Gjykata Themelore Gjilan

Call Directions Website

Gjykata Themelore Gjilan Informohu për gjykatën tuaj

Gjykata cakton masën e paraburgimit dy të pandehurve Gjilan, 18 tetor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kër...
18/10/2026

Gjykata cakton masën e paraburgimit dy të pandehurve

Gjilan, 18 tetor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji dy të pandehurve B. A. dhe S. H., të cilët dyshohen për kryerjen e dy veprave penale të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë muajit shtator 2026 e deri me datë 16 tetor 2026 në Gjilan dhe në lokacione të ndryshme, i pandehuri S. H. me të pandehurin B. A. duke vepruar në bashkëpunim, me aktivitet të shtrirë në territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, paautorizim kanë organizuar, drejtuar, blerë, sh*tur, shpërndarë dhe transportuar substancë narkotike të llojit "marihuanë", në atë mënyrë që i pandehuri B. A. të sigurojë narkotikun, ndërsa transportin ta kryente i pandehuri S. H.

Me datë 16 tetor, gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës, në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit, në pronën e të pandehurit B. A. në veturën e tij gjenden 10 (dhjetë) pako me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit "marihunë", në peshë prej 53.2 kilogram.

Më këto veprime të pandehurit dyshohet të kenë kryer veprat penale në bashkëkryerje organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope dhe veprën penale blerja posedimi, shpërndarja dhe sh*tja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjyqtari Agim Ademi, ka arritur moshën e pensionimitGjilan, 9 tetor 2026 – Agim Ademi, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Theme...
12/10/2026

Gjyqtari Agim Ademi, ka arritur moshën e pensionimit

Gjilan, 9 tetor 2026 – Agim Ademi, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të Rënda.

, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Agim Ademi, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.

Biografia e gjyqtarit:

Agim Ademi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1986 dhe ka kryer provimin e Jurisprudencës në vitin 2002. Praktikën profesionale e ka mbajtur në Odën e Avokatëve të Kosovës nga viti 1990-1991. Në vitin 2006 u emërua si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Gjilanit, në të cilën punoi deri në vitin 2012. Nga data 01.01.2013 ai mori detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal, ndërsa nga nëntori i vitit 2015 kalon si gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda. Ademi ka punuar gjithashtu edhe si Sekretar në Fakultetin e Edukimit në Gjilan nga viti 1997 deri ne 2006. Gjyqtari Ademi njëherit ka qenë shef i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan.

11/10/2026

Gjykata cakton masën e paraburgimit një muaj të pandehurit V. R.

Gjilan, 11 tetor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurit V. R., i cili dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.

Më datë 09.10.2026 rreth orës 14:21 minuta, në fshatin Livoç i Ultë, i pandehuri V. R., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N. B., vëllain e bashkëshortes së tij-tani të ndjerin E. B., ka lënduar rëndë të dëmtuarin M. B. dhe i ka rrezikuar jetën të dëmtuarit R. B., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje për motive akoma të panjohura, i pandehuri fillimisht së bashku me të ndjerën shkon në fshatin Pozheran, Komuna Viti tek familja e të ndjerës, mirëpo kthehen menjëherë në drejtim të Gjilanit, ndërsa të dëmtuarit M. dhe R. B. me tani të ndjerin E. B. me veturën Pikap Opell Combo me targa 239-HM shkojnë pas tij me qëllim që të bisedojnë, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë e tejkalojnë dhe ndalen ta presin, mirëpo i pandehuri me veturën Tiguan, ngjyrë e zezë me targa 06-767-HK vazhdon në drejtim të Gjilanit, gjatë së cilës kohe me armën e llojit Beretta, me nr. serik PX321722 përderisa ishte duke vozitur, shtie në distancë të afërt në drejtim të bashkëshortes së tij, tani të ndjerës N. e cila ishte e ulur përpara, në anën e djathtë të pasagjerit duke e privuar nga jeta, pastaj kthehet përsëri në një rrugë tjetër, në hyrje të fshatit Livoç dhe veturën e ndal pas veturës Pikap ku ishin të dëmtuarit dhe tani i ndjeri, të cilët dalin nga vetura, ndërsa i pandehuri me armën e llojit Bereta del nga vetura dhe ju thotë: “ unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra” dhe përnjëherë shtie në drejtim të tyre ku i dëmtuari R. arrin të ikën, ndërsa të dëmtuarin M. e plagosë, mirëpo i njëjti arrin të ikë në një oborr të një shtëpie, mirëpo tani i ndjeri E. B. nuk arrin të ikë dhe të njëjtin e privon nga jeta në vendin e ngjarjes pasi shtie disa herë në drejtim të tij, me pas veturën e tij të markës Tiguan ku ishte e ndjera N. B. e dërgon në oborrin e spitalit rajonal të Gjilanit, para emergjencës dhe e lë aty, ndërsa vetë shkon dhe dorëzohet në polici.

