Përlepnica

Përlepnica

Share

Fshati Përlepnicë është njeri nga fshatrat me te mdhenj te komunes se Gjilanit, eshte vetëm 7 km larg nga qendra komunale.

Fshati Përlepnicë është vetëm 7 km larg nga qendra komunale, e Gjilanit, ndërsa nga magjistralja qe e lidh këtë qytet me Bujanocin dhe Kosovën Lindore, Përlepnicën e ndan vetëm 2 km. Ndryshe nga shumica e fshatrave, jo vetëm të komunës por edhe të gjithë Kosovës, Përlepnica pati një zhvillim solid të infrastrukturës që para 30 vitesh. Kështu rruga që lidh fshatin me magjistralen që lidh Gjilanin m

Photos from Shoqata Humanitare "Përlepnica"'s post 29/10/2020

FALËNDERIT DIASPORË!

🙏🙏🙏

Photos from Përlepnica's post 17/09/2020

Bamirësia nuk ka të ndalur në vendin tonë, një vyrtyt i çmuar dhe me vlerë të lartë.

Para pak muajve është inicuar nga Bejtulla Osmani ndërtimi i shtëpisë familjes Fazliu që ka jetuar rreth 20 vite në Përlepnicë, iniciativë që ka gjetur mbështetje të gjerë si nga bizneset, po ashtu edhe nga qytetarët e thjeshtë në Përlepnicë dhe në diasporë, por edhe nga qytetarë nga vendbanimet tjera.

Rruga për ta filluar aksionin është hapur dhe mundësuar nga bashkëvendasi ynë që jeton në Zvicër Faredin Mehmeti, i cili ka dhuruar truallin pa hezituar, andaj i jemi falënderues secili nga ne për këtë gjest human dhe të pashoq.

Ndërtimi i shtëpisë ka filluar para pak dite dhe punimet janë duke shkuar mbarë falë mbështetjes financiare dhe punëve vullnetare që po kryhen dhe që janë premtuar nga bizneset e Përlepnicës, mjeshtërve të ndryshëm (puna e dorës) dhe qytetarëve tjerë.

Bizneset e ndryshme në Përlepnicë çdo herë kanë qenë afër njerëzve në nevojë dhe në ballë të aksioneve siç kemi rastin edhe kësaj here me
Fabrikën e betonit "PRO-ENG" (2000€ beton) Rexhep Kadriu,
-Depo e materialeve të ndërtimit "Egzoni"-Shefqet Xhelili
Salloni i tepihave dhe perdeve "LuxTex" Nexhip dhe Dashnim Dalipi
-"Al-Blerti" Mentor Ismajli dhe Adnan Hamidi Rregullimi i dritareve dhe dyerve,
- Rregullimi i ujit: Ardit Abazi,
-Rregullimi i rrymës: Avni Isufi,
-Rregullimi i pllakave: Florim Ramizi,
-P***a e benzinës "Burimi petrol"
(kërkojmë falje nëse kemi harruar ndonjë pa përfshirë).

Por ka edhe shumë e shumë njerëz të vullnetit të mirë që kanë ndihmuar me shuma të ndryshme aksionin (shih listen te Bejtulla Osmani. Lista do të përditësohet edhe për deponimet pas 6 shtatorit
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1565385896956778&id=100004561476916
), të cilët kanë ndarë nga pasuria e tyre me qëllim të shpëtimit të një familje pa kulëm mbi kokë.

Duhet falënderuar familjen e Sadri Kamberit, të cilët kanë dhënë 2000€ nga shuma e grumbulluar për shërimin e tij, një shembull fisnik që duhet ndjekur.

Urojmë që sa më shpejtë ta gëzojnë shtëpinë familja Fazliu!

Photos from Shoqata Humanitare "Përlepnica"'s post 26/07/2020

Falënderit DIASPORË që po jeni afër vendlindjes në çdo mënyrë!

Pa JU asgjë nuk është mirë, andaj u jemi falënderues tërë jetën!

04/03/2020

Sot eshte ndar nga jeta ne moshen 57 vjecare profesor Naim Shaqiri

Prof Naim Shaqiri ka qenë pjesëmarrës i lëvizjeve politike dhe kombëtare që prej rinisë së hershme.

