Biblioteka e Qytetit "Fan S Noli" Gjilan - Zyrtare

Biblioteka e Qytetit "Fan S Noli" Gjilan - Zyrtare

Share

KATALOGU I BIBLIOTEKËS "FAN S NOLI" GJILAN
https://plus.cobiss.net/cobiss/ks/sq/bib/search?db=bqgj

Photos from Biblioteka e Qytetit "Fan S Noli" Gjilan - Zyrtare's post 24/04/2026

Dje dhe sot..

23/04/2026

Nga sot në Botën e Dritës - kolosi shqiptar i letrave Rexhep Qosja..!

23/04/2026

NJOFTIM
....në festim të 23 Prillit
- DITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT DHE DREJTËS SË AUTORIT
.
qytetarët, studentët e fëmijët e komunës sonë, mund të anëtarësohen falas në Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli” Gjilan
Anëtarësimi gratis bëhet nga ora 10.00 -16.00
Ju ftojmë !

Send a message to learn more

Photos from Ars Clubi "Beqir Musliu" Gjilan's post 22/04/2026
16/04/2026

Të shtunën, më 18 prill 2026, ora 12:00
në Bibliotekën e qytetit, "Fan S. Noli" në Gjilan

NË NDERIM TË JETËS DHE FIGURËS LETRARE TË SHERAFEDIN KADRIUT

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi "Beqir Musliu" , mban një takim letrar përkujtimor për shkrimtarin Sherafedin Kadriu, i cili ndërroi jetë më 8 prill 2026 në shtëpinë e tij në Gjilan, pas një sëmundje të rëndë disavjeçare.
Për jetën dhe veprimtarinë e tij krijuese dhe angazhimet tjera publike, do të shprehin nderime, vlerësime, deklamime e shpalim kujtimesh, krijues, studiues, miq e anëtarë të Ars Clubit "Beqir Musliu", ku bashkëveproi, krijoi dhe dha një kontribut tejet të çmuar për vite e vite ...
Përndryshe, Sherafedin Kadriu, la gjurmë të pashlyera, përveç në fushën e e letërsisë ( dy vepra me shkrime kritike e një me poezi), edhe në fushën e arkeeologjisë si dhe të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të Gjilanit me rrethinë.
Takimit letrar përkujtimor i bashkëngjitet edhe Biblioteka e qytetit, "Fan S. Noli" si dhe Familja e shkrimtarit.
Mirëpresim gjithë artdashësit si dhe miqtë e shkrimtarit në kë veprimtari nderuese përkujtimore.

Ars Clubi "Beqier Musliu"

09/04/2026

Ngushëllim,
Për familjen e miqtë e intelektualit dhe veprimtarit Gjilanas-Sherafedin Kadriu. Sh. Kadriu, ishte shkrimtar, autor, veprimtar dhe një nga personat më me ndikim në jetën kulturore dhe arsimore te komunës sonë.
U preftë në paqe shpirti i tij..!

SHËNIME PËR JETËN DHE VEPRËN E SHERAFEDIN KADRIUT

Në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm të 9 prillit 2026, pak muaj para se të dilte në pension nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, ku edhe punonte, pas një sëmundje të rëndë disavjeçare, ndërroi jetë shkrimtari SHERAFEDIN KADRIU, një nga penat e shquara të Krahinës së Anamoravës , si dhe mësimdhënës shumëvjeçar në arsimin gjilanas.

Sherafedin Kadriu u lind më 1961, në Pogragjë të Gjilanit. Gjimnazin shkencor dhe Akademinë Pedagogjike (drejtimi gjuhë shqipe) i kreu në Gjilan, ndërsa me korrespodencë kreu Fakultetin Filologjik, drejtimi letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë.

Mësimdhënës i gjuhës shqipe në disa shkolla të Gjilanit, ndërsa në vitin 2004 pranohet ne QRTK Gjilan, bashkëpunëtor profesional për kulturë jomateriale. Ka përfunduar Masterin Shkencor për Arkeologji, specialiteti Prehistori, me ç’rast mori titullin arkeolog.

