29/11/2014
Qendra e Gjilanit
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lugina Rexhep Kadriu, bulevardi i pavarsise, Gjilan.
29/11/2014
Qendra e Gjilanit
10/09/2014
http://www.gazetaexpress.com/lajme/haziri-marreveshja-e-sotme-kthim-i-shpreses-41817/
Haziri: Marrëveshja e sotme, kthim i shpresës Kryetari i Gjilanit dhe zyrtari i lartë i LDK’së Lutfi Haziri e ka komentuar marrëveshjen LDK-AAK-NISMA me VV’në. Haziri ka thënë se
E thirr ni djal policin
Djali : Alo policia
Policia : po urdheroni
Djali : Amuni me ardh se baba jem o tu rreh me ni kojshi qe sdi sa
Policia : Po pse nuk thirrshe ma heret
Djali : Po dej parzit ke tu fitu baba jem po tash ati kujshis i erdhen Vllaznia....
18/08/2014
Rexhep Kadriut, kreut të AAK-së në Gjilan, nuk i bëjnë përshtypje deklarimet e anëtarit të kryesisë së PDK-së, njëherësh deputeti në legjislaturën e re, Zenun Pajaziti, se subjekti i tij PDK-ja nuk po rri duarkryq, por është duke punuar për t’i bërë numrat dhe të qeverisë me vendin, dhe se kanë për ta shpërndarë edhe bllokun opozitar ku njëra nga partitë e bllokut ka për t’ju bashkangjitur PDK-së.
Pajaziti është njeriu i fontanë dëshirave të zbehta, thotë Kadriu (2L ONLINE) – Rexhep Kadriut, kreut të AAK-së në Gjilan, nuk i bëjnë përshtypje deklarimet e anëtarit të kryesi...
Kerkojme admin ata qe jane te interesuar te na shkruajn ne inbox
13/08/2014
Topaloglu: Ne gjithmonë e kemi përkrahur Komunën e Gjilanit - Rajonipress.com Agjencia Rajonale e Lajmeve - Rajonipress.com, Lajme lokale nga anamorava, rajoni, bota, Gjilan, Kamenice, Viti, Novoberde, Prishtina, Kosova, Republika e Kosoves
13/08/2014
Pozitë e opozitë në terren, impresionohen me punimet në infrastrukturë në brezin kufitar “Ishim t’paketuem, si në gjendje lufte kur pret naj dëbim prej fshatit, për me u shpërngulë”. Kështu e nisë rrëfimin e jetës së
13/08/2014
Haziri: Riformatizimi do të ndodhë Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit thotë se riformatizimi i qeverisjes lokale do të ndodhë pasi të bëhet një vlerësim i punës së secilës
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
NË KOHË CAKTUAR
-I- Shkollat Fillore :
1. Shkolla Fillore “Agim Ramadani” në Zhegër
• Një mësimdhënës të lëndës edukatës muzikore,
• Një mësimdhënës të lëndës histori-gjeografi, 12 orë në paralelen e ndarë në Haxhaj dhe 8 orë në Shurdhan (16 orë histori dhe 4 gjeografi).