Varrimi i te ndjerit behet neser - e enjte ne varrezat e Perlepnices, me namazin e ikindise

Ngushëllime familjes Shaqiri!

16/02/2020

Poezi e huazuar
***************
Si tërmeti nëpër shkrepa;
Muaj maj 85;
Lëkundi edhe foshnjet nëpër djepa;
Trimi i shqipes u nda nga jeta.

Pushoi zemra e djalëris;
N'kto momente të skllavërisë;
Shum i vuajtur nburg e nmërgime;
Kurr spushoi për nënën trime.

Nënë shqiponja e lshon një za;
Për një trim që ju ka vra;
Përmallueshëm e kujton;
Kur nga gjiri se largon.

Në momentet më të vështira;
Nëna i tha fjalët më të mira;
O Zijah o trim dai;
Ti për neve dert mos ki.

Ke për rreth motra vllazni;
Shokë e miq farefisni;
Një flamur t'pushon mbi kry;
Është flamuri kuq e zi;
Është flamuri i shqiponjes;
Nëna e jote e mbar Kosoves.

01/02/2020

NJOFTIM!

Ka ndërruar jetë (më 31.1.2020) SEVDIE (MALIQI) RAMIZI në moshën 59 vjeçare.

Varrimi bëhet të shtunën më 1.2.2020 me Ikindi 14:34 në varrezat e Përlepnicës.

Ngushëllime familjes Ramizi dhe gjithë të afërmve tjerë!

30/01/2020

E dhimbshme është kur japim këso lajme.
i dhimbshëm fakti që sot u largua një engjëll nga ne.

Te nderuar miq, iu njoftojmë se ka vdekur me 29.01.2020 Adriatik Shaqiri ne fatkeqësi komunikacioni. Adriatiku vdiq ne moshën 25 vjeçare, duke na lënë të pikëlluar për tanë jetën.
Varrimi i të ndjerit dhe namazi xhenazes falet me namazin e xhumasë ne Xhaminë e Përlepnicës

varrimi i te ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Perlepnice.
Zoti e shpërbleftë me Xhehnet

Ngushëllime Familjes Shaqiri!!

Photos from Përlepnica's post 23/01/2020

Nënshkrimi i kontratës për renovimin e shkollës "Skënderbeu" në Përlepnicë, është lajm i gëzueshëm për nxënësit dhe prindërit e këtij fshati.

Puna dhe angazhimi i dy drejtorëve, atij të drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, dhe drejtorit të shkollës, Fidan Shaqiri, dhe i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë që ky projekt të përkrahet nga qeveria Haradinaj.

Urime nxenës!

Referuar nga faqja e zv Ministrit Rexhep Kadriu

Photos from Përlepnica's post 13/09/2019

Haxhi Nuhi Mehmeti nga Përlepnica, prishë objektin, lëshon pronën private, madje jep 2000 euro për zgjerimin e rrugës, ndërsa zv.ministri Rexhep Kadriu i bashkangjitet këtij gjesti madhështor me 1000 euro. Nuk ka popull më fisnik e më të ndershëm se shqiptarët, vetëm duhet që t'i udhëheqë dikush i ndershëm, që vërtetë e do vendin, e do popullin e vet.

Ky projekt është i financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit. Raste të tilla si ky ka shumë gjithandej Kosovës, dhe kjo na bënë të veçantë nga popujt tjerë. Familjet shqiptare, me fanatizëm e ruajnë nderin, respektin, humanizmin dhe ndihmën ndaj tjetrit ndër breza.

Kosova zhvillohet, integrohet dhe bëhet shtet, vetëm duke nxjerrë në pah interesin e përgjithshëm.

Referuar nga Rexhep Kadriu

14/04/2019

E dhimbshme qenka kur japim këso lajme,
si ky i sotit, i dhimbshëm fakti që sot u largua një engjull nga ne.

Suela Qazim Mehmeti sot ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër e famëkeqe që ia mori jetën shumë shpejtë.

Varrimi i të ndjeres bëhet Të Hënën me 15 Prill 2019 me IKINDI (ora 16:20) në varrezat e Përlepnicës.

Ngushëllime familjes Mehmeti!

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Gjilan