Komuna Istog

Call Directions Website

Komuna Istog Komuna e Istogut
Zyra e Informimit Publik Istog
https://istog.rks-gov.net/ | [email protected]

Rikonstituohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Komunën e Istogut Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, në ku...
23/10/2026

Rikonstituohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Komunën e Istogut

Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, mbajti mbledhjen për rikonstituimin e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Komunën e Istogut, pas përfundimit të mandatit të Asamblesë së parë.
Në këtë mbledhje morën pjesë nxënësit e përzgjedhur nga të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta të komunës, të cilët do të përfaqësojnë zërin dhe interesin me të mirë të të gjithë fëmijëve në Asamblenë Komunale të Fëmijëve gjatë mandatit të ri 2026-2028.
Gjatë mbledhjes u bë konstituimi i përbërjes së re të Asamblesë, ndërsa kandidatët patën mundësinë të prezantojnë veten dhe vizionin e tyre për angazhimin në përfaqësimin e fëmijëve. Më pas, përmes një procesi demokratik votimi nga vetë anëtarët e Asamblesë, u zgjodh Kryesia e Asamblesë Komunale të Fëmijëve, e përbërë nga:

• Ornela Podrimçaku, SHFMU “Trepça” - Kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve;
• Loris Sylaj, SHFMU “Ndre Mjeda” - Nënkryetari i Parë;
• Erlinda Kamberaj, SHFMU “Avni Rrustemi” - Nënkryetarja e Dytë nga radhët e komuniteteve;
• Alea Bicaj, SHFMU “Hysni Zajmi - Sekretare;
• Eljona Demaj, SHFMU “Fan.S.Noli” - Arkatare;

Rikonstituimi i Asamblesë Komunale të Fëmijëve synon të fuqizojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në jetën publike dhe në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, duke u ofruar atyre mundësinë që të shprehin mendimet, nevojat dhe propozimet e tyre për çështjet që i prekin.
I urojmë suksese përbërjes së re të Asamblesë Komunale të Fëmijëve dhe Kryesisë së saj, me besimin se do të japin një kontribut të çmuar në përfaqësimin e interesave të të gjithë fëmijëve të Komunës së Istogut.
-------------------------------------------------------------------------

Rekonstituiše se Skupština dece Opštine Istok
Sektor za ljudska prava i zajednice, u okviru Direkcije za opštu upravu, u saradnji sa Opštinskom direkcijom za obrazovanje, održao je sastanak povodom rekonstituisanja Skupštine dece Opštine Istok, nakon isteka mandata prve Skupštine.
Na ovom sastanku učestvovali su izabrani učenici iz svih nižih srednjih škola u opštini, koji će tokom novog mandata 2026–2028. godine predstavljati glas i najbolje interese sve dece u Skupštini dece Opštine Istok.
Tokom sastanka izvršeno je konstituisanje novog sastava Skupštine, dok su kandidati imali priliku da se predstave i iznesu svoju viziju angažovanja u zastupanju dece. Nakon toga, kroz demokratski proces glasanja samih članova Skupštine, izabrano je Predsedništvo Skupštine dece Opštine Istok, koje čine:
• Ornela Podrimčaku, OSNŠ „Trepča“ – predsednica Skupštine dece Opštine Istok;
• Loris Sylaj, OSNŠ „Ndre Mjeda“ – prvi potpredsednik;
• Erlinda Kamberaj, OSNŠ „Avni Rrustemi“ – druga potpredsednica iz redova zajednica;
• Alea Bicaj, OSNŠ „Hysni Zajmi“ – sekretarica;
• Eljona Demaj, OSNŠ „Fan S. Noli“ – blagajnica.

Rekonstituisanje Skupštine dece Opštine Istok ima za cilj osnaživanje aktivnog učešća dece u javnom životu i procesima donošenja odluka na lokalnom nivou, pružajući im mogućnost da izraze svoja mišljenja, potrebe i predloge o pitanjima koja ih se tiču.
Novom sastavu Skupštine dece Opštine Istok i njenom Predsedništvu želimo mnogo uspeha, uz uverenje da će dati dragocen doprinos zastupanju interesa sve dece Opštine Istok.

Mbledhja e 10-të e Kuvendit të Komunës
23/10/2026

Mbledhja e 10-të e Kuvendit të Komunës

Thirrje për aplikim në sektorin e bletarisë në Komunën e Istogut
23/10/2026

Thirrje për aplikim në sektorin e bletarisë në Komunën e Istogut

U mbajt mbledhja e radhës e KPF-sëKryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komit...
22/10/2026

U mbajt mbledhja e radhës e KPF-së

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Nënkryetari i Komunës Genc Ademaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.

Pika të rendit të ditës ishin:

1. Arsyetimi i mungesave në mbledhje.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3. Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e tretë (korrik-shtator) të vitit fiskal 2026.
4. Raportimi me të dhënat nga shkollat sipas nevojave për Asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit të normave për tatimin në pronë për vitin 2027.
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim – Ndryshimit të Rregullores për Subvencione.
7. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim - Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës me negocim parcela nr. 905-0 dhe 749-1 ZK- Sinajë.
8. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim - Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës me negocim parcela nr. 262-6 ZK- Rakosh.
9. Formimi i Grupit punues për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2027.

Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe formimi i komisionit për drejtor, zëvendës drejtor në institucionet arsimore në Istog.

Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.

Komuna e Istogut dhe OJQ “Syri i Vizionit” nënshkruajnë Memorandum MirëkuptimiNënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ade...
22/10/2026

Komuna e Istogut dhe OJQ “Syri i Vizionit” nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj, dhe drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit në Kosovë përmes veprimit ndër breza - AGE+”.

Ky bashkëpunim synon të forcojë partneritetin për krijimin e një mjedisi më miqësor për të moshuarit, duke nxitur solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet brezave.

Projekti ka filluar në janar të vitit 2026 dhe do të zbatohet deri në dhjetor të vitit 2028, me synim promovimin e mirëqenies së të moshuarve dhe ndërtimin e komuniteteve më gjithëpërfshirëse.

Komuna e Istogut vazhdon të mbështesë iniciativat që kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe në forcimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile.

Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore 18 Tetor - 18 Nëntor 2026 Sot, është hapur Fushata Vetëdijesu...
19/10/2026

Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore 18 Tetor - 18 Nëntor 2026



Sot, është hapur Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga Zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale.

“Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore” është mbajtur me nxënësit e klasave të VI, VII, dhe VIII në FSHMU “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë.

Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, si një nga format me të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut, ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë për rolin dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm të viktimave potenciale të trafikimit, faktorët dhe pasojat e trafikimit, si dhe vetëdijesimi për referimin e rasteve të trafikimit tek institucionet përgjegjëse.

Mesazhi i fushatës: “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!“

Slogani i fushatës: “MOS HESHT”

Komuna e Istogut shënon Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, në kua...
19/10/2026

Komuna e Istogut shënon Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale të Komunës së Istogut, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve, organizoi një tryezë të rrumbullakët në kuadër të Javës së Shkopit të Bardhë, me rastin e 15 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.
Tryeza u mbajt me temën “Sfidat e personave të verbër dhe realizimi i të drejtave të tyre”, ku u diskutuan sfidat me të cilat përballen personat e verbër në jetën e përditshme, respektimi dhe realizimi i të drejtave të tyre, si dhe nevoja për përmirësimin e qasjes dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje në shoqëri.
Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e angazhimit institucional për përmirësimin e qasjes në hapësirat publike dhe shërbimet komunale, eliminimin e barrierave dhe forcimin e bashkëpunimit me organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes për të drejtat dhe nevojat e personave të verbër, promovimi i barazisë dhe mosdiskriminimit, si dhe nxitja e një angazhimi të përbashkët për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, të qasshme dhe me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Komuna e Istogut mbetet e përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke mbështetur përfshirjen e barabartë dhe respektimin e dinjitetit të çdo qytetari.

Ftesa e KPF-së 22.10.2026
15/10/2026

Ftesa e KPF-së 22.10.2026

🌲 KOMUNA E ISTOGUT PJESË E PROJEKTIT NDËRKUFITAR KOMOAL-PREPPërmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Komuna e Ist...
13/10/2026

🌲 KOMUNA E ISTOGUT PJESË E PROJEKTIT NDËRKUFITAR KOMOAL-PREP

Përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Komuna e Istogut po merr pjesë në Punëtorinë e Validimit të Palëve të Interesit të projektit KOMOAL-PREP, e cila po mbahet më 12 dhe 13 tetor 2026 në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 12 komunave partnere nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Gjatë punëtorisë dyditore po shqyrtohen vlerësimi i rrezikut nga zjarret, identifikimi i zonave me rrezik të lartë, mekanizmat e paralajmërimit të hershëm dhe koordinimi i reagimit në situata emergjente.

Në këtë punëtori, Komuna e Istogut përfaqësohet nga Skender Hasangjekaj, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin dhe përballimin e zjarreve dhe situatave emergjente.

Projekti KOMOAL-PREP mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

U mbajt sesion informues për gratë dhe personat me aftësi të veçanta Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me Drejto...
08/10/2026

U mbajt sesion informues për gratë dhe personat me aftësi të veçanta

Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi të Komunës së Istogut, organizoi sot një sesion informues për gratë dhe personat me aftësi të veçanta nga zonat rurale.

Pjesëmarrësit u informuan rreth mundësive për trajnime dhe skema të granteve, mënyrës së aplikimit dhe mundësive që ofron projekti “Seeds of Inclusion in Kosovo: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara Sociale për Gratë dhe Personat me Aftësi të Kufizuara”.
Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në kuadër të International Partnerships Austria, bashkëfinancohet nga Diakonie ACT Austria / Brot für die Welt dhe zbatohet nga Syri i Vizionit në partneritet me Brot für die Welt.

Address

Rruga Fadil Ferati 121
Istog
31000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

038/ 200 43 814

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna Istog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share