26/05/2023
Nga takimi i sotëm për tu informimuar nga Ministria e Shëndetësisë për procesin e përditësimit të formulës se Grantit Specifiki për shëndetësinë primare. Me mbështetje të Bankës Botërore përmes fondeve të Swiss Trust Fund, Banka Botërore ka angazhuar si ekspert z. Agron Hamiti, me të cilin Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, dhe drejtoresha e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, dhanë rekomandimet e tyre.
15/05/2023
Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari dhe Shefin e Shërbimit të Sistemit Informativ Shëndetësor z. Nevzat Shemsedini, vizituan disa nga qendrat mjekësore ku shërbimi informativ shëndetësor është instaluar rishtazi.
Procesi i digjitalizimit në zonën urbane ka filluar punën në të gjitha QMF-të, dhe është duke funksionuar në mënyrë të rregullt për të gjithë qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore në këto qendra të kujdesit shëndetësor. Në vazhdimësi jemi duke i marrë masat edhe për funksionalizimin e sistemit digjital edhe në dhjetë QMF e AMF në zonat rurale të Komunës së Gjilanit.
Procesi i digjitalizimit nënkupton sistem elektronik të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, që ndërlidhet me shkurtimin kohor, apo pritjeje për pacientët. Gjithashtu me anë të këtij procesi përcaktohet edhe zonimi i pacientëve.
Punë të mira po bëjmë! 🌻
12/05/2023
Po jetësojmë projekte të rëndësishme!
Thirrje për aplikim
Ftohen personat me aftësi të kufizuar, që janë të interesuar për punë, që të aplikojnë nga data 12 maj 2023 deri me datë 26 maj 2023, në qendrën për shërbime me qytetarë, duke plotësuar kushtet si në vijim:
• Të jetë mbi moshën 18 vjeç
• Banor i Komunës së Gjilanit
• Të ketë kualifikim të mesëm, të lartë shkollor
• Dëshmi mbi aftësim profesional
• Çertifikatë mjekësore mbi gjendjen aktuale shëndetësore, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj
• Kopjen e letërnjoftimit
•
Të përzgjedhurit fillojnë angazhimin e tyre në muajin Qershor 2023
Thirrje për aplikim
Ftohen bizneset e Komunës së Gjilanit për aplikim për punësimin e personave
me aftësi të kufizuar, që të aplikojnë nga data 12 maj 2023 deri me datë 26 maj 2023, në emailet zyrtare:
[email protected]
[email protected]
Të përzgjedhurit do fillojnë angazhimin e tyre në bizneset në muajin Qershor 2023
https://kk.rks-gov.net/gjilan/wp-content/uploads/sites/11/2023/05/Thirrje-per-aplikim-per-personat-me-aftesi-te-kufizuar-te-cilet-jane-te-interesuar-per-pune.pdf
10/05/2023
Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!
04/05/2023
Projekte të mëdha po vijnë 🙌🏻
Për herë të parë në Komunën tonë, në kujdesin parësor shëndetësor do të ofrohen edhe shërbimet e mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Është çështje ditësh deri në funksionalizim të aparaturës së mamografisë!
Dhe për këtë falenderojmë në veçanti Islamic Relief Kosova, të cilët në bashkëfinancim me Komunën tonë, synojmë të sjellim më të mirën për qytetarët!
Punë të mira po bëjmë! 🌻
04/05/2023
Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, sot priti në takim zyrtar përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të organizatave jo-qeveritare.
Këtë vit janë ndarë 40 mijë euro subvencionim për OJQ-të, të cilat kanë aplikuar në përputhje me objektivat e thirrjes publike.
🟢 Shoqata Handikos ‘Forcimi i qëndrueshmërisë së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar’ - shuma e financimit publik 7200 euro
🟢 Inkluzioni ‘Mbështetja e fëmijëve me çrregullim të të folurit përmes qasjes gjithpërfshirëse, dhe krijimi i një ambienti të përshtatshëm për zhvillim’- shuma e financimit publik 6300 euro
🟢 Qendra e Kujdesit Ditor Pema ‘Ofrimi i shërbimeve gjithpërfshirëse psiko-sociale dhe të rehabilitimit’- shuma e financimit publik 6100 euro
🟢 Down Syndrome- Dega në Gjilan ‘Kujdesi juaj sot, garanton mirëqenien time’- shuma e financimit publik 6000 euro
🟢 SHNV ‘Shërbime specifike për të verbër’- shuma e financimit publik 4400 euro
🟢 Autizmi ‘Shërbime terapeutike me bazë në shtëpi për fëmijët me autizëm në Komunën e Gjilanit’ -shuma e financimit publik 2800 euro
🟢 OFAP ‘Ofrim të shërbimeve profesionale psikologjike dhe psiko-edukim për fëmijët dhe familjet në nevojë në Komunën e Gjilanit’ - shuma e financimit publik 2100 euro
🟢 Agro-Farm ‘Përmirësimi i kushteve të familjeve me gjendje të rëndë socio-ekonomike’- shuma e financimit publik 2100 euro
🟢 NGO Thesari ‘Kursi mësimor i gjuhës shqipe, lëndëve shkencore, shoqërore, art dhe vallëzim për fëmijët në asistencë sociale’- shuma e financimit publik 1900 euro
🟢 Qendra Edukative e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta ‘Fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuar intelektuale. Rritja e mirëqenies së tyre mendore, fizike dhe promovimi i përfshirjes sociale dhe vullnetarizmit për këtë grup të synuar’- shuma e financimit publik 1100 euro
Në vazhdimësi do të sigurohemi që kategoritë në nevojë të marrin ndihmën e merituar institucionale.
