Fshati Lubozhdë

Fshati Lubozhdë

Share

Nature

Photos from Fshati Lubozhdë's post 12/04/2026

12 Prilli – Dita e Dëshmorëve të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”

Me rastin e 12 Prillit, Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, përulemi me nderim të thellë dhe mirënjohje të përhershme para sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.

12 Prill 2026,🇦🇱🇦🇱

08/04/2026

Nje gazete e njohur gjermane shkruan per suksesin e familjes Zeqiraj me pronar Agron Zeqiraj.

Krah i tij i djatht edhe Albert Zeqiraj.

Restauranti gjendet ne Beverstedt te Gjermanise.

Pa dyshim qe i gezohem sukseseve te kusherive tane 👏.

06/04/2026

Pjesë e shkeputur nga filmi.
Vëndimi i pleçnarve!

Photos from Fshati Lubozhdë's post 03/04/2026
02/04/2026

Ermonda Meshi🇺🇸🇽🇰

Diplomimi nga AGBOLC, South Carolina-USA🪖

31/03/2026

KOSOVA NJË HAP LARG KUPËS SË BOTËS

Pjesë e këtij rrugëtimi ëndrrash të ekipit tonë është edhe Msc Mustafë Januzaj

Photos from Fshati Lubozhdë's post 30/03/2026

Një shëmbull dhe krenari për Fshatin tonë!
Erza Fisnik Idrizaj, është pranuar nga dy universitetit më prestigjioze në SHBA, University of Pennsylvania dhe Cornell University.🇺🇸

Erza këtë sukses e ka arritur përmes përkushtimit dhe ambicies, andaj është nxënëse shembull e Komunës sonë.

Të lumtë, Erza! 👏

24/03/2026

Bashkim Qazim Meshi

08.01.1966 - 24.03.1999

Bashkim Meshi, vëllai i dëshmorit Afrim Meshi, lindi më 8 janar 1966 në fshatin Lubozhdë, komuna e Istogut Shkollën fillore e kreu në fshatin Vrellë, ndërsa atë të mesme në Istog. Karakteristika e familjes Meshi i dhamë në shënimin për dëshmorin dhe vëllanë e Bashkimit, pra për Afrimin. Mirëpo, duhet theksuar se tre djemtë e Qazim Mesh*t u rritën dhe edukuan në frymë patriotike. Në këtë ndikoi shumë keqtrajtimi psikik dhe fizik që iu bë nga organet e sigurimit serb, meqë ishin të ardhur nga Shqipëria. Në të vërtetë, kjo familje u përzu nga shteti shqiptar në vitin 1951, andaj edhe u mohohej shtetësia dhe gjëra të tjera, që jetën ua bënë të mundimshme. Kështu që, lufta në Kosovë, sidomos në fillim të vitit 1998, sikur para syve të këtyre dy vëllezërve hapi perde të reja, shtigje për të ardhmen, andaj nuk hezituan që të inkuadrohen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ushtarë në Batalionin e Dytë të Brigadës 133 "Adrian Krasniqi". Edhe dëshmori Bashkim Meshi, ashtu si i vëllai Afrim Meshi, tregoi guxim dhe trimëri në luftën për çlirim kombëtar nga regjimi serb, që tërë jetën i kishte ndejtur si hije mbi kokë. Se sa me përkushtim iu kishin rrekë kësaj lufte vëllezërit Afrim dhe Bashkim Meshi, tregon e dhëna, se që të dy, më 24 mars 1999, duke mbrojtur fshatin e tyre. ranë në një betejë heroike, pikërisht në Lubozhdë, aty ku lindën dhe u rritën. Edhe dëshmori Bashkim Mesh ishte i martuar dhe la pas vetes tri vajza, të cilat do te rriten me kujtimin e babait, do të krenohen me të, s dëshmor i lirisë së Kosovës.

