11/06/2024
Takimi i Forumit të Gruas së AKR-së me zonja dhe zonjusha nga organizatat joqeveritare dhe bizneset në Kosovë.
.
11/06/2024
Takimi i Forumit të Gruas së AKR-së me zonja dhe zonjusha nga organizatat joqeveritare dhe bizneset në Kosovë.
17/01/2024
Gjithmonë të këndshme takimet dhe konsultimet e rregullta të kryesisë së degës së AKR-së në Gjilan.
22/12/2023
Mbrëmja e fundvitit e organizuar nga Aleanca Kosova e Re.
Fotografitë: 📸 Ruzhdi Pacolli
30/11/2023
Për nder të 25 Nëntorit- Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, disa nga anëtaret e kryesisë së degës së AKR-së në Gjilan morën pjesë në hapjen e fushatës sensibilizuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës në bazë gjinore".
28/11/2023
Forumi i Gruas AKR dega në Gjilan, ju përcjell urimet më të mira!
Gëzuar dita e Flamurit tonë kombëtar! 🇦🇱
Qofshim gjithmonë të bashkuar me frymën dhe idealin e atyre që luftuan dhe e mbajtën lart këtë flamur! ♥️👐🏻
07/10/2023
Mbledhja e radhës e Kryesisë së degës së AKR-së në Gjilan, nën kryesinë e Kryetarit të degës z.Ismet Hajdini, dhe në prezencën edhe të Sekretarit të përgjithshëm të partisë z.Vesel Makolli.
Diskutime rreth situatës aktuale politike në vend dhe zgjerimit të degës me nëndegë në lokalitete dhe fshatra të komunës, dhe freskimit të radhëve të antarësisë me kuadro të reja profesionale dhe rinore.
06/10/2023
Disa nga perfaqesueset e Forumit te Gruas se AKR-se, dega ne Gjilan, moren sot pjese ne hapjen e ekspozites kolektive "Thirrem edhe mua" ne Galerine e Arteve ne Gjilan. 🌸
28/07/2023
Disa nga anëtaret e Forumit të Gruas së AKR-së, dega në Gjilan, morën sonte pjesë në njërin ndër aktivitetet e organizuara në kuadër të ditëve të diasporës, të krijuara si kalendar nga Drejtoria e Kulturës dhe Komuna e Gjilanit. 🎭🎼💛🎹
“Të fala nga Gjilani”, mbrëmja e cila në vete përfshinte një përmbledhje me poezi e këngë që erdhën të artikuluara prej aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit në oborrin e Bibliotekës së Qytetit. 🌼✨
"Performanca erdhi për të gjithë qytetarët e Gjilanit e në veçanti për bashkatdhetarët tanë të cilët i japin shumë dashuri, jetë e plot ngjyra qytetit të Gjilanit."
(Teatri i Qytetit- Gjilan)💫
❤️
02/07/2023
E diele humanitare dhe sportive! 🏃🏻♀️🏃🏻♂️❤️☀️
Kryetarja e Forumit të Gruas së AKR-së dega në Gjilan, Festina Kurteshi, e shoqëruar nga disa nga anëtaret e Kryesisë së Forumit, sot morën pjesë në mini-maratonën humanitare 5 km Vrapo për autizëm, aktivitet ky, i mbajtur në Prishtinë, në Sheshin "Skënderbeu", dhe i organizuar nga Organizata "ReplayPeace".
Të gjitha mjetet e grumbulluara nga sh*tja e numrave, do të ju dhurohen fëmijëve me autizëm në Kosovë.
Për kontribut, përkrahje dhe pjesëmarrje të mini-maratonës, kryetares Kurteshi, iu nda mirënjohje nga organizatori i këtij aktiviteti, z.Burim Krasniqi.
Secili nga ne, duke dhënë kontributin tonë, në kauzën e përbashkët për të mbështetur fëmijët me autizëm.🌷
🏃🏻♀️🏃🏻♂️🏃🏼♀️🏃🏽
24/06/2023
Forumi i Gruas së AKR-së dega në Gjilan të shtunën me datë 17 Qershor 2023 mbajti zgjedhjet për Kryesinë e re.
Me këtë rast, delegatet votuan Kryesinë e re me këtë përbërje:
Festina Kurteshi- kryetare
Kaltrina Fazliu- nenkryetare
Fatmire Ajeti Haliti- nenkryetare
Nazlije Shkodra Behluli- sekretare
Elizabeta Abazi Aliu- anetare
Klodina Krasniqi Berisha- anetare
Sebahate Hajdini- anetare
Mirvete Isufi- anetare
Blendiana Mehmeti- anetare
Arijana Ejupi- anetare
Diellza Zymberi- anetare
Pjesëmarrës në punimet e këtij forumi ishte edhe Sekretari i përgjithshëm i partisë, z.Vesel Makolli, i cili ndër të tjera theksoi se Aleanca Kosova e Re si parti demokratike-liberale, target të veçantë në programin dhe aktivitetet e saj, e ka barazinë gjinore, gjegjësisht krijimin e kushteve dhe rrethanave që mundësojnë barazinë e plotë të burrit dhe gruas në aktivitete, zgjedhje dhe vendimmarrje.
Kryesisë së re i urojmë punë të mbarë në të gjitha aktivitetet e tyre të planifikuara.