LDK - Gjilan - Nendega Dardania

LDK - Gjilan - Nendega Dardania

Share

Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan - Nëndega Dardania

30/08/2022

𝗟𝗗𝗞 𝗲 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶𝘁 𝗱𝗼 𝘁𝗮 𝗺𝗯𝗮𝗷𝗲̈ 𝗞𝗼𝗻𝘃𝗲𝗻𝘁𝗲̈𝗻 𝗣𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗺𝗲̈ 𝟮𝟰 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, pas takimit me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve, ka mbajtur konferencën për media, ku ka njoftuar se më 24 shtator do të mbahet Konventa Programore e partisë.

Kjo Konventë do të jetë mundësi e mirë që të vlerësojmë, të analizojmë dhe të vendosim për hapat e mëtutjeshëm për rolin tonë si opozitar si LDK në Kuvendin Komunal, të raport me ekzekutivin e Komunës dhe me zhvillimet komunale që po nënvizon këtë vit jashtëzakonisht të vështirë për qytetarët tanë.

Konventa, përveç përfaqësuesve të zgjedhur e autoriteteve, do ta ketë për nder që ta ketë po ashtu edhe vetë liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gjatë këtyre dy javëve, me sektorët dhe Komisionet profesionale do të punojmë shumë që që t’i orientojmë politikat. Ftojmë të gjithë të interesuarit që përveç regjistrimit online, ata mund të involvohen dhe mund të jenë pjesë e këtyre politikave rekomanduese, për një Gjilan të zhvilluar dhe një Gjilan i cili do të ndërtohet sipas kërkesave qytetare.

Fatkeqësisht, ky vit për qytetarët e Gjilanit mund të konsiderohet si vit i humbur sepse jo vetëm që nuk kemi investime e programe të reja, por edhe ato programe të kontraktuara që ua kemi lënë të gatshme, të cilat janë shumë të mirëpritura sepse i japin imput zhvillimor Gjilanit, edhe më tutje kanë mbetur pa u zbatuar dhe kjo është e pafalshme.

Përveç mos realizimit të programeve zhvillimore të Gjilanit, kemi ndërhyrje edhe në menaxhmente me motive politike e partiake, siç është rasti në KRU Hidromorava, ku edhe do të rrezikohen seriozisht edhe projektet e edhe qëndrueshmëria financiare të ndërmarrjeve.

Organizimi i një numri të madh të njerëzve me kontrata mbi vepër në Komunën e Gjilanit, duke tentuar ta zbusin pakënaqësinë e votuesit apo qytetarit të cilit i është premtuar, do të shkaktoj kaos edhe më të madh të funksionimit të administratës dhe ndërmarrjeve.

Duke qenë se Grupi i Këshilltarëve të LDK-së është shembulli më i mirë i organizimit, ne kemi një unitet veprues për interesa publike, duke i kapërcyer në sekondare interesat puro partiake, sepse përkundër kërkesave e pakënaqësive eventuale të grupeve të caktuara partiake dhe politike, nuk mundet që me sjellje të tilla politike ta vazhdojmë degradimin e qytetit e komunës sonë dhe pritet e qytetareve që edhe më tutje janë të mëdha, ka deklaruar kryetari i Degës së LDK-së, z. Lutfi Haziri.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun – Dega Gjilan
27 gusht 2022

21/10/2021

Takimi i kryesisë së nëndegës Dardania I

08/10/2021
Photos from Lutfi Haziri's post 08/10/2021
03/10/2021

Voto
160 - Lutfi Haziri
160 - LDK - 12 - Diana Toska

21/09/2021

LUTFI HAZIRI JO VETËM NËNKRYETARI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, JO VETË KRYETARI I DEGËS , JO VETËM KRYETARI I KOMUNËS SË GJILANIT, POR EDHE LIDERI I KOSOVËS LINDORE

Dardania ishte e mbetet bastioni i veprimtarive politike, atdhetare e institucionale të intelektualëve të kësaj nëndege me profesione të ndryshme e anëtarësi aktive që i qendruan besnik frymes politike të Dr.Ibrahim Rugovës - Arkitektit të Pavarësisë së Republikës së Kosoves!

