27/09/2025
Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim mobilizues me Kryetarin Ilir Ferati dhe rininë tonë.
Të rinjtë shprehën se qasja në Forum Rinor ka pasur një impakt shumë të mirë tek ata, që nga socializimi mes tyre e deri te aktivizimi në politikë. Për këtë arsye, inkurajojmë secilin prej jush të na bashkohet. Të ruajmë Lidhjen, për Istogun.
02/11/2024
Sot, me Kryetarin z. Ilir Ferati, takuam të rinjtë e forumit të Degës së Istogut. Bashkë u dakorduam që të punojmë dhe të mobilizohemi për ‘Turneun e Ndryshimit’ dhe për zgjedhjet nacionale. Diskutuam rëndësinë e pjesëmarrjes së rinisë në politikë dhe nevojën për të fuqizuar zërin e të rinjve. Në këtë frymë, do të organizojmë aktivitete dhe takime ku ftojmë secilin të ri që të bëhet pjesë e ekipit tonë.
Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë!
Bëhu ndryshimi!✌🏻
30/06/2024
Dje, bashkë me Klubin Alpin Podguri dhe rininë e Istogut, kaluam një ditë të mrekullueshme në bjeshkët e Moknes.
Mokna, ndryshe “Bukuroshja e Ballkanit” e pasur me maja të larta, shkëmbinj të veçantë dhe rrugë malore të ngushta përveç të bukura për t’u parë, e bënë udhëtimin tonë emocionues dhe të paharrueshëm.
Shkëputja nga rutina e përditshme, ajri i pastër dhe gjelbërimi jo vetëm që na afroi më shumë me natyren, por gjithashtu forcoi lidhjet tona si grup.
Bjeshkët e Istogut, me bukuritë dhe qetësinë e saj të pafundme, ofruan një ndjenjë të pazëvendësueshme për secilin duke bërë çdo moment të paharruar.
25/03/2024
Njoftim!
Të nderuar qytetarë të Istogut, Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike fton të gjithë qytetarët që sot më 25.3.2024 në ora 20:00, në Parkun e Qytetit në Istog të bashkohemi në ndezjen e qirinjëve për nder të djalit shembull dhe të urtë të Istogut, të shokut tonë Triumf F. Ferati.
Vdekja e parakohshme e Triumfit na ka tronditur dhe dhimbja për humbjen e tij është e papërshkrueshme!
09/03/2024
Sot, në përvjetorin e dytë kujtojmë Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetarin e paharrueshëm të Istogut, z. Haki Rugova
Kryetari Haki Rugova ishte njeri me virtyte të larta, njeri i Besës dhe i fjalës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për qytetarët e Istogut, kontributi i Tij është i pazëvendësueshëm dhe do të jetë gjithmonë pjesë e suksesit të pashmangshëm.
Sot, nderuam Kryetarin për të kujtuar që njerëzit si Ai lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin e tyre!
Përkulemi para veprës dhe jetës së Kryetarit Haki Rugova!
Kujtimi për të qoftë i përjetshëm!
30/01/2024
Sot, në 14 vjetorin e vdekjes kujtojmë Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetarin e paharrueshëm të Istogut, z.Fadil Ferati.
Kryetari Fadil Ferati ishte njeriu i hekurt dhe i pamposhtur, shtyllë kryesore jo vetëm e familjes, por edhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Istogut. Puna dhe vepra e Kryetarit Fadil Ferati do të nderohet gjithmonë, sepse Ai gjithmonë punoi për qyetarët dhe për të mirën e qytetit.
Në këtë ditë Janari me diell, mungesa e Tij është zbrazëti e madhe, por kujtimi do të jetë i përhershëm.
Përkulemi para jetës dhe veprës së Kryetarit Fadil Ferati!
Dheu i Kosovës qoftë prehja shpirtërore!
17/11/2023
Jemi mbledhur bashkë për t'u ringritur si një!
Shihemi të Dielën!✌️
11/11/2023
🎉Gati për festën e 19 Nëntorit 🫶🏼✌🏻
11/10/2023
☎️ 080011009
Orari i thirrjeve:
E Hënë- 18:00-00:00
E Enjte- 18:00-00:00
E Shtunë- 16:00-00:00
E Diel- 16:00-00:00
ANONIM/ PA PAGESË