2. Shkolla Fillore “Lagjja e II” në Gjilan
• Një edukatore
3. Shkolla Fillore “Fetah Qerimi” në fsh. Verbic e Zhegocit
• Dy mësimdhënës të lëndës së matematikës me nga 15 orë, njëri në paralelen e ndarë në Zhegocë,
• Një mësimdhënës të ciklit klasor, paralelja e ndarë në Zhegocë,
4. Shkolla Fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan
• Një punëtor teknik-pastrues
• Një mësimdhënëse të lëndës së gjuhës angleze-pushim i lehonisë
5. Shkolla Fillore “Mulla Idriz Gjilani”-Vlekincë
• Një mësimdhënës të biologjisë 10 orë, në paralelen e ndarë në Muqibab
6. Shkolla Fillore ‘Liria ‘ në Pogragjë
• Një mësimdhënës të ciklit klasor, në paralelen e ndarë në Stublinë
7. Shkolla Fillore ‘Abaz Ajeti’ në Gjilan
• Një edukatore
• Një punëtor teknik-shtëpiak
8. Shkolla Fillore ‘Esat Berisha’ në Llashticë
• Një punëtor teknik
9. Shkolla Fillore ‘ Ramiz Cernica’ në Cernicë
• Dy mësimdhënës të ciklit klasor, njëri në paralelen e ndarë në Gumnisht dhe njëri në paralelen e ndarë në Kravaricë
10. Shkolla Fillore ‘Bajram Curri’ në Shurdhan
• Një punëtor teknik
11. Shkolla Fillore ‘Skënderbeu’ në Përlepnicë
• Një mësimdhënës të ciklit klasor, paralelja e ndarë në Kmetoc
12. Shkolla Fillore ‘Afërdita ‘ në Kishnapole
• Dy mësimdhënës për lëndën e matematikës, njëri për 10 orë,
• Një mësimdhënës të lëndës së gjuhës angleze,
• Një mësimdhënës për lëndën e fizikës 10 orë,
• Një punëtor teknik-rojtar
13. Shkolla Fillore ‘ Nazim Hikmet’ në Dobërqan
• Një mësimdhënës të ciklit klasor me klasë të kombinuar në paralelen e ndarë fizike në Bukovikë (klasa II dhe IV),
• Një mësimdhënës për lëndën e matematikës në paralelen e ndarë në Bukovikë, 15 orë
Mësimi në gjuhën turke
• Një mësimdhënës i matematikës, 15 orë
• Një mësimdhënës të ciklit klasor ( klasë të kombinuara I dhe IV),
• Një mësimdhënës të ciklit klasor ,( klasa e V).
-II- Institucinetet parashkollore
1. IP ‘Ardhmëria I’
• Një edukatore
2. IP ‘ArdhmëriaII’
• Dy edukatore
-III- Shkollat e Mesme të Larta
1. Shkolla e Mesme e Mjekësisë ‘Asllan Elezi”
• Katër mësimdhënës për lëndë mjekësore
• Një mësimdhënës të lëndës së gjuhës angleze
2. Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai”
• Katër mësimdhënës për lëndë të matematikës, njëri 15 orë,
• Një mësimdhënës të lëndës së fizikës 14 orë, 4 prej tyre në sh.m.e. “Marin Barlet”
• Dy mësimdhënës, inxhinier të elektroteknikës-energjetikë, njëri 10 orë
• Një mësimdhënës, inxhinier i gjeodezisë.
3. Shkolla e Mesme e Bujqësisë “Arbëria”
• Katër mësimdhënës për lëndë të matematikës, njëri 12 orë
• Një mësimdhënës të lëndës së tekstilit
4. Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti”
• Një mësimdhënës për lëndë të matematikës
5. Shkolla e Mesme “Arti Pamor”
• Një mësimdhënës për lëndë të matematikës, 12 orë,
• Një mësimdhënës për lëndën dizajn veshje.
6. Shkolla e Muzikës
• Pesë mësimdhënës të lëndës –Piano
• Një mësimdhënës të lëndës –Korepetitim
• Dy mësimdhënës të lëndës -Violinë
• Një mësimdhënës të lëndës –Kitarë
Kohëzgjatja e kontratës për këto vende të punës është një (1) vjeçar, deri më 31.08.2015, pas skadimit të këtyre kontratave, për disa nga këto vende të punës së plotësuara , punëdhënësi do të bëjë një analizë dhe poqëse parasheh se nuk do të shpallet konkurs, nëpunësit do t’i vazhdohet kontrata e punës.
Për nëpunësit ndihmës –teknik , kontrata e punës është në kohë ta pacaktuar.
