04/05/2026
RESPEKTO QETESINE PUBLIKE
Qyteti nuk eshte pistë garash!
Një nga shqetësimet e qytetarëve në mjediset urbane është edhe ndotja akustike, zhurma. Çdo ditë moshat e ndryshme i ekspozohen zhurmës. Nga shkaktarët kryesorë janë punimet në rrugë, muzika e lartë nga kafiteritë, alarmet e veturave emergjente, zhurma e makinave të rënda si dhe zhurma e motorëve sportiv.
Në Republikën e Kosovës ekzistojnë ligjet që NDALOJNE zhurmuesit që shqetësojnë qytetarët.
🚨 Gjobat për zhurmë (ndotje akustike) në Kosovë
Ligji bazë është Ligji Nr. 02/L-102 për Mbrojtje nga Zhurma, i cili thotë:
👉 Çdo zhurmë që tejkalon kufijtë e lejuar dhe shqetëson qytetarët është e ndaluar
Sa janë gjobat?
Gjobat ndryshojnë sipas rastit (individ, biznes, shkelje në trafik), por në praktikë në Kosovë:
🔹 Për individë (p.sh. motoristë, vetura)
* rreth 50€ – 150€ për shqetësim të rendit dhe qetësisë publike
* mund të shoqërohet me:
* ndalim të përkohshëm të mjetit
* detyrim për kthim në gjendje teknike normale
🔹 Për biznese (lokale, kafiteri, etj.)
* nga 200€ deri mbi 1000€+ (varësisht shkeljes dhe përsëritjes)
🔹 Në trafik (automjete me defekte / modifikime)
* gjobë + heqje nga qarkullimi nëse:
* mungon silenciatori
* është modifikuar për zhurmë
Kufijtë e zhurmës (orientues sipas standardeve)
* 🟢 Ditën: rreth 55 dB
* 🌙 Natën: rreth 35 dB
Ndërsa:
* Motoçikletat sportiv shpesh: 80–100 dB
➡️ Pra realisht e tejkalojnë normën ligjore
🚫 NDALOHET ZHURMA NË MJEDISE URBANE
⚠️ VËREJTJE PËR MOTORISTËT
🔊 Zhurma e tepërt nga motoçikletat dhe veturat është SHKELJE LIGJORE
KUFIRI I LEJUAR,
MOTOÇIKLETAT:
❌ Auspuh “sportiv” / pa silenciator = NDALOHET
❌ Zhurmë mbi normë = GJOBË
GJOBAT:
* 50€ – 150€ për individë
* ● masa shtesë (ndalim mjeti / konfiskim i përkohshëm)
🛑 RESPEKTO QETËSINË PUBLIKE
👉 Qyteti nuk është pistë garash!
29/03/2026
Koncerti sonte do te kete live stream,
që po përfaqësohet nga të rinjët e Kosoven në Spanjë
mundeni me ndjeke Live në linkun më poshtë
Fillon në oren 18:00
Tri violonistet 🎻e shkolles muzikes nga Gjilani
Ujisa Haziri dhe Unika Hoxha,
mësimdhënësja Blerina Avdyli dhe
Orhidea Jakupi
mësimdhënëses Njomza N. Krasniqi
që po përfaqësojn Kosoven në festivalin ndërkombëtar në Spanjë me orkestren Amadeus
¡Fiestalonia Milenio está emitiendo en directo!
- be together!❤️ Do you like the video? Click like!The Fiestalonia Milenio Contest & Festival celebrates diversity through music and dance. 🇪🇺❗...
29/03/2026
Tri violonistet 🎻e shkolles muzikes nga Gjilani
Ujisa Haziri ,Unika Hoxha,
mësimdhënësja Blerina Avdyli dhe
Orhidea Jakupi
mësimdhënëses Njomza N. Krasniqi
që po përfaqësojn Kosoven në festivalin ndërkombëtar në Spanjë me orkestren Amadeus
Orkestra e fëmijëve dhe të rinjve “Amadeus” po përfaqëson Kosovën në International Festival-Competition “Spring Symphonies” në Spanjë, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore ndërkombëtare, ku do të konkurrojë me dhjetëra orkestrave nga vende si Holanda, Turqia, Sllovakia dhe të tjera.
Nën drejtimin e dirigjentit Vehbi Shosholli, orkestra do të interpretojë një repertor të pasur me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si Ludwig van Beethoven, Joseph Haydn, Karl Jenkins, si dhe artistëve të shquar si Lorenc Antoni, Anthony Hopkins, Jacques Offenbach dhe Jaime Texidor. Programi synon të tregojë aftësitë teknike dhe ndjeshmërinë muzikore të të rinjve.
Vitin e kaluar, “Amadeus” arriti vendin e dytë në World Orchestra Festival Vienna, duke u renditur mes 40 orkestrave nga e gjithë bota, çka dëshmon cilësinë artistike dhe përkushtimin e saj.
Shume suksese 🎶🎶
24/07/2025
‼️ KUJDES NGA TEMPERATURAT E LARTA!
☀️ Qytetarë të dashur, këto ditë duhet të keni kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.
Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
21/06/2025
Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki
Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia po përfaqëson Kosovën në edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki, duke promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare përmes valleve, këngëve, riteve, dokeve dhe zakoneve.
Ky festival, i organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave CIOFF Sllovaki dhe i zhvilluar nën patronatin e UNESCO-s, bashkon ansamble e grupe nga mbarë bota për të shkëmbyer dhe promovuar diversitetin e trashëgimisë kulturore.
Fotot dhe lajmi: A.K.V " Kemajl Azizi"- Viti