Më këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

🔗

🏛️ Gjilan, 8 tetor 2026 – Është mbajtur mbledhja e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe mbikëqy...
08/10/2026

🏛️ Gjilan, 8 tetor 2026 – Është mbajtur mbledhja e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe mbikëqyrësve të degëve, në të cilën janë shqyrtuar raporti i performancës për muajin shtator, raporti për tremujorin e III-të dhe raporti nëntëmujor i vitit 2026. 📄

Kryetari i Gjykatës, z. Venhar Salihu vlerësoi angazhimin e gjyqtarëve dhe rezultateve të arritura, ndërsa kërkoi që edhe në periudhën në vijim të vazhdohet me përkushtim dhe angazhim të shtuar në trajtimin e lëndëve, me qëllim të rritjes së mëtejshme të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Komisioni për Administrimin e Gjykatave të KGJK-së viziton Gjykatën Themelore në GjilanGjilan, 1 tetor 2026 – Kryetari i...
01/10/2026

Komisioni për Administrimin e Gjykatave të KGJK-së viziton Gjykatën Themelore në Gjilan

Gjilan, 1 tetor 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu, së bashku me mbikëqyrësit e degëve, administratorin dhe ndihmës administratorët kanë pritur sot në takim Komisionin për Administrimin e Gjykatave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të kryesuar nga gjyqtari Fahret Vellija, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Komisionit, gjyqtarin Besnik Bislimaj, profesorin Ahmet Imami, si dhe përfaqësuesve të Sekretariatit të KGJK-së.

🔗 https://gjilan.gjyqesori-rks.org/2026/10/01/komisioni-per-administrimin-e-gjykatave-te-kgjk-se-viziton-gjykaten-themelore-ne-gjilan/

Kryetari Salihu ka mirëpritur fillimin e punës së gjyqtarit Armend AhmetiGjilan, 1 tetor 2026 – Kryetari i Gjykatës Them...
01/10/2026

Kryetari Salihu ka mirëpritur fillimin e punës së gjyqtarit Armend Ahmeti

Gjilan, 1 tetor 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu ka pritur në takim gjyqtarin z. Armend Ahmeti i cili nga sot ka filluar punën në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndërsa për katër vite ka punuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Në këtë takim, kryetari Salihu i uroj mirëseardhje gjyqtarit dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje, në funksion të efikasitetit më të lartë të trajtimit të lëndëve në gjykatë.

🔗 https://gjilan.gjyqesori-rks.org/2026/10/01/kryetari-salihu-ka-mirepritur-fillimin-e-punes-se-gjyqtarit-armend-ahmeti/

Kryetari i Gjykatës Themelore Gjilan priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Këshilli Gjyqësor i KosovësGjilan...
28/09/2026

Kryetari i Gjykatës Themelore Gjilan priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Gjilan, 28 shtator 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me udhëheqësit e departamenteve të gjykatës, gjyqtarët Agim Ademi, Sahit Boroci, Mevlide Shabani, Arben Xheladini, Bekim Salihu, si dhe administratorin e gjykatës, Shkëlqim Dushica, pritën në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Rrustem Thaqi, dhe Drejtorin e Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi.

🔗 https://gjilan.gjyqesori-rks.org/2026/09/28/kryetari-i-gjykates-themelore-gjilan-priti-ne-takim-kryesuesin-e-keshillit-gjyqesor-te-kosoves/

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të GjilanitGjilan, 24 shtator 2026 – Kry...
24/09/2026

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit

Gjilan, 24 shtator 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me Shefin e Divizionit Civil, gjyqtarin Bekim Salihu, Administratorin Shkëlqim Dushica dhe Mbikëqyrësen e Sektorit për Ekzekutim Arkivim dhe Statistika, Fikrete Destani, kanë pritur në takim përmbaruesit privatë për regjion të Gjilanit.

🔗 https://gjilan.gjyqesori-rks.org/2026/09/24/kryetari-i-gjykates-themelore-ne-gjilan-takon-permbaruesit-private-te-regjionit-te-gjilanit/

Gjyqtarja Luljetë Shabani, ka arritur moshën e pensionimitGjilan, 17 shtator 2026 – Luljetë Shabani, ka qenë gjyqtare në...
17/09/2026

Gjyqtarja Luljetë Shabani, ka arritur moshën e pensionimit

Gjilan, 17 shtator 2026 – Luljetë Shabani, ka qenë gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Kundërvajtës.

, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, znj. Luljetë Shabani, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.

Biografia e gjyqtares:

Luljetë Shabani ka qenë gjyqtare e Departamenti të Përgjithshëm - Divizioni Kundërvajtjes në Gjykatën Themelore Gjilanit. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1987, ndërsa provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2003. Praktikën profesionale një vjeçare e ka kryer në periudhën nga viti 1988-1989 në Kuvendin Komunal në Gjilan. Kurse detyrën e gjyqtares e mori në vitin 2000 dhe filloi punën në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje deri në fund të vitit 2012. Nga data 01.01.2013 ajo u emërua si gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje, ndërsa nga janari i vitit 2015 punoj në Divizionin Penal, për tu kthyer në vitin 2025 sërish në Divizionin e Kundërvajtjes. Përveç punës si gjyqtare ka punuar edhe si profesoreshë në Gjimnazin “Ismajl Qemali’’ në Gjilan nga viti 1997 deri në vitin 2000.

📌 Publikohet Buletini Mujor i Tetë me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.Buletini përmbledh aktivitetet, të arriturat...
08/09/2026

📌 Publikohet Buletini Mujor i Tetë me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Buletini përmbledh aktivitetet, të arriturat dhe zhvillimet kryesore të Gjykatës Themelore në Gjilan, së bashku me degët e saj, duke pasqyruar angazhimin institucional për transparencë, llogaridhënie dhe informim të vazhdueshëm të publikut mbi punën e gjykatës.
📄 Buletinin mund ta lexoni përmes linkut në vijim:https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/reports/87448_KGJK_GjTh_Gjilan_Buletini_Mujor_Numri_VIII_2026.pdf

Address

Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+383280322180

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata Themelore Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category