Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Istog

Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Istog

Share

Faqja zyrtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Qendrën e Istogut.

06/06/2026

Nesër të votohet sa më masivisht. Bashkë më numrin e fitores 116. Lëvizja VETËVENDOSJE! është shumë e rëndësishme të votohen edhe dy kandidatët e Istogut për deputet, profesor Shefqet Gjocaj më numër 75 ✔️dhe Dr. Metë Shatri më numër 92✔️.

116. Lëvizja VETËVENDOSJE! ✅

75. Shefqet Gjocaj ✔️
92. Metë Shatri ✔️

04/06/2026

Nga takimet për kafe më banorët e fshatrave Banjë, ku i pranishëm ishte kandidati ynë për deputet z. Shefqet Gjocaj dhe ministri z. Dimal Basha.

116. Lëvizja VETËVENDOSJE! ✔️

22. Dimal Basha ✔️
75. Shefqet Gjocaj ✔️

03/06/2026

Nga takimi në takim drejt fitores se madhe të 7 qershorit.

116. Lëvizja VETËVENDOSJE! ✅

5. Albulena Haxhiu ✅
92. Metë Shatri ✅

01/06/2026

TUBIM I MADH PËRMBYLLËS NË PRISHTINË

Të shtunën, më 6 qershor, duke filluar nga ora 20:30, në hapësirën pas Pallatit të Rinisë, mbajmë tubimin përmbyllës të kësaj fushate.

Pjesëmarrës në tubim do të jetë Kryeministri Albin Kurti.

Ju mirëpresim!

31/05/2026

Nga takimi më gratë e vajzat e Istogut.

116 ✔️

92. Metë Shatri✔️

30/05/2026

Nga tubimi i djeshëm në Istog 🫶🏻

116 ✔️

75. Shefqet Gjocaj ✔️

Photos from Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Istog's post 30/05/2026

Gjendja e sallës së sportit në Istog është e patolerueshme dhe e padurueshme

Salla e sportit në Istog, e nisur më 2004 dhe e përuruar në 2020, ka pasur vazhdimisht probleme me çatinë dhe parketin për shkak të planifikimit dhe punimeve të dobëta.

Ministria e Sportit dhe Rinisë do ta bëjë një komision vlerësues për të parë nëse duhet renovuar salla e sporteve në Istog apo duhet rindërtuar.

"Edhe klubi i hendbollit të vajzave edhe i basketbollit në Istog, na kanë bërë krenarë, si në Kosovë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Prandaj, sportit në Istog, e kemi për obligim që t'ia sjellim një sallë të sporteve të dinjitetshme, me kushte moderne, sepse prej këtu dalin shumë talente të sportit, që pastaj marrin pjesë edhe në përfaqësuesen e Kosovës", ka thënë kryeministri Albin Kurti.

29/05/2026

Tubimi i madh sot në Istog, plot entuziazëm për fitoren e madhe të 7 qershorit.

116 ✔️

Photos from Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Istog's post 29/05/2026

Istogu sonte me zemër të hapur dhe me besim të madh për fitoren e 7 qershorit. Salla e mbushur plot, energjia e qytetarëve dhe atmosfera e jashtëzakonshme treguan qartë se ky qytet e ka bërë zgjedhjen e vet për numrin 116, për ecjen përpara Krejt për Shtet e Shtet për Krejt!

Fjalën hapëse e mbajti kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog, Agron Avdijaj, i cili tha se, ashtu siç nuk ndalet era në Istog, nuk ndalet as vullneti ynë për një fitore të madhe në Istog dhe në mbarë Kosovën. Pavarësisht zërave bllokues ndaj ecjes sonë, tashmë kemi marrë rrugën përpara dhe prania juaj është dëshmi e kësaj.

Më pas mori fjalën kryeministri Albin Kurti, i cili foli për punët e realizuara në Istog dhe për projektet që do të vazhdojnë në mandatin e ardhshëm.

Ai theksoi se prioritetet për Istogun përfshijnë investimet në turizmin malor, funksionalizimin e rrjetit të dikurshëm të ujitjes për tokat bujqësore, përfundimin e rinovimit dhe funksionalizimin e palestrës së qytetit, rehabilitimin e shtretërve të lumenjve, si dhe përfundimin e çerdhes publike në Istog. Duke marrë parasysh erërat e forta që shpesh e godasin këtë komunë, ai përmendi edhe nevojën për elektrifikimin nëntokësor të kabllove elektrike, në mënyrë që qytetarët të mos mbeten pa energji gjatë motit të rënduar, si dhe zgjerimin e rrugës Istog–Klinë, si projekt me rëndësi të veçantë për lidhjen dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

Kryeministri rikujtoi gjithashtu një sërë investimesh të rëndësishme që Qeveria tashmë i ka realizuar në Istog. Ndër to përmendi ndërtimin e rrugës Vrellë – Lugu i Butë, si atraksion turistik, ndërtimin e rrugës për në bjeshkën e Moknës, rrugën rajonale Rakosh – Cërkolez, si dhe investimet në infrastrukturën rrugore në qendër të Istogut, përfshirë rrugët “Bajram Gashi” dhe “2 Korriku”, por edhe në qendër të Gurrakocit. Po ashtu, ai përmendi ndërtimin e rrugëve në komunitetin boshnjak në fshatin Dobrushë, fillimin e ndërtimit të QKMF-së në Istog, nisjen e ndërtimit të objektit për banim të përballueshëm, ndërtimin e sallës së edukatës fizike në Gurrakoc dhe fillimin e ndërtimit të palestrës shkollore në Gjimnazin “Haxhi Zeka”.

Në fjalën e tij u theksuan edhe rezultatet konkrete të politikave sociale dhe programeve të punësimit në Istog, ku 1,241 gra lehona janë mbështetur, 7,769 fëmijë kanë përfituar shtesa dhe 333 të rinj janë punësuar e mbështetur përmes programit Superpuna, si dëshmi e përkushtimit për mirëqenie dhe mundësi më të mëdha për qytetarët.

Në fund, Kurti iu drejtua qytetarëve me thirrjen e vendosur: "Istogu e di çfarë do punë, drejtësi dhe shtet që e meriton besimin e tij. Më 7 Qershor, të dalim të gjithë. Numri 116, Lëvizja VETËVENDOSJE! Krejt për shtet, sepse shtet për krejt!"

Want your business to be the top-listed Government Service in Istog?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga "Nënë Tereza"-Istog
Istog
31000