Tanimë të gjithë jem të vetëdijshëm se Dardania ishte baza e themelimit të institucioneve shtetërore në kushtet e rrethanat e vështira të diktatures politike, policore, paramilitare e ushtarake serbe.

Në këtë nëdegë u themeluan institucionet e para të Pavarësisë së Kosovës:
• Shtabi Komunal për Referendum për Pavarësinë e Kosoves.
• Këshilli i Financimit.
• Shkolla Fillore "Selami Hallaçi" e shumë shtëpi private u bënë qendrat për arsimin shqip, pas largimit me dhunë të nxënësve e mësimdhënësve nga institucionet arsimore publike.
• Në Dardaninë tonë funksionoi zyra e Shtabit Ushtarak të Mbrojtjes Territoriale për Komunën e Gjilanit, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
• Zyra e Degës së LDK-së,që ishte vendosur në shtëpinë e të ndierit veprimtar,NURI IDRIZIT për veprimtarinë dhe organizimin e saj politik.
• Kryesitë e nëdegës III/1 dhe III/2 shquheshin për aktivitetin e tyre sa politik , po aq edhe humanitar duke ju ardhë në ndihëmë familjeve me nevoja sociale që nuk ishin të pakta.
Anëtarësia ishte gjithnjë e gatshme për të marrë përgjegjësi organizative e politike.
Ne, si kryesi e nëndegës, jemi ndier gjithnjë krenarë me rezultatet e arritura në çdo aktivitete komunale e në çdo palë zgjedhje që ka ndërmarrë Dega e LDK, qofshin ato parlamentare apo komunale. Jemi ndie krenarë me përfaqësuesit tanë që kanë përfaqësuar komunën tonë në nivel komunal dhe institucionet e larta të R.Kosovës e, sidomos me kryetarin e saj z. Lutfi Hazirin, i cili ka një veprimtari të bujshme politike e institucionale me rezultate brilante, që nga rinia e tij.

Nëndega jonë III/1. përkatësisht dy nëndegët e Dardanisë historike ishin e do të jenë kala e Degës së LDK-së.
Të nderuar përfaqësues të strukturave të Degës së LDK-së në Gjilan!

Tani, kur jemi në prag të zgjedhjeve lokale , sot më shumë se kurdoherë na duhet një mobilizim i madh, i fuqishëm i Degës dhe gjitha strukturave tona për fitoren e sërishme në këto zgjedhe për të udhëheq në vazhdim Komunën e Gjilanit.Ky mobilizim i anëtarësisë duhet të jetë i vullnetshëm, unifikues e me interes për qytetarët e komunës sonë. Vetëm një unitet e një marrëveshjeje unike me anëtarët e partisë sonë, do të na çojë në fitoren e sigurtë.

Nuk mjafton vetëm t'i themi vetës jem rugovist, por se jem rugovist të vërtet e dëshmon fitorja dhe puna që do ta bëjmë së bashku. Prandaj, edhe mesazhi i kryetarit zotëri Lutfi Hazirit në konferencat për shtyp, në radiotelevizive private e publike , kudo në takimet me elektoratin e LDK-së, ka përquar mesazhin për unifikim të anëtarësisë së LDK-së për fitore edhe në këto zgjedhje për mandatin e katërtë në qeverisjen e Komunës së Gjilanit.

ECIM PËRPARA, RRUGËS QË TRASOI ARKITEKTI I PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA, ME KRYETARIN LUTFI HAZIRI PASADHES I TIJ.

Me respekt për Ju
Ramadan Sherifi
Nënkryetar i Nëndegës Dardania I

08/09/2021

160 - LDK - Lutfi Haziri
160 - LDK - 12 - Diana Toska

Photos from LDK - Gjilan - Nendega Dardania's post 13/08/2021

Takimi i Nëndegës Dardania I me ekipin e Kryesisë së Degës së LDK së.

11/08/2021

Takim përgatitor dhe konsultativ i Kryesisë së Nëndegës Dardania I - Gjilan

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Isuf Kiki
Gjilan
60000