KA BOTUAR

• Në kërkim të thellësive poetike, libri i parë në fushën e kritikës letrare, sh. b. “Beqir Musliu”, 2021, Gjilan.
• Në kërkim të thellësive poetike 2, libri i dytë në fushën e kritikës letrare, sh. b.”Rozafa”, 2024, Prishtinë.
• Rrugëtimi i një bashkatdhetari, monografi, (bashkautor me Sabit Rrustemin), sh.b. “Beqir Musliu”, 2020, Gjilan
• K u r v d e s i n n g j y r a t , përmbledhje poetike, edituar nga sh.b. "Beqir Musliu", Gjilan, 2025,

NË DORËSHKRIM

Krijime letrare

• Ngutje e vonuar. Publicistikë
• Si soset jeta (karantina me kancerin). Ditar personal. Publicistikë.
• Rrëfenja nga Brinja....Intervista ndryshe me veprimtarë atdhetarë.
• Vala flet me gurgullima. Poezi për fëmijë bashkë me rrëfimet dhe veprimet e mbesës, Anës së vogël.

NGA TRASHËGIMIA GOJORE E RAJONIT TË GJILANIT
• Mesele për Stejdepartment. Anekdota origjinale. Vetëm rastësia mund të sjellë ndonjë motërzim.

TRASHËGIMIA HISTORIKE, KULTURORE E MATERIALE E RAJONIT
• Gjilani dhe Gjinollët (Interpretime arkeologjike - historike).

BOTIME NGA TRASHËGIMIA MATERIALE
• Kalaja e Pogragjës, Gjilan, 2008.

• Riti i varrimit gjatë epokës së Hekurit në Kosovë, Gjilan, 2019.
• Trashëgimia materiale e Gjilanit me rrethinë, Gjilan, 2021.

PËRFAQËSUAR NË BOTIME TË NDRYSHME

• Në Monografinë e qytetit: Gjilani me rrethinë, Gjilan, 2012, prezantohet me punimin Trashëgimia materiale e Gjilanit me rrethinë.
• Në librin Trashëgimia kulturore e Rajonit të Gjilanit 1, Gjilan, 2016, është përfaqësuar me 60 punime, në 6 prej tyre si bashkautor.
• Në librin Trashëgimia materiale e Rajonit të Gjilanit 2, Gjilan, 2018, është përfaqësuar me 65 punime, në dy prej tyre bashkautor.

NGA BOTIMET PËR NËNË TEREZEN
• Mehmetali Rexhepi – Sherafedin Kadriu (bashkautorë): Kohëngjeshje bamirësie, SHHB “Nënë Tereza”, Dega në Gjilan, 2000.

REDAKTIME, RECENSIONE DHE LEKTURA
• Ka redaktuar katalogë, libra e shkrime letrare si dhe vepra të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale, edituar nga QRTK Gjilan.

Photos from Biblioteka e Qytetit "Fan S Noli" Gjilan - Zyrtare's post 03/04/2026

Sabit Rrustemi, shkrimtari e intelektuali i mirënjohur, gjilanasi e veprimtari i palodhur, i përhershëm në jetën kulturore e patriotike, sot mbushi 67 vjet.
Autorit e kritikut të dhjetra e dhjetra librave e mijëra vargjeve të bukura, mikut më të afërt të Bibliotekës së qytetit, i urojmë sot ditëlindjen..
Ja një biografi e shkurtër:
Sabit Rrustemi
Biblioteka e Qytetit "Fan S Noli" Gjilan

Photos from SHFMU "Selami Hallaçi" Gjilan - Faqe Zyrtare's post 03/04/2026
Photos from Biblioteka e Qytetit "Fan S Noli" Gjilan - Zyrtare's post 02/04/2026
02/04/2026

...Për nxënësit e klasave l - lX...

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 08:00 - 22:00
Tuesday 08:00 - 22:00
Wednesday 08:00 - 22:00
Thursday 08:00 - 22:00
Friday 08:00 - 22:00
Saturday 08:00 - 16:00