Kushtet e konkursit :
Kualifikimi për mësimdhënës : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit të MASHT-it,Nr. 09/2014, në mungesë të kandidatëve të cilët kërkohen sipas normativit në fjalë, komisioni do të bëjë një emërim të përkohshëm, konform nenit 35 parag 5 të ligjit për arsimin parauniversitar, nr.04/L-032, nga radha e kandidatëve me kualifikim dhe kushte më të përafërt.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 8/2010,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Për vendet e punës në fjalë nevojiten këto dokumente: Diploma mbi përgatitjen profesionale ,kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi pёrvojёn e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori gjendjes civile me të cilin dëshmohet vendbanimi i kandidatit, si dhe vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime. Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit .
Për këto vende të punës, kandidatët do t’i nënshtrohen intervistës me gojë.
Komisioni do të bëjë selektim të aplikacioeve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativin, 09/2014.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan.
Për vendin dhe kohën e mbajtjes së intervistës, kandidatët do të njoftohen përmes listës-ftuese e cila do të vendoset në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, pas mbylljes së konkursit.
Haziri: “Bezi”, “Raci” dhe “Reshi” dhanë vulën e suksesit për futbollin gjilanas
Gjilan, 9 gusht 2014 – Është mbajtur sot turneu memorial kushtuar tri fugurave që dhanë kontribut të madh për sportin gjilanas dhe atë kosovar: Selami osmani - “Bezi”, Kemajl Halimi - “Raci” dhe Reshat Osmani - “Reshi”, i cili është organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe klubin e futbollit “Drita”.
Fillimisht, kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejrori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bujar Haziri dhe kryesia e klubit “Drita” kanë vënë kurora lulesh tek varret e tre personaliteteve të futbollit gjilanas.
Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se këta janë vijues i krejt atij angazhimi të madh, qoftë si donator, vullnetar, qoftë si punëtorë sportiv, trajner dhe njerëz që i kanë dhënë vulën e suksesit për Gjilan
“Tradicionalisht Gjilani e organizon turneun. Jam i nderuar që sivjet më jepet rasti ta vazhdojë këtë traditë. Janë tre emra të mëdhenj që Gjilanit i bëjnë nderë në zhvillimin e sportit, në kultivimin dhe angazhimin e brezave të rinjë, për që historia e bujshme e Gjilanit në sport, e në vecanti në futboll, lidhet me emrat e tyre dhe me emrat e shumë gjeneratave tjera. Këta janë vijues i krejt atij angazhimi të madh, qoftë si donator, vullnetar, qoftë si punëtorë sportiv, trajner dhe njerëz që e kanë dhënë vulën e suksesit për Gjilan. Ne i nderojmë sot, gjunjëzohemi dhe lutemi që vullneti i tyre për zhvillimin e futbollit në Gjilan të jetë vullnet yni i përbashkët që t’i nderojmë me pretendim serioz që ta bëjmë turneun sa më masiv, së më ndërkombëtar , jo vetëm në suaza të vendit tonë dhe regjionit, por një turne në të ardhmen që gatë këtij muaji do ta shënojë një ngjarje vërtet të madhe të futbollit në Gjilan dhe në Kosovë”, tha Haziri.
“Drita” fituese e turneut
Në turne pos “Dritës”, ka marrë pjesë edhe “KF Trepça”, “KF Gjilani” dhe “KF Ferizaj”. Turneun e shpalli të hapur kryetari Lutfi Haziri dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Pas zhvillimit të takimeve, skuadra e “Dritës” ka fituar turneun pas penalltive në finale me Gjilanin, ndërsa vendin e tretë e zuri “Trepça” nga Mitrovica.
Klubi më fair-play është shpalluar “KF Ferizaj”, lojtari më i mirë i turneut Ardian Limani i “Dritës”, derisa portieri më i mirë u zgjodh Samir Huruglica, po ashtu i skuadrës nikoqire.
Çmimet dhe mirënjohjet i ndau drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i komunës së Gjilanit, Bujar Haziri, i cili pohoi se në të ardhmen synohet që ky turne të jetë me përmasa ndërkombëtare.
Te gjith fansave ju deshirojm nje mbremje te bukur