Gjykata Themelore Gjakovë

Gjykata Themelore Gjakovë

Share

Gjykata Themelore Gjakovë është e përkushtuar të ketë komunikim efektiv, të hapur dhe të shpejtë me njerëzit të cilëve u shërben.

Photos from Gjykata Themelore Gjakovë's post 25/05/2026

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë priti në takim ministren e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz

Gjakovë, 25 maj 2026 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Fëllanza Knushaj, së bashku me gjyqtaret Mirjeta Shala, Besarta Doli dhe administratorin Rudin Elezi, priti sot në takim ministren e Drejtësisë në detyrë të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku me bashkëpunëtorët e saj Dardan Tolaj, Elëhami Idrizi dhe Veton Bajrami.

Takimi kishte për qëllim trajtimin e temave me interes të përbashkët ndërinstitucional, me theks të veçantë funksionimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, efikasitetin e punës së gjykatës, forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe koordinimin institucional në kuadër të reformave në drejtësi dhe sundimit të ligjit.

Gjatë takimit, Kryetarja Knushaj prezantoi të arriturat dhe prioritetet e Gjykata Themelore në Gjakovë, dhe e informoi ministren lidhur me rezultatet në ngritjen e efikasitetit, qasjen në drejtësi dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në ushtrimin e kompetencave të tij.

Nga ana e saj, ministrja në detyrë, Gërvalla-Schwarz ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës për mbështetjen e institucioneve gjyqësore, në funksion të avancimit të reformave në drejtësi, forcimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Në takim u theksua rëndësia e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit, si dhe nevoja për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve institucionale dhe rritjes së efektivitetit të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

25/05/2026

📢Njoftim për Ditët e Hapura

Gjykata Themelore në Gjakovë njofton qytetarët se, në kuadër të Ditëve të Hapura, kryetarja e Gjykatës, Fëllanza Knushaj, do të mbajë takim të hapur me qytetarë.

📅 Data: 29 maj 2026 (e premte)
🕜 Ora: 13:30

📍 Vendi: Salla e gjykimeve nr.1, kati 1, Objekti i Gjykatës Themelore në Gjakovë

Takimi synon komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe informim lidhur me punën dhe rolin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

👉 Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur!

22/05/2026

ℹ️ Sesion shpjegues me gjuhë të thjeshtë për laikët e fushës.

Photos from Gjykata Themelore Gjakovë's post 15/05/2026

📢 Gjykata Themelore në Gjakovë, mban Tryezën për regjionin e Gjakovës dhe Pejës, lidhur me rastet e dhunës në familje

ℹ Gjakovë, 15 maj 2026 – Gjykata Themelore në Gjakovë, në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka organizuar sot tryezën rajonale për Gjakovën dhe Pejën, me temën “Përmirësimi i gjykimit penal dhe civil dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional”.

🔴 Tryeza u udhëhoq nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, znj. Fëllanza Knushaj, ndërsa pjesëmarrës ishin nga Gjykata Themelore e Pejës, Prokuroria Themelore e Pejës, Prokuroria Themelore e Gjakovës, Policia në Gjakovë, Shërbimi Sprovues në Gjakovë dhe Pejë, Qendra për Punë Sociale e Gjakovës, Zyra për Mbrojt dhe zyrtarë të lartë ligjor nga Zyra Rajonale e OSBE-së.

🟣 Diskutimet u përqendruan në përmirësimin e gjykimit penal dhe civil, si dhe në forcimin e koordinimit ndërinstitucional, ku u theksua se trajtimi efikas i rasteve gjyqësore kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve relevante, reagim të shpejtë procedural dhe qasje të koordinuar.

🤝 Ky aktivitet synon rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, unifikimin e praktikave profesionale dhe forcimin e mekanizmave për rastet e dhunës në familje, me qëllim që sistemi i drejtësisë të veprojë në mënyrë sa më efektive dhe të qëndrueshme ndaj këtij fenomeni.

09/05/2026
07/05/2026

📣 Kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Fëllanza Knushaj, priti sot në takim dy gjyqtarët e rinj, Dardan Beli dhe Labinot Demiraj, të cilët u dekretuan dje nga Presidenca e Kosovës.🇽🇰

🤝 Gjatë takimit, kryetarja Knushaj i uroi për detyrën dhe përgjegjësinë e re, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit.

👏 Po ashtu, ajo shprehu besimin se angazhimi dhe puna e tyre do të kontribuojnë në forcimin e sistemit gjyqësor dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve në Gjykata Themelore në Gjakovë.

🎓 Të njëjtit fillimisht do të vijojnë trajnimin njëvjeçar në Akademia e Drejtësisë, në kuadër të përgatitjes profesionale për ushtrimin e detyrës së gjyqtarit.

07/05/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Gjakovë, 7 maj 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë, dje ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit Q.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vrasje.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “me datën 5 maj 2026 rreth orës 02:30, në rrugën “Mbretëresha Teuta” në Gjakovë, me dashje dhe me mjetë të mprehtë- brisk ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.B. nga Gjakova, në atë mënyrë që si shkak i një mosmarrëveshje të çastit përderisa ndodheshin në automjetin Skoda, të cilën po e drejtonte dëshmitari Sh.Rr., e në të njëjtin automjet ndodheshin edhe dëshmitari R.Rr. dhe i pandehuri G.I., papritmas fillojnë fjalosjen në mes të pandehurve Q.S. dhe G.I. përderisa ndodheshin brenda në automjet, dalin nga automjeti dhe ashtu duke u fjalosur, fillon konflikti fizik mes tyre dhe papritmas i pandehuri Q.S., nxjerrë një brisk nga trupi i tij dhe e godet të ndjerin në pjesën e majtë të gjoksit në drejtim të zemrës, dëshmitarët Rr. e marrin viktimën dhe me të shpejtë e dërgojnë në ambulanten e qytetit, e më pas gjatë dërgimit për në Spitalin Rajonal-Reparti emergjencës ndërron jetë në ora 03:10 minuta, ku edhe është bërë konstatimi i vdekjes së tij nga mjeku kujdestar.”

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Driton Sadiku, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit Q. S., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 5 maj 2026 deri më 4 qershor 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

04/05/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Gjakovë, 4 maj 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit O. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se me datë 2 maj 2026 rreth orës 14:25, në terasën e lokalit “S.” në Gjakovë, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. D. . Fillimisht i pandehuri O. B., e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me shqelm në gjoks, e më pas, pasi i dëmtuari u përpoq të largohej, ka nxjerrë një pistoletë dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, si dhe e ka goditur me kokë duke i shkaktuar lëndime. I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes; policia ka sekuestruar armën dhe një thikë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit O. B., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 2 maj 2026 deri më 1 qershor 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Avdullah Babalija
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00