgimisë kulturore dhe krijimi i platformave online për të rritur qasjen dhe dukshmërinë e krijimeve artistike.

Address

Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës - IRDK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës - IRDK:

Shortcuts

Share