Shkolla ''Yll Morina'' - Gjakovë

Shkolla ''Yll Morina'' - Gjakovë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla ''Yll Morina'' - Gjakovë, Public School, Rruga "Hysni Dobruna", Gjakova.

04/06/2026

Kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e tyre dhe në historinë e shkollës sonë. 🎓🌟

04/06/2026

Sot, nxënësit e klasave të IX-ta përmbyllën një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre në shkollën tonë. 🎓✨

Me muzikë, buzëqeshje, emocione, shkrime në bluza dhe hedhje të kapeleve, ata krijuan kujtime të bukura që do t’i mbajnë gjatë në zemër. 💙

Një moment i veçantë ishte edhe mbledhja e tyre në korridor, duke shikuar fotografitë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, si një përmbledhje e bukur e kujtimeve, rritjes dhe rrugëtimit të tyre ndër vite. 📸💫

Të dashur nxënës, ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm. Faleminderit për kujtimet e bukura, për sjelljen e mirë dhe për respektin që keni treguar gjatë këtyre viteve. 🌟

Falënderojmë nga zemra të gjithë mësimdhënësit për punën, përkushtimin, durimin dhe dashurinë që u kanë dhënë këtyre nxënësve gjatë gjithë viteve. Kontributi juaj mbetet i çmuar në edukimin dhe formimin e tyre. 📚❤️

Urime përfundimi i klasës së IX-të dhe suksese në çdo hap të ri! 🎉🎓

Photos from Federata e Sportit Shkollor e Kosovës's post 03/06/2026

Një mundësi shumë e mirë për nxënësit tanë dhe për shkollën tonë. 🌿

Përmes aktivitetit “Shkolla në Natyrë”, nxënësit patën rastin të mësojnë jashtë klasës, të bashkëpunojnë, të zhvillojnë aktivitete fizike, të fitojnë përvoja të reja dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.

Falënderime për organizatorët dhe për të gjithë ata që e mundësuan këtë përvojë të vlefshme për nxënësit tanë.

Drejt Malit — Mëso. Lëviz. Eksploro.

03/06/2026

✌️🏫

Photos from Shkolla ''Yll Morina'' - Gjakovë's post 01/06/2026

Në kuadër të Klubit të Humanizmit 🤝❤️, nxënësit e shkollës sonë gëzuan fëmijët e kopshtit “Ganimete Tërbeshi” në Orize, duke u dhuruar lodra të ndryshme me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. 🎈🧸

Falënderojmë mësimdhënësen Donika Markaj për iniciativën dhe angazhimin e saj në realizimin e këtij aktiviteti human dhe të veçantë. 👏🌟

Gjithashtu, falënderojmë përzemërsisht nxënësit tanë për humanizmin, zemërgjerësinë dhe kontributin e tyre të çmuar në këtë aktivitet. 🙏❤️

Buzëqeshja e fëmijëve është gëzimi më i madh! 😊

Photos from SHFMU "Fehmi Agani" Gjakovë's post 01/06/2026

🏫

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rruga "Hysni Dobruna"
Gjakova
50000