Punë të mira po bëjmë! 🌻
26/04/2023
Falenderojmë stafin shëndetësor dhe atë teknik të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare, për përfshirjen në kampanjën Green and Clean të Komunës sonë! 💚
🌻
07/04/2023
Shënuam Ditën Botërore të Shëndetit!
04/04/2023
Për herë të parë në Komunën tonë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare pajiset me makina industriale për pastrim të dyshemesë.
Gradualisht po krijojmë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët teknik, e padyshim në këtë mënyrë do të kemi edhe kushte më të mira higjienike.
31/03/2023
Po mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Në këtë mbledhje po diskutohet rreth raportit të punës së vitit 2022, për temat si më poshtë;
🔷 Raporti i punës së DSHMS-së
🔷 Raporti i punës së QKMF-së
🔷 Raporti mbi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kundër gripit sezonal gjatë vitit 2022
🔷 Informatë rreth nevojave të qytetarëve në skemën- ndihmë në barëra
🔷 Të ndryshme
Pjesë e këtij takimi janë Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, Drejtoresha e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, Dr. Veton Uka, Dr. Ismet Uruqi, Kryesuesja e Komitetit znj. Arbresha Berisha, si dhe anëtarët e tjerë të këtij komiteti.
🔵 Totali i ofrimit të shërbimeve nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare për banorët e Komunës sonë ishte 603.649 për vitin 2022
🔵 Furnizimi me barëra dhe materiale të tjera shpenzuese nga lista esenciale e Ministrisë së Shëndetësisë, 43% me barëra, 81% material shpenzues, 100% furnizimi me insulina
🔵 32173 Shërbime laboratorike- Analiza Hematologjike e Biokimike
🔵 17314 Shërbime të Kujdesit Paliativ
🔵 16047 Insulina të shpërndara
🔵 5600 doza te vaksinimit kundër gripit sezonal- janë mbuluar të gjitha kërkesat e qytetarëve
Shpërndarja u bë gjithashtu në çdo njësi kërkuese për aq sa ka qenë nevoja
🔵 15184 doza vaksinimi të rregullt, nga mosha 0-18 vjeç
Vaksinim i kënaqshëm me mbi 95%, sipas rregullave të OBSH-së
🔵 Rritje e kërkesave për ndihmë me barëra, gjendja ekonomike e qytetarëve shtysë kryesore
Pjesa dërmuese e kërkesave kanë të bëjnë sëmundjet malinje, duke vazhduar me sëmundjet e zemrës, oftalmologjike etj
95690 euro subvencionim me barëra për 2022
Gjithashtu po jepen rekomandime të rëndësishme se si të ngritet cilësia në shërbime.
Punë të mira po bëjmë! 🌻
21/03/2023
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim dhe koordinim si dhe me mbështetje financiare nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), po mban punëtorinë me grupin e parë të anëtarëve të ekipit për drejtat e fëmijës me 12 komuna të cilat i kanë themeluar EDF-të, sipas Udhëzimit administrativ (QRK) nr. 06/2022 për themelimin dhe funksionimin e ekipit për të drejtat e fëmijës.
Punëtoria ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve profesionale për ushtrimin e përgjegjësive të EDF, të përcaktuara me Udhëzimin administrativ (QRK) nr. 06/2022 për themelimin dhe funksionimin e ekipit për të drejtat e fëmijës, si dhe për zbatimin e procedurave standarde të veprimit për fëmijë në forma të rrezikshme të punës.
Pjesëmarrës në këtë punëtori janë akterët relevantë, e DSHMS po përfaqësohet nga z. Mursel Zymberi, Drejtor i QPS-së.