Është e vetmja faqe zyrtare për degen e Gjakovës E gjithë kjo ishte me qëllim që qytetarit të Kosovës t’i kthehet dinjiteti.
AKR-ja është certifikuar si Parti Politike më datën 03.05.2006 në Regjistrin për Regjistrim dhe Veprimtari të partive politike në Kosovë, Nr. 154/0506. Emërtimi i partisë politike, Aleanca Kosova e Re, vjen nga organizata për lobim “The Alliance for New Kosova” që u themelua dhe u organizua nga Behgjet Pacolli në Uashington në vitet 2004-2006, për të lobuar për Pavarësinë e Kosovës. Të angazhuar n
ë këtë lobim ishin edhe emra të njohur, shkencëtar, politikanë, analistë dhe aktivistë ndërkombëtarë si: Januz Bugajski, William Wolker e shumë të tjerë. AKR, si parti politike, ekziston, që nga fillimi i vitit 2006, kur një grup ideatorësh me bindje liberal-demokrate në krye me biznesmenin shqiptar më të suksesshëm në botë, z. Behgjet Pacolli, të shtyrë nga nevojat imediate e qytetarëve të Kosovës të cilët po ballafaqoheshin me varfëri, papunësi e nëpërkëmbje, vendosën të formojnë këtë parti politike dhe përmes saj të sjellin ndërrime në filozofinë politike në Kosovë, duke shfrytëzuar gjithë mekanizmat institucional dhe demokratik. Ky dinjitet ishte cenuar nga politika e papërgjegjshme e një qeverisje që nuk merr për bazë interesat e qytetarëve, por interesat afatshkurta të klasës politike. AKR beson se objektivat mund të arrihen, fillimisht përmes zhvillimit ekonomik dhe rritjes së shkallës së institucionalizimit të institucioneve shtetërore. AKR, formoj degët e saja në tërë territorin e Kosovës dhe mbajti Kuvendin e Parë Zgjedhor me 26.11.2006, ku u zgjedhën e u legjitimuan strukturat udhëheqëse të saj. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Aleanca Kosova e Re u rëndit ndër tri partitë kryesore në Kosovë. AKR, është tashmë, partia më e madhe opozitare dhe përfaqësohet me 13 deputet në Parlamentin e Kosovës. AKR në vazhdimësi ka dëshmuar një rol konstruktiv si opozitë. Ajo ka arritur që për afro një vit, pas krijimit, të shtrij strukturat e saj në tërë territorin e Kosovës.