Nxjerr nga libri Te pavdekshmit e Dukagjinit nga Hasan Hasani

24/03/2026

Afrim Qazim Meshi

14.02.1964 - 24.03.199

A

Afrim Meshi lindi më 14 shkurt 1964 në fshatin Lubozhdë, komuna e Istogut. Prindërit Qazim dhe Kune Meshi kishin pesë fëmijë: tre djem dhe dy vajza.

Familja Meshi në vitin 1951 detyrohen të shpërngulet nga Shqipëria për në Kosovë. Këtu, në rrethana të reja, kjo familje vazhdoi aktivitetin kombëtar. Pikërisht për këtë edhe bie në kundërshtim me regjimin serbosllav të instaluar në Kosovë. Andaj, përherë kjo familje ishte nën mbikëqyrjen e organeve të sigurimit, në përcjellje të vazhdueshme. Shpesh ftoheshin në biseda informative e njëherësh edhe ua mohonin shtetësinë. Që të dy vëllezërit, dy dëshmorët e kombit, Afrim dhe Bashkim Meshi, u rritën dhe edukuan nën një trysni nga regjimi serbosllav. Afrimi shkollën fillore e kreu në fshatin Vrellë, ndërsa atë të mesme në Istog. Si i keqtrajtuar nga policia, si i arrestuar, nuk hezitoi që me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të renditet në radhët e saj. Madje, inkuadrimin në radhët e saj e bënë të dy vëllezërit së bashku, Afrimi dhe Bashkimi, si ushtarë në Batalionin e dytë të Brigadës 133 "Adrian Krasniqi". Afrim Meshi me një përkushtim në zemër nuk kurseu asgjë nga vetvetja, në luftë kundër forcave serbe. Së bashku hynë në radhët e UÇK-së, së bashku luftuan dhe së bashku ranë në fushën e nderit. më 24 mars 1999, pikërisht duke mbrojtur fshatin e tyre të lindjes, në Lubozhdë. Kështu, Qazim Meshi. nga tre djem që kishte, dy ia dhuroi lirisë së Kosovës, në luftë me forcat serbe. Afrim Meshi la pas vetes tre fëmijë: dy djem dhe një vajzë, që do të shijojnë frytin e lirisë për të cilën babai i tyre dha jetën.

24/03/2026

27 Vite nga renja herojike
E Vllezerve Meshi🇦🇱🇦🇱

17/02/2026

Urime Pavarsia e Kosoves
18 Vjete Shtet
PËR LIRI DHE DINJITET

Pavarësia e Kosovës është Porosia e brezave që sakrifikuan për tokën, gjuhën dhe identitetin tonë. Është dita kur ëndrra u bë realitet, kur sakrifica u kthye në dritë dhe shpresa mori emrin Liri.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi nga nevoja për mbrojtje dhe dinjitet, nga zemra e popullit që nuk pranoi të jetojë në robëri. Bijtë dhe bijat më të guximshme të këtij vendi u ngritën me besim, duke shkruar histori me gjak, trimëri dhe përkushtim të pashoq. Ata dëshmuan se liria nuk dhurohet – ajo fitohet me sakrificë.

Pavarësia nuk është vetëm një datë në kalendar. Është përgjegjësi për t‘a ndërtuar vendin çdo ditë, për t‘a forcuar shtetin me drejtësi, dije dhe unitet. Është betim për ta ruajtur Porosinë e dëshmorëve dhe për t‘a çuar përpara ëndrrën e tyre.

Sot, me krenari dhe mirënjohje, përulemi para sakrificës dhe festojmë të ardhmen.
Sepse Kosova është e lirë.
Sepse gjaku i dëshmorëve u bë themel shteti.
Sepse liria ka emër.

Lavdi dëshmorëve!
Lavdi Pavarësisë! 🇽🇰🇦🇱

Want your business to be the top-listed Government Service in Istog?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rruga: MIRSAD IDRIZAJ
Istog
1010