29/05/2024
REAGIM
Në njerin nga portalet lokale të Gjilanit, sot, më 29 maj 2024, është publikuar lajmi me titull:
“Haziri: Iniciativa qytetare nuk përmbushi objektivat, rikthimi në AAK i natyrshëm”
Ne, fillimisht ja rikujtojmë z. Haziri-t se, ne nuk jemi Iniciativë Qytetare, por jemi GRUPI QYTETAR PËR VETËQEVERISJEN E GJILANIT. Grupi është themeluar më 30 shtator 2023, se ka gjasa z. Haziri e ka harruar edhe datën e themelimit. Titulli i lajmit tregon se, z. Haziri as idenë nuk e ka se, pjesë e cilit subjekt ka qenë. Por, në këtë aspekt e mirëkuptojmë se, mosha e bënë të veten.
Nga deklarata vërehet se dalja ishte tinëzare dhe tipike perfide, dhe ne si Grup Qytetar e kemi kuptuar nga një shkrim në profilin e rrjetit social facebook të kryetarit të AAK-së. Pastaj, z. Haziri e ka shkruar një mesazh te grupi jonë i komunikimit ne viber.
Ne, Grupi Qytetar asnjëherë nuk kemi dëgjuar nga z. Haziri se ka ndonjë pakënaqësi, dhe asnjëherë nuk e ka diskutuar me askënd nga ne, se ka ndryshuar mendim dhe bindje politike. Përveç se, nuk ka marrë pjesë në takimet e Grupit me arsyetimin e tij të zakonshëm çdoherë me disa zhvillime familjare.
Mënyra se si ka vepruar z. Haziri është pabesi dhe tipike perfiditet i një lloj sjellje që nuk ka ndodhur në të kaluarën.
z. Haziri, ka qenë anëtari më pasiv i grupit, i cili në asnjë takim nuk ka ardhur me kohë dhe nuk ka qëndruar deri në fund të takimit. Ka qenë i vetmi anëtar i Grupit Qytetar, që sa herë ka folur ka folur jashtë temës. Çdoherë ka diskutuar për tema të pa rëndësishme, dhe duke na mbajtur “peng” me disa informata për familjen e vetë.
z. Haziri, për periudhën sa ka qëndruar në Grupin Qytetar, prej 30 shtator 2023 deri më 29 maj 2024, nuk është shquar për asnjë kontribut dhe iniciativë konkrete të tij, përkundrazi është munduar të pengoj secilën ide dhe iniciativë nga anëtarët e Grupit.
z. Haziri, nuk ka qenë në gjendje të përmbush asnjërën prej detyrave që janë ndarë nga Grupi Qytetar. Çdoherë e ka pasur një obligim që i ka dal në minutat e fundit.
Ne, e kuptojmë se z. Haziri e ka pasur të vështirë ambientimin e tij në mesin tonë, sepse ai ka menduar se edhe ne funksionojmë me logjikën e partisë. Jo, sepse ne jemi e kundërta e partisë, prandaj nuk e gjeti vetën në mesin tonë dhe iku.
Bindjet tona janë se z. Haziri nuk njihet për asgjë tjetër, përveç se si një person që e ka shfrytëzuar maksimalisht ish AAK-në, pastaj ka provuar pak edhe PDK-në, janë akoma të tilla. Megjithëse, në PDK me gjasë ka hasur ne rezistencë.
Z. Haziri është nga personat e vetëm në Gjilan, që tërë familjen e ka të punësuar në institucionet shtetërore – publike. Tash ka menduar që edhe pak vite që i kanë mbetur ti rikthehet ish*t me logjikën “ta provoj mos po del prapë diçka – mos pe hanë prapë”. Ka gjasa i ka mbetur pa u punësuar dikush nga familja e gjerë në organet e shtetit.
Neve na vjen keq, që këtë “privilegje” nuk ia kemi dhënë. Prandaj, e zgjodhi ikjen në mënyrë tinëzare dhe tipike perfide.
Grupi Qytetar është brenda objektivave të tij, ku pikërisht objektivi ynë kryesor është lufta kundër NEPOTIZMIT, që është specialitet i z. Haziri.
Vërtetë na vjen shumë keq që z. Haziri na e pamundësoi t'i shprehim falënderimin tonë për bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin, sepse ai sa ishte anëtarë i Grupit nuk bashkëpunoi, nuk kontribuoi asgjë, dhe nuk u angazhua për asgjë. Prandaj, ne nuk mund t'i dëshirojmë suksese në AAK.
Ne jemi të hapur të na bashkohet çdo qytetar i cili është kundër degradimit të Gjilanit dhe kundër nepotizmit në administratën shtetërore dhe publike.
Grupi Qytetar për Vetëqeverisjen e Gjilanit, këtë reagim e miratoi me të gjitha votat për nga të pranishmit dhe ata që morrën pjesë në votim, në mbledhjen e mbajtur online dhe votoi me procedurë qarkulluese.
Gjilan, më 29 maj 2024
Haziri: Iniciativa qytetare nuk përmbushi objektivat, rikthimi në AAK i natyrshëm - Gazetë Rajonale Online - RajoniPress.com Haziri: Iniciativa qytetare nuk përmbushi objektivat, rikthimi në AAK i natyrshëm - Gazetë Rajonale Online - RajoniPress.com

28/02/2024
19/02/2024
04/02/2024
04/12/2023