+4
Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin - Nëndega Gllobar
#QeverisjaLladrovci
26/09/2025
📣 Ftesë
Të dashur bashkëvendas/e
Në rrugëtimin tonë për një Drenas më të zhvilluar, çdo hap ka vlerë dhe çdo zë ka rëndësi. Më datë 26 shtator, në zemër të Gllobarit, takohemi për të prezantuar 101 arsyet pse duhet të vazhdojmë me vizionin e Ramiz Lladrovcit për një Drenas kampion.
Ky takim është më shumë se një prezantim – është një dëshmi e punës së bërë dhe e projekteve që na presin.
Në këtë mbrëmje do të kemi kënaqësinë të prezantojmë kandidaten tonë nga Gllobari, Erblina Muharrem Morina – në listën për Drenasin Kampion me numër 9, një zë i ri dhe i vendosur për të kontribuar në të ardhmen e Drenasit.
📍 Shkolla fillore “Naim Frashëri”, Gllobar
🕖 Ora 19:00
Të gjithë së bashku, të rinj e të moshuar, burra e gra, le të tregojmë se bashkimi ynë është forca më e madhe që e bën Drenasin kampion!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Gllobar
Glogovac
