PDK - Dega Gjilan

PDK - Dega Gjilan

Share

Faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan.

13/05/2026

Kjo është lista jonë. Profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve.

Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj.

Përveç listës, në ditët në vijim PDK do ta prezantojë edhe programin më serioz dhe më të përgjegjshëm për shtetin dhe qytetarët.

Më 7 qershor, ju do ta keni edhe një mundësi për të vendosur për të ardhmen e vendit, ndërsa thirrja ime është e përzemërt: Besoni në Kosovë!

07/05/2026

Të dashur bashkatdhetarë,

Regjistrohuni deri më 17 maj dhe së bashku me ne, bëjeni ndryshimin që i duhet Kosovës.

Mos lejoni askënd të na ndajë. Ju jeni pjesë e pandashme e atdheut tonë.

06/05/2026

Të dashur bashkatdhetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë,

Sot është hapur afati për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 7 qershor. Regjistrimi do të jetë i hapur deri më 17 maj.

Për t’u regjistruar hyni në platformën:

https://diaspora.kqz-ks.org

ose regjistrohuni përmes postës, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë.

Shpreheni përkrahjen tuaj përmes votës, kudo që jeni!

28/04/2026

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Prishtinë, 28 prill - Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot edhe kryetarët e degëve të saj, duke kërkuar mobilizim të plotë të strukturave partiake në të gjithë vendin.

PDK rithekson se do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik, duke u angazhuar në të gjitha format demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e tyre.

“Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, është shprehur kryetari Hamza.

PDK thekson se do të jetë në ballë të përpjekjeve politike dhe qytetare për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike për të ndalur përmbysjen e rendit kushtetues.

Photos from Bedri Hamza's post 20/04/2026
09/04/2026

Urimi i Kryetarit Hamza me rastin e Ditës së Kushtetutës: PDK mbetet e përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e aktit më të lartë juridik

Prishtinë, 9 prill – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Hamza theksoi se Kushtetuta përbën aktin më të lartë juridik të shtetit, mbi të cilin mbështetet rendi demokratik dhe garantohet mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari.

“Kushtetuta mbetet udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Hamza.

Ai, po ashtu, theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të Kushtetutës në çdo rrethanë.

“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e këtij akti në çdo kohë dhe rrethanë. Gëzuar Dita e Kushtetutës!”, ka përfunduar Kryetari Hamza.

Photos from PDK - Dega Gjilan's post 20/03/2026

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i degës Z. Riad Rash*ti, së bashku me kolegë vizituan Bashkësinë Islame në krye me z. Naim Aliu, për t’i përcjellë urimet më të sinqerta.

Përmes kësaj vizite, u shpreh vlerësim i lartë për punën dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Bashkësisë Islame në shërbim të besimtarëve dhe në kultivimin e vlerave tona të përbashkëta njerëzore e shoqërore.

Në këtë ditë gëzimi, urojmë përzemërsisht të gjithë qytetarët e besimit Islam, duke dëshiruar që agjërimi, sakrifica dhe lutjet tuaja gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar. Paqja, mirësia dhe begatia mbretërofshin në çdo shtëpi dhe në çdo familje.

Le të shërbejë kjo festë si një moment solidariteti dhe force për të gjithë ne, duke na kujtuar se me besim dhe bashkim mund të arrijmë çdo sukses.

Me fat Fitër Bajrami! 🌹

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Adem Jashari
Gjilan
60000